Më 22.07.2026 në orën 11:30 në DPB Gostivar, një 47-vjeçar nga Gostivari, drejtues i një personi juridik, ka denoncuar se ndërmarrja e tij është mashtruar nga një person nga Gostivari për shumën prej 110.700 denarësh. Sipas denoncimit, personi ishte zgjedhur në një shpallje për punësim në firmë, pas së cilës ka kërkuar hua për mbulimin e detyrimeve të mëparshme dhe i janë transferuar paratë, por ai ka refuzuar të fillojë punën dhe i ka ndërprerë të gjitha kontaktet pa i kthyer paratë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.



