Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër P.A. (18) nga fshati Llojan i komunës së Likovës, si dhe kundër dy të miturave të moshës 14 dhe 15 vjeçe nga Kumanova, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 3 të Kodit Penal.
Të denoncuarat, më datë 13.03.2026 rreth orës 18:00, e kanë thirrur një vajzë 14-vjeçare të dalë nga shtëpia e saj, pas çka e kanë bindur të hyjë në një hapësirë në afërsi të qendrës sportive “Sokolana” në Kumanovë. Aty, ato fillimisht e kanë fyer dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht, ndërsa të gjithë ngjarjen e kanë incizuar me telefon celular.
Pas dhunës së ushtruar, të dyshuarat e kanë kërcënuar të miturën që të mos e raportojë rastin dhe të mos flasë për videon e incizuar, duke e kërcënuar se në të kundërtën do t’i ndodhë diçka edhe më e keqe.(INA)



