Emmanuel Macron ka deklaruar se një marrëveshje paqeje me Rusinë “nuk duhet të nënkuptojë një dorëzim të Ukrainës”. Presidentët e SHBA-së dhe Francës u takuan mes marrëdhënieve të brishta midis Amerikës dhe Evropës dhe pasi Trump nisi një sulm verbal ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Duke u takuar në Shtëpinë e Bardhë në përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti francez tha se ai dhe Trump “bërën hapa thelbësorë gjatë diskutimeve”. Macron tha se Evropa duhet të bëjë më shumë për të forcuar mbrojtjen në kontinent, shkruan skynews, përcjell Telegrafi. Megjithatë, ai theksoi se Rusia “është agresore”…
Author: Hamdi Kumanova
Deklarata e Kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, se 1.2 milionë euro të mbledhura nga taksat e qytetarëve të Çairit nuk dihet se ku kanë shkuar, përbën një skandal të madh dhe kërkon një hetim të menjëhershëm dhe transparent. Akuza se një shumë kaq e madhe parash publike nuk është e qartë se si është shpenzuar, tregon për një abuzim të rëndë me fondet e qytetarëve dhe një keqmenaxhim skandaloz nga ana e administratës komunale. Qytetarët e Çairit meritojnë një përgjigje të qartë: Ku janë investuar këto para? Kush mban përgjegjësi për këtë skandal? BDI kërkon që institucionet përkatëse të ndërmarrin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, këtë javë ose javën e ardhshme. Trump-i tha se fjala është për një marrëveshje që do t’i lejonte SHBA-së shfrytëzimin e lëndëve të para që ka nëntoka e Ukrainës, marrëveshje të cilën Selenskyj dëshiron ta nënshkruajë personalisht. “Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje,” tha Trumpi. “Ne po e ndihmojmë Ukrainën siç kurrëkush më parë”, tha presidenti amerikan. Trump-i tha se nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore. Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën…
Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Rusia nuk është kundër përfshirjes së Evropës në bisedimet Rusi-SHBA që synojnë gjetjen e një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë, por theksoi se Brukseli prej kohësh kishte refuzuar dialogun me Moskën. Gjatë një interviste për televizionin shtetëror rus, Putini tha gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump po i qaset konfliktit Rusi-Ukrainë në mënyrë racionale dhe jo emocionale. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbajtën një raund fillestar bisedimesh për Ukrainën javën e kaluar në Arabinë Saudite. Ukraina dhe aleatët evropianë të Kievit nuk u ftuan, duke shkaktuar reagime të forta nga udhëheqësit e…
Sipas metodologjie së Eurostat, inflacioni në muajin janar ishte shumë më i lartë se matjet kombëtare. Sipas të dhënave nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (EUROSTAT), në muajin Janar 2025 është 2,4%, ndërsa sipas matjeve të brendshme (INSTAT) inflacioni i janarit ishte 1.9%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,8% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,7%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,9% secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,7%, “Shërbimi arsimor” me 1,7%, “Mallra dhe shërbime të…
Halil Geci përmes një shkrimi në Facebook u shpreh se të gjithë që mendonin që SHBA e kishte dërguar Grenellin dhe ndarjen e Kosovës, tash u kuptua që ka qenë vetëm lojë politike. Madje, tha se është koha që të marrin përgjegjësi ata që përkrahen idenë e ndarjes së shtetit. “Ata që mbështetën idenë e ndarjes së Kosovës dhe që e justifikuan ndërhyrjen e Grenellit duhet të marrin përgjegjësinë për pasojat e asaj politike të gabuar. Është koha që qytetarët të reflektojnë dhe të mos bien pre e manipulimeve të tilla në të ardhmen”, shpjegoi ai, përcjell “Bota sot”. Shkrimi…
Punëtorët robotë, të shtëpisë, mund të bëhen realitet brenda një dekade, thonë ekspertët. Makinat e ngjashme me njerëzit do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të mësuar se si të pastrojnë, rregullojnë dhe madje të përgatisin ushqim, shkruajnë mediat e huaja. Modelet e para pritet të kushtojnë njësoj si një makinë familjare – nga rreth 20,000 deri në 50,000 euro. Inxhinierët në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts besojnë se makinat humanoide do të kishin kuptim pasi “shtëpitë janë ndërtuar dhe rregulluar rreth trupit të njeriut”. Shkencëtari kompjuterik Prof Pulkit Agrawal tha: “Për sa i përket gjërave për të bërë, mund…
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, duke komentuar zhvillimet lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala tha se ajo ka dhënë shpjegime si person nën hetim, për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj Veliajt. “Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni. Sipas burimeve, Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati…
Memedali Jusufi Një ndër teoritë më të rëndësishme etike ishte ajo e Immanuel Kantit, deontologjia, e cila besonte në filozofinë se etika ndjek ligjet morale universale të tilla si mos gënjej, mos mashtro. Në kuadrin mediatik kjo qasje filozogike lidhej me respektimin e parimeve bazë për tu afruar me të drejtën dhe të vërtetën, duke u nisur nga raportimi dhe informimi i paanshëm, i lirë, dhe objektiv Mediat tradicionale janë media që kanë ekzistuar para internetit; këto janë radioja, televizioni dhe mediat e shkruara. Nga vitet 1990 dhe me shfaqjen e teknologjisë digjitale, metodat e “konsumit/shpërndarjes së informacionit” evoluan, duke…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në Samitin prestigjioz të kryebashkiakëve B40 i mbajtur në Sofje, ku përfaqësoi Tetovën dhe ndau vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe kulturor lokal. Gjatë fjalimit të tij, Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor lokal si një alternativë e qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë të rajonit. “Bashkëpunimi Ekonomik dhe Kulturor Lokal është një koncept që përfshin angazhimin e komuniteteve lokale, bizneseve, institucioneve dhe organizatave në zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe kulturore ndërmjet grupeve të ndryshme në një rajon ose qytet,” theksoi…
“Deri para dhjetë apo 15 vitesh këto toka bujqësore në Pollog ishin rreth tetëdhjetë për qind të mbjella, ndërkohë që tani, tridhjetë e mezi dyzet për qind e tyre rezultojnë të mbjella, të tjerat kanë mbetur në mëshirë të kohës. Bujqit ankohen se bujqësia më nuk ka leverdi, sepse shteti ka heq dorë prej saj”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. Bekim Reshiti nga Reçica e Tetovës thotë se rritja e çmimeve të plehrave dhe ndihma nga Qeveria e cila më shumë i ngjan ndihmës sociale sesa ndihmës reale, bën që dita ditës bujqit të pakohen dhe të ikin nga…
Kam besim të plot në punën e zv. Kryeministrit Izet Mexhiti dhe kam bashkëpunim të ngushtë me të, kështu tha kryeministri Mickoski duke i’u prgjigjur akuzave të BDI-së për skandalin “koruptiv” në Ministrinw e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, të udhëhequr nga Mexhiti. Mickoski, ftoi integristët që t’i dorëzojnë para organeve të drejtësisë por edhe tek ai, faktet në bazë të të cilave ngrisin akuzat pwr njeriun e dytë të Qeverisë VMRO-VLEN. “Me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministrin për ambient jetësorë kam bashkëpunim jashtëzakonisht të afërt dhe absolutisht, të gjithë ata që posedojnë çfarëdo faktesh për diçka të tillë për të…

