Lidhur me situatën me furnizimin me ujë në Gostivar, Qeveria që nga fillimi ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve. Përveç përgjigjes institucionale, veprimeve të autoriteteve kompetente dhe zbatimit të të gjitha kontrolleve dhe analizave të nevojshme, Qeveria ka vendosur që nga sot dhe në ditët në vijim t’u sigurojë 50.000 litra ujë të pijshëm falas në ditë qytetarëve të Gostivarit, me qëllim që të sigurohen nevojat themelore të popullsisë, ndërsa masat dhe rekomandimet e institucioneve kompetente janë në fuqi, informuan nga Qeveria për MIA-n.
Shpërndarja e ujit do të realizohet përmes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë nëpërmjet pikave të mëposhtme:
– Menaxhimi i Ujërave – Gostivar, rr. JNA nr. 139
– Çerdhja e Fëmijëve “Prolet”, rr. Beliçica nr. 47
– SHMEK – Gostivar (Shkolla e Mesme Ekonomike), rr. Zhivko Brajkovski nr. 39
– NP Pyjet Kombëtare – Filiali “Shar” Gostivar, rr. Braqa Xhinoski nr. 165
– SHA EMV – Filiali te garazhet (furra buke), rr. Ilindenska
– Spitali i Përgjithshëm “Ferid Murad” – parking, rr. Çede Filipovski nr. 29
– Njësiti Territorial i Zjarrfikësve – Gostivar, rr. Beliçica nr. 35
Në të njëjtën kohë, siç theksojnë nga Qeveria, të gjitha institucionet kompetente po vazhdojnë me kontrolle, analiza dhe veprime hetimore intensive për të përcaktuar shkaqet e gjendjes.
“Presim ndriçim të plotë të rastit dhe kushdo që gjendet përgjegjës do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të ndjekin informacionin ekskluzivisht përmes kanaleve zyrtare, me qëllim që të marrin informacion në kohë dhe të saktë”, thonë nga Qeveria për MIA-n.
Prioritet i Qeverisë, theksojnë nga atje, mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, një reagim i shpejtë institucional dhe kapërcimi i plotë i gjendjes, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të ndërmarrë gjithçka që është e nevojshme për të ofruar mbështetje për qytetarët deri në normalizimin e gjendjes.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Kontroll aksional ndaj automjeteve të mallrave, konstatohen 101 parregullsi për pesë orë
- Mashtrim me investime të rreme në internet, qindra qytetarë të dëmtuar në Maqedoninë e Veriut
- Vodhën para nën kërcënimin e armës në 2021 në Mirditë, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët
- Samiti i 12 i FMCG në Shkup: Perspektiva të reja për tregtinë, inovacionet dhe rritjen e bizneseve
- Ushtria izraelite vazhdon inkursionet në Hebron për të tetën ditë radhazi
- Pranon fajin i akuzuari për djegien e dy automjeteve të Ambasadës Bullgare në Shkup
- Rreziku i heshtur: Prokuroria e informuar për dhunën ndaj Arlindës
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare politikani dhe diplomati i njohur, Bashkim Zeneli



