Lidhur me situatën me furnizimin me ujë në Gostivar, Qeveria që nga fillimi ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve. Përveç përgjigjes institucionale, veprimeve të autoriteteve kompetente dhe zbatimit të të gjitha kontrolleve dhe analizave të nevojshme, Qeveria ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë të pijshëm falas në ditë qytetarëve të Gostivarit, me qëllim që të sigurohen nevojat themelore të popullsisë, ndërsa masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente janë në fuqi, informuan nga Qeveria për MIA-n. Shpërndarja e…
Author: Hamdi Kumanova
Një histori sa prekëse, aq edhe frymëzuese po qarkullon orët e fundit në rrjetet sociale, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për të gjithë rininë shqiptare. Gazetari dhe moderatori i njohur Xhensil Shkëmbi ka ndarë historinë e Haroldit, një 18-vjeçar shqiptar nga Shkupi, i cili sapo ka përfunduar gjimnazin. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, Haroldi ka zgjedhur një rrugë tjetër për të ndërtuar të ardhmen. Ai punon plot 12 orë në ditë në një pikë karburanti, me një qëllim të qartë dhe fisnik. “Do punojë një vit, më tha, të bëjë ca lekë për në universitet se nuk do…
Në vendkalimet kufitare “Bogorodica” dhe “Dojran” është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 40 minuta, informon LAMM. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM tregon se në anën greke të vendkalimeve koha e pritjes ndryshon vazhdimisht dhe zakonisht është më e gjatë. Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të…
Nga VLEN thonë se po e ndjekin me shqetësim gjendjen në Gostivar, pas rritjes së numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shpalljes së epidemisë. “Në këto momente, më e rëndësishmja është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i ujit të pijshëm dhe informimi i saktë dhe me kohë për çdo zhvillim”. “Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Përmes institucioneve shtetërore, qytetarëve të Gostivarit po u sigurohen çdo ditë 50 mijë litra ujë të pijshëm falas, i cili do të shpërndahet në disa pika të qytetit për aq kohë sa do të jenë në fuqi masat dhe rekomandimet”. “Presim…
Sot, Komisioni Rregullator për Energetikë po bën llogaritjet e reja për çmimet e karburanteve, pasi nafta në bursat botërore është rritur ndjeshëm në çmim. Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski dje-parë theksoi se pret rritje të çmimeve të karburanteve duke pasur parasysh situatën në Lindjen e Mesme, por njoftoi edhe ulje të akcizave si te dizeli ashtu edhe te karburantet pa plumb. – Nuk kemi bërë ende kalkulim për rritjet, por sigurisht që do të ketë, sepse nafta dhe benzinat janë rritur dramatisht javën e kaluar, ndërsa edhe kursi i dollarit është pak më i fortë krahasuar me javën e…
Vapa nuk po largohet: Sot deri në 40 gradë dhe rrezik për stuhi – Nga e mërkura ndryshim i ri i motit Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi. Në orët e pasdites pritet jostabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për mot të lig, me mundësi për paraqitje të breshrit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve për mosveprim, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të këtij institucioni, të cilin e lidh me koalicionin VLEN. Sipas BDI-së, brenda një dite Qyteti i Shkupit ka shkelur dy herë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe, ndonëse, siç thekson partia, Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet e tij kanë obligim ligjor që shqipja të përdoret në komunikimin zyrtar. “Në këtë situatë, pyetja është e drejtpërdrejtë: ku është Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve?”, thuhet në reagimin e BDI-së. Partia opozitare vlerëson se Inspektorati është krijuar për të…
Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, përmes departamentit të epidemiologjisë, shpalli zyrtarisht epidemi gastrointestinale në Gostivar. Drejtori, Shaqir Zylbehari, njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, në repartin e infektives së Spitalit të Gostivarit sot kanë kërkuar ndihmë rreth 104 pacientë, tre prej të cilëve janë hospitalizuar. “Sot kanë kërkuar ndihmë rreth 204 pacientë, prej të cilëve tre janë edhe të hospitalizuar. Në repartin e pediatrisë numri ka qenë rreth 145 pacientë, prej të cilëve 105 kanë qenë raste të reja, ndërsa 35 të tjerë kanë qenë kontrolle. Po ashtu, edhe në repartin e urgjencës janë…
Sot shënohen 57 vjet nga një prej arritjeve më të mëdha në historinë e njerëzimit – zbritja e parë e njeriut në Hënë. Ishte një kohë kur ende kishte ëndrra ku (pothuajse) çdo gjë dukej e mundur, shkruante dikur gazeta gjermane Rheinpfalz në një artikull kushtuar zbritjes së parë të njeriut në Hënë. “Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet ‘60 të shekullit të kaluar. Por, një ëndërr u bë e vërtetë kur Neil Armstrong vendosi këmbë në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969.” “Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve…
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për t’i dobësuar aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit. “Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nderim të – me gjasë – tre patriotëve të mëdhenj”, u tha Trump gazetarëve. Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që humbën jetën, duke shtuar se ata ranë duke luftuar që…
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në fshatin Bube të Zubin Potokut, ku një person është arrestuar. Sipas njoftimit të policisë, gjatë një patrullimi në zonë, zyrtarët policorë kanë hasur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk i janë bindur urdhrit për ndalim. Për shkak të moszbatimit të urdhrit, policia ka përdorur armën zyrtare, ndërsa më pas ka arritur të ndalojë një automjet tip VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë…
Zyrtarët meksikanë kanë zbuluar 10 trupa në shtetin Zacatecas, një rajon që ka përjetuar një seri konfrontimesh të ashpra midis bandave kriminale gjatë viteve 2021-2022, lidhur me kontrollin e rrugëve të trafikimit të drogës. Pesë prej viktimave u zbuluan të varur në një urë. Trupat u zbuluan në zonat e Morelos, Panuco dhe Sain Alto, ndërsa informacione lidhur me motivet e vrasjeve dhe autorët e mundshëm nuk janë ende të disponueshme, sipas burimeve zyrtare. Meksika vazhdon të ballafaqohet me shkallë të larta të dhunës, të cilat kanë lidhje kryesisht me aktivitetet e grupeve kriminale që merren me trafikimin e drogës…

