Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Viktima, Blerim L. ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë. Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Author: Hamdi Kumanova
Sot shënohet dita e 47-të e protestës qytetare, e cila prej më shumë se një muaji e gjysmë ka kthyer bulevardin para Kryeministrisë në epiqendrën e revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës dhe gjithë klasës politike. Ajo që nisi si një kundërshtim ndaj projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit është shndërruar tashmë në një lëvizje qytetare me një axhendë shumë më të gjerë. Çdo mbrëmje, qytetarë nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku mbahen fjalime dhe përsëritet kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “29 Nëntori” aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv, ka goditur një fëmijë rreth moshës 13 vjeç. Mësohet se fëmija në ato momente ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e rinj të partisë, duke i besuar Flamur Nokës një tjetër mandat katërvjeçar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Noka fitoi garën me 184 vota, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, mori 84 vota. Në garën për nënkryetar nga strukturat, Belind Këlliçi u shpall fitues me 177 vota, duke lënë pas Luçiano Boçin, i cili mori 113 vota. Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi do të vijojnë të mbajnë postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar votoi edhe për sekretariatet e partisë. Klevis Balliu u zgjodh sekretar Organizativ me 197 vota,…
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, reagoi pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, një rezultat që i dha fund rrugëtimit të anglezëve në turne. Sulmuesi pranoi zhgënjimin për eliminimin dhe analizoi momentet që, sipas tij, ndikuan në përmbysjen e rezultatit. Kane e përshkroi humbjen si një goditje të rëndë për skuadrën, stafin teknik dhe tifozët. Sipas tij, Anglia zhvilloi një ndeshje të mirë për pjesën më të madhe të kohës, por pas golit të avantazhit nuk arriti ta menaxhonte lojën në mënyrën e duhur. Ai vlerësoi se presioni ndaj kundërshtarit funksionoi mirë, veçanërisht në pjesën e parë dhe në fillimin…
David dhe Victoria Beckham ishin në tribunat e stadiumit për të mbështetur kombëtaren e Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe fotografëve me paraqitjen e tyre elegante. Çifti u pa duke ndjekur me emocion zhvillimet e ndeshjes, ndërsa David, ish-kapiteni i Anglisë, nuk i fshehu reagimet gjatë momenteve më të rëndësishme të takimit. Prania e tyre u komentua gjerësisht në mediat britanike, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”. Victoria zgjodhi një veshje elegante në nuanca të errëta, ndërsa David u shfaq me një kostum klasik dhe një stil të kuruar, duke dëshmuar…
Një 45-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij 43-vjeçare me një mjet të mprehtë, raporton Tetovasot. Sipas policisë, rasti është denoncuar më 14 korrik 2026, rreth orës 05:40, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë një objekti hotelierik në Gostivar. Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, të dyshuarit N.S. (45) i është caktuar masa e paraburgimit, pas së cilës është dërguar në Burgun e Shkupit. Policia njofton se po vazhdon procedura për zbardhjen e plotë të rastit. Tetovasot do të sjellë detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.
Shporta mesatare konsumatore është përpunuar, miratuar dhe pranuar nga Këshilli ekonomik-social, por të dhënat janë duke u harmonizuar me Entin Shtetëror të Statistikës. Pres që nëse harmonizohemi, të fillojmë ta zbatojmë nga shtatori, tha sot zv. ministri i Ekonomisë, Marjan Risteski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të punës në Odën ekonomike, Risteski theksoi edhe një herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale të konsumatorit. “Të përsëris për të satën herë se shporta mesatare e konsumatorit nuk është ekuivalencë e shportës minimale konsumatore, e cila nuk është minimale, ajo publikohet nga sindikatat…
Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova thotë se propozimi për votim elektronik për diasporën, por jo për qytetarët këtu, është skizofreni politike. “Për mua, e gjithë kjo tingëllon pak si skizofreni politike. Është një fjalë e keqe dhe ndoshta nuk duhet të përdoret, por më lejoni të sqaroj: është kur thua dy gjëra kontradiktore dhe pretendon se je konsistente në politikat e tua”, tha kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja Monika Zajkova në paraqitjen e sotme në “Radio Lider”. “Le të kthehemi disa muaj prapa. A paraqiti shumica qeverisëse një ligj që kërkon, apo jo, të ndalojë shtetësinë e…
Ai përfundoi në Demir Hisar pas publikimit të videos, tani do të mbahet penalisht përgjegjës Babai agresiv, I dhunshëm, historia e të cilit u zbulua nga vajza e tij, në Instagram, tani akuzohet për rrezikim të sigurisë. Pas incidentit të fundit, ai u transferua në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar. Babai, për të cilin vajza e tij Melanija Cvetkovska, pretendoi publikisht se e kishte mbajtur familjen në frikë për vite me radhë, tani ka marrë një padi penale, për “rrezikim të sigurisë”. Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi se babai 56-vjeçar nga Kumanova, kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike…
Nata e 15 korrikut 2016 u shënua jo vetëm si një nga faqet më të errëta në historinë e Republikës së Turqisë, por edhe në historinë botërore të demokracisë. Megjithatë, po atë natë, në mes të errësirës, vullneti i një populli që nuk u gjunjëzua përballë tankeve dhe armëve u gdhend me shkronja të arta në histori. Atë natë, Turqia i tregoi botës jo vetëm se si mund të pengohet një grusht shteti, por edhe se si një komb mbron fatin dhe vullnetin e vet. Shkruan; Ibrahim Murat Organizata terroriste FETO, ashtu si në shumë vende të tjera të botës,…
Rrugët magjistrale dhe rajonale në të gjithë vendin gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të pastrohen me ndihmën e personave të dënuar të angazhuar në punë. Kjo aksion i koordinuar, që do të zgjasë deri më 22 korrik 2026, është rezultat i Memorandumin të nënshkruar për bashkëpunim mes institucioneve shtetërore, me qëllim përmirësimin e higjienës së rrugëve në të gjithë territorin e Maqedonisë. Për realizimin efikas të planit në terren, sot u bë një inspektim i drejtpërdrejtë nga zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Maqedonia Pat”, Aleksandar Shukovski, i shoqëruar nga Jovan Petrov dhe Ljupço Nastoski si përfaqësues nga Kabineti i Drejtorit…

