Author: Hamdi Kumanova

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i shtuar. Frekuencë më e madhe e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë, ku koha e pritjes është rreth 30 minuta. Kolona shtesë pritet të krijohen edhe për shkak të grevës së paralajmëruar. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se, sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente të Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e nëpunësve doganorë në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojran (Dojran) dhe Niki (Mexhitli). Në periudhën nga ora 05:00 deri në…

Lexo më Shumë

Më 26.07.2026 në orën 23:00 në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte një moped të paregjistruar, pa pasur të kaluar provimin për leje drejtimi dhe ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni, përcjell Pa Censurë. Mopedi i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Më 26.07.2026 në orën 19:45 në rrugën rajonale Tetovë Jazhincë, në fshatin Dobrosht, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin R.I. (53) nga fshati Sllatinë e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Automjeti i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Luksemburgu është përsëri vendi më i pasur në botë sipas produktit të brendshëm bruto (PBB) për frymë, sipas të dhënave të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2025. Me 140,941 dollarë për frymë, Luksemburgu mban bindshëm vendin e parë, përpara Irlandës me 108,919 dollarë dhe Zvicrës me 104,896 dollarë. Në pesë vendet e para përfshihen edhe Singapori me 92,932 dollarë dhe Islanda me 90,284 dollarë. Në 10 vendet e para bëjnë pjesë Norvegjia (89,694 dollarë), Shtetet e Bashkuara (89,105 dollarë), Makao (76,314 dollarë), Danimarka (74,969 dollarë) dhe Katari (71,653 dollarë për frymë). Nga dhjetë ekonomitë më të pasura,…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët: Situata në Gostivar po normalizohet, të mos politizohet kriza me ujin Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar pas problemeve me furnizimin me ujë po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve lokale dhe qendrore, si dhe mbështetjes së organizatave dhe të gjithë aktorëve të përfshirë. ASH shpreh mirënjohje për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar nga të gjitha palët, duke theksuar se shtabet e krizës, në nivel qendror dhe lokal, po funksionojnë në mënyrë efikase. Sipas Aleancës për Shqiptarët, Komuna e Gostivarit po bashkëpunon ngushtë me institucionet kompetente dhe ka vënë në…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski në konferencë për shtyp njoftoi se në bazë të rezultateve të marra nga analizat e ujit në Gostivar, konfirmohet se uji mund të përdoret për nevoja teknike, por jo edhe për pije dhe përgatitje të ushqimit. “Uji mund të shfrytëzohet për banjo dhe për të gjitha nevojat në kuadër të amvisërisë, por jo edhe për pije. Ende nuk kemi konfirmim sipas matjeve se mund të shfrytëzohet për pije as për përgatitjen e ushqimit. Pas testimeve të shumta, kemi marrë konfirmim nga ana e ekspertëve prej analizave që i kanë bërë se mund të shfrytëzohet si…

Lexo më Shumë

Shërbimet doganore greke do të hyjnë në grevë sot, prandaj priten kolona të gjata në pikat kufitare Evzoni, Dojran dhe Niki. Udhëtarët që udhëtojnë për në Greqi ose kthehen nga ajo duhet të presin trafik të ngadaltë dhe vonesa më të gjata në disa pika kufitare për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke. Sipas informacionit të disponueshëm, ndërprerja e punës ka të bëjë me pikat kufitare Evzoni, Dojran dhe Niki. Në pikat kufitare Evzoni (Bogorodica), Dojran (Dojrani) dhe Niki (Mexhitlija), automjetet e pasagjerëve do të lejohen të kalojnë një herë në 10 minuta midis orës 6 dhe 10 të…

Lexo më Shumë

Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, do të vazhdojmë të kemi çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se Qeveria po e ndjek nga afër situatën me çmimet e naftës, duke siguruar qytetarët se do të reagojë sipas nevojës për të ruajtur çmimet e ulëta të karburanteve. “Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të…

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar nga fshati Brezë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet e tij ndihmëse është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bastisja është kryer nga zyrtarët e Njësisë për Luftimin e Trafikimit të Paligjshëm në bashkëpunim me Njësinë e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup. “Personi S.B. (23) është privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

24-vjeçari nga Maqedonia e Veriut dyshohet se tërhoqi nënën me veturë për 20 metra Një incident i rëndë ka ndodhur në Komunën e Petrovecit, ku një 24-vjeçar dyshohet se ka sulmuar nënën e tij duke e kapur nga dritarja e veturës dhe duke e tërhequr për rreth 20 metra. Rasti është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, më 25 korrik 2026, rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Shkup kanë privuar nga liria R.D. (24) nga një fshat i Shkupit. Ai dyshohet se rreth orës 18:50, në një fshat të Komunës së Petrovecit, përmes dritares…

Lexo më Shumë

Kjo udhëheqësi e BDI-së e urren shumicën e shqiptarëve që e dërguan në opozitë. Destruktiviteti i tyre dhe prirja për vetëshkatërrim po marrin përmasa shqetësuese. Ata po bllokojnë Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe po punojnë drejtpërdrejt kundër njërit prej parimeve themelore të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo udhëheqësi e BDI-së vuan nga verbëria politike. Nuk e kupton përgjegjësinë e vet. Me qeverisjen e tyre kriminale për plot 22 vjet në qeveritë e LSDM-së dhe VMRO-së, ata u bënë përfaqësuesit më të këqij të mundshëm të zërit shqiptar. Shqiptarët nuk duan më të përfaqësohen nga njerëz që kanë keqpërdorur dhe përvetësuar…

Lexo më Shumë

Më 25.07.2026, në orën 16:22, në SPB Shkup, nga kompleksi i klinikave „Nënë Tereza“ u njoftua se tek ata ishte sjellë pa ndjenja një 16-vjeçar nga fsh. Kondovë, i cili pas një kohe të shkurtër kishte ndërruar jetë. Sipas njoftimit, ai kishte qenë së bashku me nënën e tij për vizitë te të afërmit në fsh. Hasan Beg, kur në një moment i ishte përkeqësuar gjendja dhe kishte rënë pa ndjenja. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit u dërgua për obduksion.

Lexo më Shumë