Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale – Kërcënim me armë të rrezikshme gjatë grindjeve ose zënkës, sipas nenit 133 paragrafi 1 të Kodit Penal.
I dyshuari, 30-vjeç, u kërcënua me thikë ndaj një çifti bashkëshortësh, pronarë të firmës ku ai punonte, duke kërkuar që t’i paguanin ditët e fundit të papaguara.
Më 21 korrik pasdite, kur burri dhe gruaja po dilnin me makinën e tyre nga firma në fshatin Tubarevo, i dyshuari ua bllokoi rrugën, duke u ndalur përpara automjetit me thikë në dorë. Ai lëvizte agresivisht me thikën, i fyeu dhe u kërcënua atyre, dhe pastaj me thikë ua preu gomën e majtë të pasme të makinës. I dëmtuari u përpoq ta qetësonte, ndërsa gruaja e tij e frikësuar iku dhe hyri në një kazino në afërsi, nga ku thirri policinë.
Prokurori Publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave paraprake ndaj të dyshuarit – ndalim i daljes nga vendbanimi/rezidenca, marrje e përkohshme e dokumentit të udhëtimit dhe ndalim i afrimit te të dëmtuarit.



