Një 16-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në kishën “Shën Bogorodica” në Tetovë.
Sipas policisë, i mituri është privuar nga liria mbrëmjen e 13 korrikut, rreth orës 23:30, në Sheshin e Qytetit në Tetovë. Dyshohet se po atë ditë, rreth orës 21:10, ai ka vjedhur para dhe sende nga kisha.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Data 16.10.2026
Aktuale
- “A jeni gati?” BBVK 5 jep sinjalin e parë
- Kurti: Ligji për pastrimin e parave, çelësi për integrimin e Kosovës në SEPA
- Arrestohet një 20-vjeçar në Kavadar, policia i sekuestron marihuanë
- Kaos para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën autobotit të ujit
- Arrestohet një 20-vjeçar në Kavadar, policia i sekuestron marihuanë
- Thirrje për pushkatim ndaj Ramush Haradinajt, aktakuzë për Skender Llugiqin
- Përplasje e fortë mes policisë dhe protestuesve/ Policët ‘mbushin’ me gaz lotsjellës Bulevardin, hidhet masivisht drejt të rinjve
- “O nalnu, pashë Zotin e madh”, Fifi bën thirrje mes lotësh



