Më 26.07.2026 në orën 23:00 në rrugën “Vëllezërit Bllazhevski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte një moped të paregjistruar, pa pasur të kaluar provimin për leje drejtimi dhe ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni, përcjell Pa Censurë.
Mopedi i është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.



