Author: Hamdi Kumanova

Ardhja e administratës së re në krye të SHBA-ve pritet të sjell rezultate pozitive edhe në integrimin e RMV-së në Bashkimin Europian. Kështu thotë kryeministri Mickoski i cili nuk fsheh faktin se RMV-ja ka qenë ndër vendet e para që ka mbështetur administratën e re të presidentit Trump, edhe para ardhjes së tij në këtë pozitë. Sipas tij, ardhja e Trump në krye të SHBA-ve do të sjell një “normalitet të ri” i cili do të mbështetet nga e gjithë bota. “Ngadalë, por sigurtë nga Uashingtoni në të gjithë botën do të fillojë të shpërndahet dhe do të qeverisë normaliteti…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i bëri thirrje BDI-së të dorëzojë prova për korrupsionin që pretendojnë se ka kryer zëvendëskryeministri Izet Mexhiti. “Të gjithë ata që kanë çfarëdo prove për këtë çështje, siç pretendon BDI-ja, e dinë numrin tim. Nëse është e nevojshme, do të lë një takim për t’i parë provat dhe për t’i dorëzuar te organet kompetente,” tha sot kryeministri. Ai paralajmëroi integristët: “Duhet t’i paralajmëroj nga BDI-ja se vazhdojnë të shpërndajnë tymnajë të ngarkuar me korrupsion, që dikur ishte emri i tyre i dytë. Atributi i tyre kryesor ishte TC Soravia, makinat ‘Rolls-Royce’ të dhëndurëve, hapësirat afariste të ish-shefit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,77 % në raport me vendimin e datës 20.02.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 1,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL BS (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri në (EL1) ulen për 0,50 den/litër. Nga data 25.02.2025 nga ora…

Lexo më Shumë

Konservatorët e Friedrich Merz-it fituan zgjedhjet në Gjermani, shumë përpara partive rivale, por më pak se 30% e votave që prisnin. Fituesi tjetër ishte Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë, të cilët po festojnë një rezultat rekord të vendit të dytë prej 20.8%. Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, analisti Mentor Nazarko, i cili u shpreh se ky rezultat është me rëndësi jo vetëm për Gjermaninë, por dhe për Europën dhe botën. Sipas analistit, Merz është një alternativ euroatlantike, një aleternativ që e ruan subjektivitetin gjerman dhe një prirje djathtiste që ka një agjendë të mirëcaktuar.…

Lexo më Shumë

Asnjë institucion i vetëm, asnjë person përgjegjës nuk del publikisht me informacione për atë që po ndodh me programin Shkupi Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028. Nuk ka informacion për planet dhe projektet e ardhshme as në faqen zyrtare Shkupi2028, për dallim nga ueb-faqet e qyteteve Çeske Budejovice në Republikën Çeke dhe Bourges në Francë, me të cilat Shkupi do të ndajë këtë titull, transmeton Portalb.mk. Në faqen zyrtare të Shkupi 2028, ka informacione të përgjithshme për Shkupin, ka njoftime për ngjarje si një lloj udhërrëfyesi kulturor, por nuk ka informacion se kush është anëtar i Trupit Koordinues, e as foto.…

Lexo më Shumë

SHBA po dorëzon sot një projekt-rezolutë në OKB që përdor gjuhë më pak kritike për pushtimin e gjithanshëm të Rusisë në Ukrainë sesa projekt-rezoluta e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina. Përkatësisht, siç mëson “Sloboden Peçat”, bashkë-sponsorizues të rezolutës amerikane janë Gjeorgjia, Hungaria, Izraeli dhe Maqedonia. Rezoluta për të njëjtën temë, por me retorikë më të rreptë ndaj Rusisë, do të propozohet sot në të njëjtën kohë nga Franca dhe Gjermania. Ajo që është interesante është se shumica e anëtarëve të BE-së do të jenë në favor të kësaj rezolute. Por me gjasë edhe Sllovakia, Italia si anëtarë të BE-së…

Lexo më Shumë

Kujdesi i një qeverie ndaj qytetarëve të saj shihet në kapacitetet që do të ndërtojë dhe resurset që do të vë në dispozicion. Me këtë konferencë për shtyp duam të shënojmë dhe të njoftojmë fillimin e rekonstruksionit të dy kapaciteteve jetike, për të cilat folësit e mëparshëm tashmë folën në detaje – Spitali i Qytetit “8 Shtatori” dhe Aeroporti i Ohrit “Shën Apostull Pavle”. Shëndetësia, duhet të theksoj, ishte një nga fushat më të neglizhuara, ku neglizhenca e vazhdueshme nga qeveria e kaluar çoi në degradimin e mëtejshëm të spitaleve dhe kapaciteteve tashmë të amortizuara. Këtu dua të shpreh mirënjohje…

Lexo më Shumë

BDI përmes një kumtese ka denoncuar sërish skandalin e rëndë në Ministrinë e Mjedisit pas kontrollit nga Inspektorati për Administratë. “BDI denoncon edhe njëherë skandalin e rëndë të korrupsionit në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli të Inspektoratit për Administratë, është konfirmuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe kabinetit të tij. Por pyetja që mbetet pa përgjigje është: Çfarë roli ka shefi i kabinetit të Mexhitit në këtë aferë? Burime të besueshme nga brenda Ministrisë së Mjedisit raportojnë se shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në skemën e kushtëzimeve dhe ryshfeteve,…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Andrej Kovaçev thotë se Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë në aspektin e anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kovaçev në intervistë për “TV21” tha se komunizmi ishte diçka e shëmtuar dhe se diktatura e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito ishte e tmerrshme. “Kushdo që flet kundër identitetit maqedonas nuk do të lejohet të hyjë në Maqedoni. Kjo është shumë e pazakontë, unë vazhdimisht e kam mbrojtur dëshirën e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, po ashtu edhe në NATO, Bullgaria gjithmonë e ka mbështetur Maqedoninë, kështu që sa i përket hyrjes së saj në NATO dhe në Bashkimin…

Lexo më Shumë