Author: Hamdi Kumanova

Pensionistët në muajin prill do të marrin pensione më të larta për 2.500 denarë. Amendamentet ligjore që janë dorëzuar tashmë në Kuvend propozojnë rritje të re të pensioneve nga 1 marsi 2025. “Në Maqedoni sigurimi i detyrueshëm pensional dhe invalidor si fushë është i rregulluar me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin rregullohet metodologjia për korrigjimin e pensioneve. Neni 18 paragrafi (3) shfuqizon dispozitën sistematike të Ligjit në periudhën nga 1 shtatori 2024 deri më 31 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe, pensionet janë rritur në vlerë fikse prej 2.500 denarë nga 1 shtatori 2024 dhe 1 marsi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarëve se çfarë planifikon investimi mbi 1 miliard euro i Kazançi Holding Group dhe cili do të jetë përfitimi për shtetin, informoi se është e rëndësishme që investimi të funksionojë sipas rregullave të tregut dhe kushteve të tregut. Ne si shtet do ndihmojmë në pjesën administrative. “Po, është një fillim i bisedimeve serioze me këtë kompani të njohur turke Kazançi Holding”. Qëllimi i tyre dhe synimi ynë i përbashkët, pra synimi ynë është i njëjtë, të ndërtojmë kapacitete prodhuese që do të prodhojnë njëkohësisht energji elektrike…

Lexo më Shumë

Ministria aktualisht është duke realizuar hulumtim ku janë përfshirë të gjitha universitetet shtetërore dhe gjenerata e të diplomuarve në vitin akademik 2022/2023, për të parë nivelin e punësueshmërisë, gjegjësisht, nëse këta studentë tashmë janë punësuar dhe sa kohë pas diplomimit, nëse njohuritë dhe aftësitë e fituara janë të zbatueshme në vendin e tyre të punës, nëse janë të kënaqur me të ardhurat e tyre nga puna e tyre, etj. Kjo do të na ndihmojë të shohim më saktë se çfarë cilësie prodhojnë universitetet tona dhe çfarë duhet të ndryshojë. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska…

Lexo më Shumë

Dëshiroi të blejë makinë nga një person nga Gjermania, mashtrohet 35-vjeçari nga Tetova SPB Tetovë njofton se një 35-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person nga Gjermania, i cili ia ka marrë 2500 euro. “Me datë 25.02.2025 në ora 17:40 në SPB Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës, menaxher në person juridik, ka raportuar se është mashtruar nga një person nga Republika Federale e Gjermanisë për shumën prej 5.000 euro. Sipas njoftimit, ata kanë komunikuar në rrjetet sociale për blerjen e një automjeti dhe pasi kanë rënë dakord…

Lexo më Shumë

Për shtatë vite në vend ka 17 mijë nxënës më pak, ndërsa numri i studentëve është zvogëluar për 7 mijë. Të dhënat u prezantuan në një ngjarje në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ku u prezantuan rezultatet e projektit “Skills4Justice”, i cili trajton çështjet që kanë të bëjnë me migrimin e popullsisë dhe që zbatohet në kuadër të programit Horizon të Bashkimit Evropian. “Ne po përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e arsimit, gjë që në të kaluarën shpesh ishte arsyeja që të rinjtë të largoheshin në vende të tjera në kërkim të mundësive më të mira arsimore. Ne do të bëjmë ndryshime…

Lexo më Shumë

Ramiz Merko mbeti pa kompetenca edhe mbi çerdhet e Strugës. Nga Ministria për Punë sociale, demografi e rini thonë se Merko nuk i është përmbajtur udhëzimeve që më parë i kishte dhënë ministria. “Përkundër udhëzimit të mëparshëm për respektimin e ligjit, kryetari i komunës nuk e respektoi dhe për këtë arsye i janë marrë kompetencat për një periudhë prej një viti, duke filluar nga data 19.2.2025, mbi Institucionin Publik Komunal – Kopshti “8 Marsi”, Strugë”, thonë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Kopshti në Strugë prej muajsh po përballet me probleme serioze. Rreth njëzet edukatore, përkëdhelëse dhe personel…

