Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka reagua lidhur me ndotjen e ujit në qytetin e Gostivarit. Ai konfirmon se deri në marrjen e rezultateve zyrtare uji në qytet do të jetë i ndaluar për përdorim. “Sipas analizave të rregullta që kryen NP “Komunalec”, mostrat e analizuara deri më tani tregojnë se parametrat e ujit kanë qenë brenda vlerave të lejuara me ligj. Pas pranimit të denoncimit, Prokuroria Publike, policia dhe institucionet e tjera kompetente kryen kontrolle shtesë dhe morën mostra të reja për analiza laboratorike. Deri në publikimin e rezultateve zyrtare, me rekomandim të Agjencisë së…
Author: Hamdi Kumanova
Simona Cvetanovski nga LSDM akuzoi se standardi i jetesës së qytetarëve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, duke theksuar se shumica e të punësuarve nuk arrijnë të mbulojnë as shpenzimet bazë të jetesës. Cvetanovski deklaroi se, sipas të dhënave të Administratës së të Hyrave Publike për vitin 2025, 73% e qytetarëve marrin pagë më të ulët se paga mesatare mujore në vend. Ajo shtoi se rreth gjysma e të punësuarve realizojnë të ardhura mujore mes 24.000 dhe 36.000 denarëve, dhe vlerësoi se, krahasuar me shportën minimale të konsumit, as dy paga të tilla nuk mjaftojnë për të mbuluar…
Liqeni i Mavrovës po përgatitet për një nga ngjarjet më të mëdha sportive në fushën e peshkimit sportiv. Në prag të Kampionatit Botëror në peshkimin e krapit, Parku Kombëtar “Mavrova”, në bashkëpunim me kompaninë donatore EDS Energy Delivery Solution, ka realizuar një aksion të ri për pasurimin e fondit të peshkut, duke hedhur në liqen 460 kilogramë krap. Nga Parku Kombëtar “Mavrova” bëjnë të ditur se ky aktivitet synon rritjen dhe ruajtjen e fondit të peshkut në liqen, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. “Ky aktivitet përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen dhe shtimin e fondit të…
Më 16.07.2026 në ora 12:45 në SPB Tetovë, një grua 38 vjeçare nga Tetova ka denoncuar se ka vërejtur se nga data 30.06.2026 deri më 15.07.2026 janë kryer 78 transaksione të paautorizuara me kartelën e saj debitore, me çka është dëmtuar për një shumë të përgjithshme prej 226.172 denarë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Policia arrestoi një 59-vjeçar nga Tetova, i cili kërkohej për vuajtjen e një dënimi me burg. Ai është dërguar në Burgun e Tetovës.
Të enjten në ora 14:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar 29-vjeçaren G.B nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se ajo kishte sulmuar fizikisht djalin e saj shtatëvjeçar. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të vazhdojë gjendjen e krizës për shkak të rrezikut të mundshëm për furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Vendimi do të jetë në fuqi nga 21 korriku deri më 21 tetor njoftona INA. Me këtë vendim, institucionet do të kenë mundësi të reagojnë shpejt në rast të ndryshimeve të papritura të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, ndërsa synohet të garantohet furnizim i vazhdueshëm dhe i pandërprerë me produkte energjetike në vend. Gjithashtu, masa synon të zbusë pasojat e mundshme negative mbi buxhetin e qytetarëve dhe ekonominë vendore. “Qëllimi i këtij…
Kina do t’u ofrojë vendeve në zhvillim një kuotë prej 5.000 personash për trajnime dhe seminare speciale për teknologjinë e inteligjencës artificiale (IA) gjatë pesë viteve të ardhshme, deklaroi të premten Presidenti i Kinës Xi Jinping. Xi i bëri deklaratat në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes së Konferencës Botërore të IA-së dhe Takimit të Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të IA-së të vitit 2026, që po zhvillohet në Shangai. Sipas tij, Kina do të ndërtojë qendra ndërkombëtare bashkëpunimi për aplikimet e IA-së me ASEAN-in, Lidhjen e Shteteve Arabe, Bashkimin Afrikan, Komunitetin e Shteteve të Amerikës…
Më 17 korrik 2026, rreth orës 00:30, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Përshefcë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Tearcës kanë ndaluar një automjet BMW me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.S. (19). Në automjet ndodheshin edhe bashkëudhëtarët E.N. (19), N.S. (19) dhe një i mitur 14-vjeçar, të gjithë nga fshati Novo Sellë, Komuna e Zhelinës. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri kapela të zeza tip fantomkë, tri thika dhe një pendrek. Të katër personat janë arrestuar dhe janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet…
Më 16.07.2026 në ora 00:15, në SPB Tetovë, I.S. (46) nga fshati Xhepçisht ka denoncuar se në oborrin e një shtëpie në fshati Xhepçisht është sulmuar fizikisht nga A.A. (50) dhe N.A. (55) nga i njëjti fshat, ndërsa A.A. ka përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 16.07.2026 në ora 13:50, në SPB Tetovë, S.J. (34) nga Tetova ka denoncuar se në rrethin e një fabrike në Tetovë është sulmuar fizikisht nga S.D. nga Tetova. Po punohet në zbardhjen e rastit.
MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shën Nikollë ndaj D.P. (39) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në shërbim”, përcjell TV21. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, D.P., gjatë periudhës nga 18 nëntori 2022 deri më 21 gusht 2024, në cilësinë e kryetares së Komisionit për vlerësimin e përmbushjes së kushteve për hapësirë, pajisje dhe staf për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, dyshohet se nuk ka vepruar me përgjegjësi gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ajo, edhe pse sipas Ligjit për Kontrollin e…

