Më 26.07.2026 në orën 19:45 në rrugën rajonale Tetovë Jazhincë, në fshatin Dobrosht, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin R.I. (53) nga fshati Sllatinë e Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar një automjet udhëtarësh “Mercedes” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte ai, me ç’rast është konstatuar se e drejtonte pa leje drejtimi. Automjeti i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.



