..Shqiponja i dha frymë dhe energji shqiptare Kumanovës se pas luftës. Gjurmët e tij janë të pashlyeshme në zemrat e atyre që e njohën dhe luftuan krah për krah me të. Ne pervjetorin e renies se Komandant Shqiponjes, bashkeluftetari i tij i ‘Diteve te Lavdishme’ Xhem Baruti Llamallari, i njohur gjate luffes se 2001 si komandant Baruti, ne shenje mirenjohje dhe respekti ka publikuar nje foto te shoqeruar me status emicionues e prekes ne facebook: “Sot, bëhen 11 vite nga vrasja e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës 🇦🇱 ..Shqiponja i dha frymë dhe energji shqiptare Kumanovës se pas luftës. Gjurmët…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se Qeveria do të ndërhyjë me masa shtesë pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, përcjell TV21. Sipas tij, po analizohen nëse masat do të jenë të targetuara apo të përgjithshme, si në të kaluarën. Një nga opsionet që po shqyrtohet është edhe ulja e sërishme e TVSH-së për karburantet. Mickoski tha se pas shpalljes së gjendjes së krizës në të gjithë territorin e vendit, Qeveria ka mekanizmat ligjorë për të ndërmarrë hapa të tillë. https://www.facebook.com/watch/?v=2586237531772345 “E ndjekim situatën. Si Qeveri tashmë kemi marrë masë me uljen e një pjese të akcizave për benzinën dhe…
Më 22.07.2026 në orën 10:00 në SPB Tetovë, një 81-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se më 20.07.2026 në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga djali i tij B.Z.(40). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet në vendin e 33‑të në rang‑listën botërore të fuqisë së dokumenteve të udhëtimit, sipas të dhënave më të fundit të Passport Index të Arton Capital. Sipas vlerësimit, qytetarët e vendit mund të udhëtojnë pa viza në 85 shtete, duke e pozicionuar pasaportën maqedonase ndër më të fortat në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vetëm Serbia para Maqedonisë së Veriut në rajon Serbia renditet një vend më lart, në pozitën e 32‑të, me mundësi udhëtimi pa viza në 91 shtete, gjashtë më shumë se Maqedonia e Veriut. Pas saj vjen Mali i Zi në vendin…
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale – Kërcënim me armë të rrezikshme gjatë grindjeve ose zënkës, sipas nenit 133 paragrafi 1 të Kodit Penal. I dyshuari, 30-vjeç, u kërcënua me thikë ndaj një çifti bashkëshortësh, pronarë të firmës ku ai punonte, duke kërkuar që t’i paguanin ditët e fundit të papaguara. Më 21 korrik pasdite, kur burri dhe gruaja po dilnin me makinën e tyre nga firma në fshatin Tubarevo, i dyshuari ua bllokoi rrugën, duke u ndalur përpara automjetit me thikë në dorë.…
Më 22.07.2026 rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të minorur 16-vjeçar nga fshati Poroj, rajoni i Tetovës. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.
Më 23.07.2026 në orën 00:10 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin E.S.(18) nga Gostivari. Ai pa leje ka marrë një automjet zyrtar të udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit në pronësi të Kryqit të Kuq, ku shërbente si vullnetar, dhe me automjetin ka goditur disa automjete të parkuara. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa pasur leje drejtimi, përkatsishtë pa patentë shoferi. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 22.07.2026 në orën 22:35 në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.S.(47) nga Tetova për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “cenimi e sigurisë” sipas nenit 133 të Kodit Penal. Sipas të denoncuarës, më 21.07.2026 rreth orës 18:15 në rrugën “107” në Tetovë, ai me pistoletë i është kërcënuar personin H.A.(43) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 22.07.2026 në orën 08:10 në DPB Gostivar, SH.A.(21) nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj S.A. kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 22.07.2026 në orën 11:30 në DPB Gostivar, një 47-vjeçar nga Gostivari, drejtues i një personi juridik, ka denoncuar se ndërmarrja e tij është mashtruar nga një person nga Gostivari për shumën prej 110.700 denarësh. Sipas denoncimit, personi ishte zgjedhur në një shpallje për punësim në firmë, pas së cilës ka kërkuar hua për mbulimin e detyrimeve të mëparshme dhe i janë transferuar paratë, por ai ka refuzuar të fillojë punën dhe i ka ndërprerë të gjitha kontaktet pa i kthyer paratë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Një 42-vjeçar nga Lushnja është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja është denoncuar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ku e reja është paraqitur së bashku me dy familjarë të saj dhe, në prani të psikologut, ka bërë kallëzim për rastin. Sipas deklarimit të saj, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 22 korrik 2026. Pas verifikimeve të para dhe kryerjes së veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose…
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Strugë kundër një personi fizik, pronar dhe drejtues i një personi juridik, si dhe kundër vetë personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Shmangie nga Tatimi” sipas nenit 279 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. I pari i raportuar S.Z., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik të dyti të raportuar, me vetëdije dhe me qëllim të paracaktuar për të përfituar dobi pasurore të paligjshme për vete dhe personin juridik, ka kryer veprën penale “Shmangie nga Tatimi” në atë…