Lexo më Shumë

Sot, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, promovoi zyrtarisht Portën lidhëse mes Bit Pazarit dhe Çarshisë së Vjetër, një projekt me rëndësi të madhe për identitetin urban dhe kulturor të qytetit. “🔹 Ky konstruksion modern, i realizuar me çelik dhe xham, shërben si një hyrje funksionale dhe estetike, duke krijuar një lidhje organike mes dy hapësirave tregtare më të rëndësishme të qytetit. Përveç mbrojtjes ndaj kushteve atmosferike, ky investim pasuron karakterin urban të Çarshisë dhe ruan frymën e një pazari të gjallë e dinamik. 🌍 Kryetari Ganiu theksoi rëndësinë e këtij projekti si një simbol i ndërthurjes mes traditës…

Lexo më Shumë

Pas reagimit dhe grevës së mjekëve amë për shkak të nevojës për verifikim në “Termini im”, ka dalë me sqarim Ministria e Shëndetësisë, nga ku thonë se në sistemim “Termini im” është shtuar opsioni i verifikimit të numrit të telefonit në drejtim të përmirësimit të disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët. Kjo masë, thonë nga Ministria, synon të sigurojë që pacientët në kohë të marrin njoftime për takimet e planifikuara dhe shërbimet e tjera shëndetësore, duke reduktuar në këtë mënyrë takimet e humbura, me çka optimizohet funksionimi i sistemit të kujdesit shëndetësor. Aktualisht, procesi akoma nuk është i detyrueshëm, por…

Lexo më Shumë

Nga Koalicioni VLEN përmes një reagimi në Facebook kanë thënë se Sadulla Duraku është njeriu që ka qenë në krye të çdo institucioni që BDI e ka kontrolluar. Siç thonë ata, ai ka qenë ministër disa herë në ministri të ndryshme, kryetar komune, zëvendëskryeministër, drejtor, pa asnjë pauzë, pa përgjegjësi, pa llogaridhënie Reagimi i plotë i VLEN-it: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdimisht flet për veting, por a e dëshiron vërtet ta zbatojë atë? Nëse po, le të fillojë nga funksionarët e saj më jetëgjatë! Është koha të shtrohet pyetja: si është e mundur që Sadulla Duraku është pjesë e…

Lexo më Shumë

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, është liruar nga të gjitha akuzat. Të dy janë akuzuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Ky është dënimi i shkallës së parë, ndaj të cilit Dodik ka mundësi të ankohet. Pas marrjes së vendimit, Dodik u ka thënë mbështetësve të tubuar para…

Lexo më Shumë

Ekonomia e Maqedonisë po ecën në drejtim të gabuar, në vend të progresit po shohim një krizë të thelluar, shpenzime të pakontrolluara, rënie të investimeve dhe ulje të standardit jetësor, theksoi në konferencën e sotme kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sa i përket parametrave ekonomikë, Filipçe theksoi se shifrat tregojnë rezultate negative, që është pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë. Rënie kanë shënuar investimet kapitale dhe prodhimi industrial, të cilët duhet të jenë shtytës të rritjes ekonomike. “Në dy muajt e parë të vitit 2025, realizimi i investimeve kapitale është vetëm 2.43%. Për krahasim, në të njëjtën…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përkujtuar figurën historike të shqiptarëve Adem Demaçin me rastin e datëlindjes së tij. Fetai ka shkruar se përkujtojmë me respekt dhe krenari lindjen e Adem Demaçit, simbolit të përpjekjes së pandalshme shqiptare për liri dhe vetëvendosje. Feti ka shkruar se me guxim të paepur, ai denoncoi padrejtësitë e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar në Kosovë, duke u bërë zëri i palodhur i rezistencës kombëtare. “28 vite burg për lirinë e kombit – Demaçi kaloi gjysmën e jetës në burgjet jugosllave, por as dhuna, as persekutimi nuk e thyen shpirtin e tij luftarak. Ai na mësoi se…

Lexo më Shumë