Author: Hamdi Kumanova

Nga Zyra për Informim e Komunës së Kumanovës kanë reaguar në lidhje me shkrimin e djeshëm të Portalb.mk, ku shihet se si përkrah flamurit të komunës valon edhe ish flamuri shtetëror i Maqedonisë, tashmë i ndaluar në vendet publike, sipas Marrëveshjes dypalëshe të Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Komuna nuk merr përgjegjësi për vendosjen e flamurit me diellin e Vergjinës në mes. “Komuna i vendos vetëm flamujt e komunës për raste festash. Ne nuk e kemi vendosur flamurin me diellin e Vergjinës”, thanë për Portalb.mk nga zyra për marrëdhënie me publikut pranë Komunës së Kumanovës. Kujtojmë se është…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Familjare, Lilija Çolakova Dervishova, thotë se sot nga ora 11:00 të gjithë mjekët privatë të familjes do të dalin në grevë, sepse kanë marrë urdhër nga “Termini im” pa paralajmërim për të verifikuar celularët e pacientëve para se t’i kontrollojnë. Sipas saj, sistemi “Termini im” nuk ka lejuar kontrollin e pacientëve mëngjesin e sotëm, disa prej të cilëve kanë pasur të vjella, grip dhe sëmundje të tjera – derisa është vërtetuar numri i celularit të pacientit. “Nga ora 11 deri në 12 sot, ne mjekët specialistë privatë, nuk do të punojmë në shenjë revolte…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të fundit vjetor të organizatës “Freedom House”, e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut është edhe një herë shtet pjesërisht i lirë dhe nuk ka ndryshim në pozicionin e saj në krahasim me vitin e kaluar. Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim. Maqedonia, ashtu si vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë. Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në njëqind pikë…

Lexo më Shumë

Zgjidhni aplikacione të besueshme, zgjidhini ato të besueshme dhe të sigurta, kini kujdes nga i ashtuquajturi fishing (jini të kujdesshëm ndaj email-eve dhe mesazheve që duken të dyshimta-mos klikoni në lidhje të dyshimta dhe mos dërgoni informacione personale me email, kontrolloni shpesh raportet bankare të kartës së pagesës/kreditit dhe të llogarisë bankare për të dalluar shpejt transaksionet e paautorizuara). Kështu mes tjerash ka deklaruar në një intervistë për Portalb.mk Valon Toska i shpallur si punëtori më i mirë i vitit 2024 nga Kompania “Global Payments International”. Ai edhe më tej foli për arritjet sfidat, kujdesin të cilin duhet shtuar në këtë sferë…

Lexo më Shumë

Fatmir Sabriu nga koalicioni VLEN, sot në konferencë për shtyp e akuzoi BDI-në se ajo nuk është parti politike, por makinë prodhuese e lajmeve të rreme. Ai tha se kur BDI kapen në korrupsion, shpikin kriza. “Në pamundësi për të pranuar se janë opozitë, e që duhet të reformohen me kuadro dhe program, ata trillojnë armiq! Kur s’kanë argumente, shpikin lajme të rreme! Për 20 vjet, kjo klikë e funksionarëve të korruptuar ka përdorur çdo mjet për të mashtruar shqiptarët, duke mbajtur pushtetin me frikë, kërcënime dhe gënjeshtra. 20 vjet, 20 mijë rrena!” “Ja disa nga mashtrimet me të cilat…

Lexo më Shumë

Çështja e marrëveshjes së diskutueshme mes Lotarisë Shtetërore dhe Hej Sh.P.K. për shfrytëzimin e hapësirave të ish restorantit Festina në Vizbeg, nuk mbaron me kallëzimin penal të dorëzuar para një jave. Policia Financiare vazhdon ta krehë aktin kontraktues, i cili mban firmën e ish drejtorit Përparim Bajrami i cili aktualisht ndodhet në arrati. “Në Drejtorinë e Policisë Financiare po zbatohet procedurë hetimore për marrëveshjen e qirasë mes Lotarisë Shtetërore dhe “Hej Sh.P.K”. që rezultoi me dorëzim të kallëzimit penal, por Policia Financiare edhe më tej vepron në këtë lëndë sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike, në bazë të së cilës…

Lexo më Shumë

Veprimet e Inspektoratit, që opozita thotë se kanë të bëjnë me dyshimet për korrupsion, foli ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti që siç tha, nuk janë vërejtje për shkelje ligjore, por për praktikat që janë vendosur e zbatuar nga ministrat e BDI-së dhe të LSDM-së. “Fillimisht reaguan se janë zvogëluar ingerencat dhe kjo, ku dolën se nuk e kanë të qartë procedurën, përkundrazi ingerenca përcakton me Kushtetutë dhe me ligje dhe nëse ka pasur ndryshime, është sepse Inspektorati i Ambientit Jetësor deri më herët ka qenë inspektorat autonom, tani është pjesë e Ministrisë së Ekologjisë. Kur e…

Lexo më Shumë

Kursimi është shumë më tepër se thjesht grumbullim i parave – është sigurim i stabilitetit dhe mundësia për të përballuar situata të papritura në jetë. Kursimi mundëson qetësi dhe liri financiare, dhe na ndihmon të përballojmë situata të papritura që mund të lindin. T’i besosh kursimet një banke që ofron norma interesi të jashtëzakonshme dhe siguri, siç është UNIBanka, është ndoshta një vendim i shkëlqyer pikërisht tani! Këtu mund të hapni një llogari kursimi që do t’ju ndihmojë të rritni kapitalin dhe të mbrojni kursimet tuaja. Dhe paratë tuaja të punojnë për ju! Kursimi është i lehtë dhe i arritshëm…

Lexo më Shumë

Me datë 24.02.2025 ora 22.45 në NjP Çegran, personi R.A. nga fshati Çegran ka raportuar se në rrugën për në fshatin Koritë, në një parcelë në pronësi të personit A.A. nga Çegrane është djegur kamion me targa Gostivari në pronësi të një personit juridik nga Gostivari. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Gostivarit. Një ekip nga DPB Gostivar ka inspektuar vendin e ngjarjes.TS

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut në raportin e tyre të fundit thonë se janë konfiskuar 4 disqe alumini, të cilat sipas tyre po përpiqej t’i kontrabandonte një shtetas i Maqedonisë së Veriut. “Një shtetas i Maqedonisë në një kamion me targa norvegjeze ka dashur të kontrabandojë katër disqe alumini dhe një palë fenerë për një kamion, në vendkalimin kufitar Novo Sellë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (24.02.2025) në ora 18:00 në DPB Gostivar, një 42-vjeçar dhe një 58-vjeçare, të dy nga Gostivari, kanë raportuar se janë mashtruar nga personi J.S. nga Gostivari, pronar i një subjekti juridik për ndërtim nga Gostivari. “Sipas raportit, ai u ka shitur të dyve të njëjtën banesë në një ndërtesë në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar”. “Gjatë raportimit të ngjarjes, ata bashkëngjitën edhe një marrëveshje për parablerjeje. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë