Vapa nuk po largohet: Sot deri në 40 gradë dhe rrezik për stuhi – Nga e mërkura ndryshim i ri i motit
Sot moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi.
Në orët e pasdites pritet jostabilitet lokal, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për mot të lig, me mundësi për paraqitje të breshrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 34 deri në 40 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë rreth 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.
Të martën do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes sërish pritet jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende kushte për stuhi me breshër.
Ndryshim i kushteve atmosferike pritet nga e mërkura, kur depërtimi i ajrit më të freskët nga veriu dhe era e përforcuar veriore do të sjellin ulje graduale të temperaturave.
Të premten priten reshje shiu dhe temperatura ditore dukshëm më të ulëta, ndërsa nga e shtuna temperaturat pritet të fillojnë sërish të rriten gradualisht.



