Një 45-vjeçar nga Gostivari është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij 43-vjeçare me një mjet të mprehtë, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, rasti është denoncuar më 14 korrik 2026, rreth orës 05:40, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë një objekti hotelierik në Gostivar.
Me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, të dyshuarit N.S. (45) i është caktuar masa e paraburgimit, pas së cilës është dërguar në Burgun e Shkupit.
Policia njofton se po vazhdon procedura për zbardhjen e plotë të rastit. Tetovasot do të sjellë detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.



