Author: Hamdi Kumanova

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti në intervistën për Alsat theksoi se punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore nuk janë në nivelin e duhur, dhe se me Ligjin për përfaqësim të drejt një herë e përgjithmonë do të rregullohet çështja. Bexheti gjithashtu theksoi se po punohet edhe për avancimin e shqiptarëve. “Unë vlerësoj se në administratën shtetërore përqindja e shqiptarëve nuk është ajo që duhet të jetë në bazë të përqindjes së popullsisë , dhe mendoj se shqiptarë dhe të bashkësive të tjera duhet të jenë të punësuar në administratën shtetërore komfor përqindjes së tyre”, deklaroi Flakron Bexheti, zv/ministër i…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thekson se vazhdojnë punën për qytetarët e vendit, duke sjellë projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nga VLEN thonë se ka nisur implementimi i një projekti të jashtëzakonshëm në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, një investim prej 12 milionë eurosh, që do të modernizojë dhe transformojë këtë institucion shëndetësor në standardet më të larta evropiane. “Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë dhe pajisjen më të avancuar të njësisë së terapisë intensive, duke shtrirë investimin në një sipërfaqe prej 2000m², ku do të ndërtohen shtatë salla operacioni supermoderne. Me…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet në javët e ardhshme. “Në fillim nevojitet një armëpushim. Unë mendoj se mund të bihet dakord në javët e ardhshme”, tha Macron në një intervistë që dha për rrjetin televiziv Fox News pas takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë , i cili iu kushtua kryesisht luftës në Ukrainë. Macron u shpreh gjithashtu se shpresonte se kishte bindur homologun e tij amerikan se ishte “e pamundur” për Uashingtonin të niste një luftë tregtare të njëkohshme kundër Kinës dhe Evropës,…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka informuar se sot është afati i fundit për paraqitjen e tatimit nga kompanitë. Deri dje, sipas DAP janë paraqitur numër i vogël i kompanive, përkatësisht rreth 30 për qind e tyre. DAP pret rreth 7400 paraqitje nga subjektet në nivel shteti. “I bëjmë thirrje subjekteve që të paraqesin në kohë tatimin dhe t’i shmangen komplikimeve financiare, dokumenteve plotësuese dhe gjobave të mundshme”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar të hënën në Skenderaj, nën dyshimin se ka fyer dhe ka kanosur zyrtarët policorë. Policia ka njoftuar të martën se rasti ka ndodhur rreth orës 10:10. Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar. Rasti po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. “Skenderaj /24.02.2025-10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, njoftoi PK-ja.

Lexo më Shumë

Eurpodeputeti dhe raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian, Tomas Vajc sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç infomorjnë nga pres-shbërbimi qeveritar, Vajc do të realizojë takim me kryesinë e Vlen-it, ndërsa do të takohet edhe me Ivanka vasilevën, bashkëkryesuese e Komitetit të përzier parlamentar KPP-RMV dhe BE-së dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe. Eurodeouteti austriak në tetori të vitit të kaluar është emëruar si raportues i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Ai vjen në vendin e eurodeputetit bullgar, Ihan Quçuk, i cili e ka kryer këtë detyrë.

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i dorëzojë dokumente kryeministrit Hristian Mickoski për pohimet e tyre në lidhje me punën e zëvendëskryeministrit të parë Izet mexhiti. “LSDM-ja ndjen përgjegjësi që të reagojë menjëherë pasi që kryeministri Mickoski bën thirrje publike që t’i dorëzojnë dëshmi për dyshimet se ka korrupsion dhe paregullsi në punë”, theksohet në komunkatën e LSDM-së dhe shtohet se para se të dorëzohen dokumentet në Qeveri, do të japë deklarata për mediat zëdhënësja e partisë, Bogdana Kuzeska.

Lexo më Shumë

Ajri i ndotur, veçanërisht ai me grimca (PM2.5 dhe PM10), siç është rasti në shumicën e qyteteve në Maqedoni, është i lidhur me pasoja të shumta shëndetësore, veçanërisht sëmundje të sistemit të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, dhe varet nga faktorë të shumtë si karakteristikat individuale, gjinia, mosha, sëmundjet gjenetike dhe trashëgimore, sëmundjet shoqëruese, mënyra e jetesës, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Vlerësimet e ISHP-së për periudhën 2019-2021 tregojnë se çdo vit, Maqedonia humb 4,175 jetë që mund t’i atribuohen ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM2.5. Sipas vlerësimeve të fundit të vitit 2024, që i referohen periudhës 2020-2022, 291.4…

Lexo më Shumë

Policia Financiare deri te Prokuroria e Tetovës ka ngritur kallëzim penal kundër B.F., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit, si dhe kundër katër personave juridikë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Shmangie nga tatimi” sipas nenit 279 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 45 të Kodit Penal të RMV-së. I dyshuari i parë, B.F., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të personit juridik të dytë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ GROUP DOOEL eksport-import Tetovë; menaxher i personit juridik të tretë, Shoqëria për prodhim, transport, tregti dhe shërbime BIBAJ DOOEL…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutë të hartuar nga Ukraina dhe të sponsorizuar nga 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, duke dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër vendit fqinj të saj, duke shprehur mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës dhe duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse. Rezoluta mori 93 vota pro, 65 abstenime dhe 18 kundër. Për rezolutën votuan të gjitha vendet evropiane, madje edhe Serbia, me përjashtim të Maqedonisë, e cila “abstenoi” dhe Bjellorusisë, e cila votoi kundër. Përveç SHBA-së, kundër kësaj rezolute ishin edhe vende si Burkina Faso, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore,…

Lexo më Shumë

Në seancën e sotme të qeverisë pritet të miratohet propozimi për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit, Ljupço Kocevski. Siç njoftoi dje kryeministri Hristijan Mickoski, procedura mund të zgjasë disa javë apo muaj, sipas ligjit Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e djeshme për media nëse në seancën e sotme të Qeverisë do të shqyrtohet dhe do të pranohet propozimi për shkarkimin e Kocevskit, ai ka sqaruar se Qeveria nuk mund ta shkarkojë atë, por vetëm mund ta inicojë procedurën. “Ne si Qeveri absolutisht nuk mund ta shkarkojmë atë, por mund ta inicojmë procedurën. Me sa di…

Lexo më Shumë

SHBA ka mbajtur dy herë anën e Rusisë në votat në OKB për të shënuar përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës, duke theksuar ndryshimin e qëndrimit të administratës Trump ndaj luftës. Së pari të dy vendet kundërshtuan një rezolutë të hartuar nga evropianët që dënon veprimet e Moskës dhe mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) në New York. Më pas ata mbështetën një rezolutë të hartuar nga SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, por që nuk përmban kritika ndaj…

Lexo më Shumë