Një 41-vjeçar nga fshati Kurbinovë i Resnjës është sulmuar nga një ari ndërsa po mblidhte kërpudha, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas MPB-së, rasti është raportuar mbrëmë në orën 19:50 në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir.
Sulmi ka ndodhur derisa N.I. (41) ndodhej në një zonë pyjore në kërkim të kërpudhave.
Pas sulmit, i lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me shkallën e lëndimeve apo rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi.



