Author: Hamdi Kumanova

Në Qendrën Klinike „Nënë Tereza“ pranë Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup, është pranuar dhe vendosur sistemi demo kirurgjik robotik EdGe Medical, me të cilin me sukses është kryer operacioni i parë urologjik i asistuar nga roboti në Maqedoni, ndarse sipas informacioneve të disponueshme, edhe i pari i këtij lloji në rajonin më të gjerë. ​Bëhet fjalë për një operacion urologjik te një pacient me kancer në prostatë, i realizuar met aplikimin e teknologjisë robotike më bashkëkohore dhe me një qasje kirurgjike minimale invazive. ​Me këtë ndërhyrje, shëndetësia shtetërore maqedonase bën një hap…

Lexo më Shumë

Gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka lëshuar akt udhëzues të dënuarit Stevço Jakimovski për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti. ​Nga Gjykata Penale njoftojnë se Jakimovski është udhëzuar që më 2 korrik 2026 të paraqitet në Burgun e Shkupit për të filluar vuajtjen e dënimit. ​„Gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Penale Shkup, të dënuarit S.J. i ka lëshuar akt udhëzues për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti dhe i njëjti është udhëzuar të paraqitet në Burgun e Shkupit më 2 korrik 2026“, njoftuan nga Gjykata. ​Gjykata…

Lexo më Shumë

​Një dyzet e dyvjeçare me iniciale A.A. nga Tetova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës. ​Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një butik në rrugën “Radovan Coniq”, ku pas një debati paraprak, gruaja është sulmuar nga personi me iniciale M.B. ​Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Në vitin 2025, lindën gjithsej 15.932 fëmijë, nga të cilët 15.850 ishin lindje të gjalla dhe 82 ishin të vdekur. Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2025 u ul për 1.3 përqind krahasuar me vitin 2024. “Në strukturën sipas gjinisë, midis lindjeve të gjalla, meshkujt kanë një pjesëmarrje më të lartë, me 51.7 përqind, ose 106.9 nga 100 lindje të gjalla të femrave”, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas muajit të lindjes, numri më i madh i lindjeve të gjalla është regjistruar në korrik-1.531. Sipas moshës së nënës, pjesa më e madhe,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njoftoi sot se së shpejti mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vend. Grand Kozmetik Ai e bëri të qartë këtë në hapjen e sallës së rindërtuar sportive “Rasadnik” në Kisella Voda. “Së shpejti, nga sot, jemi tashmë në gjysmën e dytë të mandatit tonë, do të kemi zgjedhje parlamentare, prandaj le të vendosin qytetarët midis atyre që grabitën, shkatërruan dhe kapitulluan Maqedoninë ose neve që ofrojmë një koncept të ri modern që bazohet në punë të palodhur dhe një betejë pa kompromis me argumente dhe një qëndrim për interesat kombëtare”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për rikonstruimin e Qeverisë, tha se nga java e ardhshme do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit për këtë çështje. “Do të takohemi me partneret e koalicionit nga java e ardhshme, së pari duam që ta shohim vizionin të shohim nëse ai vizion përputhet dhe më pas mund të flasim për zgjidhje kadrovike”, tha Mickoski. I pyetur se kur mund të ketë zgjedhje parlamentare, Mickoski tha se ata po hyjnë në pjesën e dytë të mandatit dhe është e logjikshme që të mendohet për zgjedhje. Opsioni i preferuar sipas tij do të ishte të…

Lexo më Shumë

Analiza e “Pari”, e bazuar në të dhënat e Biznis Mreža, tregon se 195 këmbimore vitin e kaluar realizuan një qarkullim prej 18,7 milionë eurosh, ndërsa fitimi arriti në 1,2 milionë euro. Biznesi i këmbimit valutor në Maqedoni vazhdon të mbetet një segment fitimprurës i tregut financiar. Analiza e “Pari”, e përgatitur mbi bazën e të dhënave të Biznis Mreža, tregon se 195 këmbimore gjatë vitit të kaluar realizuan të ardhura totale prej 18,7 milionë eurosh dhe fitim prej 1,2 milionë eurosh. Edhe pse të ardhurat u rritën me 12,8 për qind krahasuar me vitin 2024, fitimi shënoi një rënie…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër personit S.G.O.B., shtetas i huaj, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat” nga neni 275-v i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. I denoncuari S.G.O.B., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik të denoncuar, me vetëdije dhe me qëllim ka shkelur dispozitat që…

Lexo më Shumë

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim në lidhje me nivelin e borxhit publik, duke theksuar se çështja kryesore është qëllimi i huamarrjes dhe efektet që ato fonde krijojnë në ekonomi. Ministrja theksoi se çdo huamarrje duhet të shqyrtohet përmes prizmit të investimeve të financuara me ato fonde, duke e krahasuar procesin me marrjen e një kredie nga një bankë, ku gjëja më e rëndësishme është nëse investimi është i justifikuar dhe sjell rezultate.”Nëse e shikojmë periudhën e kaluar, përqindja e BPV-së tregon qartë se rritja që kemi planifikuar po arrihet, e gjitha kjo është…

Lexo më Shumë

Në më pak se 24 orë fillon Kupa e Botës FIFA 2026, e cila do të hyjë në histori si Kupa e parë e Botës që do të mbahet në tre vende pritëse dhe me një rekord prej 48 ekipesh kombëtare. Megjithatë, për tifozëtnga Maqedonia të futbollit, kjo Kupë Bote do të sjellë edhe një risi të pakëndshme. Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, Televizioni Maqedonas (RTM) nuk do të transmetojë ndeshjet e ngjarjes më të madhe të futbollit në botë, raporton Faktiditor.info Të drejtat televizive për tregun maqedonas i mban Arena Sport, në pronësi të Telekomit…

Lexo më Shumë

Në kuadër të simpoziumit ndërkombëtar të cilin e organizon Banka për Marrëveshje Ndërkombëtare dhe Banka Popullore e Kinës në Shangai, guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, me ftesë të guvernatorit të Bankës Popullore të Kinës, Pan Gongsheng, realizoi takim dypalësh me homologun e tij kinez. Gjatë takimit, siç informon Kabineti i Sllaveskit, ishin shkëmbyer mendime për rrjedhat aktuale botërore ekonomike dhe financiare, si dhe për sfidat me të cilat përballen bankat qendrore në kushte të pasigurisë së rritur në rrethin ndërkombëtar. Njëherësh, ishin ndarë përvoja në lidhje me zbatimin e politikës monetare dhe ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare. “Gjatë bisedimeve, iu…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit. Sipas njoftimit policor, më 9 qershor 2026, Stacioni Policor në Deçan ka pranuar informatë për një shpërthim në këtë fshat. Menjëherë pas pranimit të njoftimit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën, në oborrin e së cilës kishte ndodhur shpërthimi. “Zyrtarët policorë i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, me ç’rast kanë takuar viktimën, në oborrin e shtëpisë së të cilit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”, thuhet në njoftim. Hedh granatë…

Lexo më Shumë