Me votimin e rikonstruimit të Qeverisë, Kuvendi konfirmoi se procesi i ndryshimit vazhdon.
VLEN po hyn në një fazë të re të qeverisjes me përgjegjësi të shtuar dhe me kuadro që mishërojnë profesionalizmin, dijen dhe integritetin.
Profesori Jeton Shasivari do jetë në krye të ministrisë së Drejtësisë, Agon Ferati ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ndërsa Sedat Sulejmani do ta drejtojë ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
VLEN nga ky rikonstruim del edhe më i fortë politikisht, me gjithsej 6 ministri (vazhdojmë fuqishëm me kuadrot tonë edhe në Ekonomi, Mjedis Jetësor dhe Eurointegrime), si mision për të ndërtuar institucione më të forta dhe për t’u shërbyer qytetarëve me ndershmëri.
Ky nuk është thjesht një ndryshim emrash. Është një mesazh i qartë se institucionet duhet t’u shërbejnë qytetarëve, jo interesave partiake. Është fundi i logjikës së privilegjeve dhe fillimi i një qasjeje që matet me punë, rezultate dhe përgjegjësi.
Me një energji të re, me kuadro të përgatitur dhe me një vizion të qartë, VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe garantues i reformave që e çojnë vendin përpara.
Prandaj, ministrat tanë do të gjykohen nga puna, nga reformat dhe nga rezultatet që do të sjellin për qytetarët tanë.
Kësisoj ndërtojmë institucione të forta, mbrojmë interesin publik dhe dëshmojmë se politika mund të bëhet me dinjitet, profesionalizëm dhe vizion.
Me VLEN ndryshimi vazhdon.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit, DAP publikon listën me 5.240 borxhlinj
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- ‘Nxehet’ Santiana Maloku, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- Tragjedi në Tetovë, humb jetën në aksident trafiku futbollisti 21 vjeçar i Teteksit
- Rama: “Paketa e maleve” jo për resorte, por turizëm malor cilësor në Shqipëri
- Rahovec, dy persona plaçkisin një grua nën kërcënimin e armës
- Mot pjesërisht me vranësira dhe shira të herëpashershëm



