Author: Hamdi Kumanova

Pheniani ka dërguar trupa shtesë në Rusi dhe ka ridislokuar njësi të ushtrisë në rajonin rus Kursk, tha një zëdhënës i inteligjencës së Koresë së Jugut. “Trupat koreano-veriore, pas një pauze prej rreth një muaji, janë vendosur sërish në vijën e frontit në rajonin e Kursk”, tha burimi, pa dhënë një numër të caktuar. Megjithatë, sipas një raporti nga agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, këta janë 1,000-3,000 burra, të shtuar në rreth 11,000 që besohet të jenë vendosur atje vitin e kaluar. Në fillim të shkurtit, agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut raportoi se forcat e dërguara nga Koreja…

Lexo më Shumë

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me votat në ambasada dhe konsullata të Kosovës. Gashi ka thënë se procesi i votimit në Kosovë është përcjellë me pengesa për shkak të rënies së faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve. Por megjithatë, ai ka theksuar se në ambasada ka pasur njerëz profesional që janë marrë me procesin e votimit. “Është ka vlon jo veç diaspora, por krejt procesi sepse me i fry zjarmit të dyshimit kur e ke një KQZ që është haku faqja e internetit është leht me prodhu…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës Volodymyir Zelensky tha se ekipet po punojnë me Shtetet e Bashkuara ndërsa po përgatiten për negociatat këtë të premte. Ai marrëveshjen e së premtes me SHBA e quan mbështetje të vendit dhe të popullit ukrainas. “Sot është bërë shumë punë ndërkombëtare. Ekipet tona po punojnë me Shtetet e Bashkuara ndërsa përgatitemi për negociatat këtë të premte. Marrëveshja me SHBA-në Mbështetja e vendit dhe popullit tonë. Garancitë e paqes dhe sigurisë janë çelësi për të siguruar që Rusia nuk mund të shkatërrojë më jetët e kombeve të tjera”, shtoi Zelensky. Ai vlerësoi se është e rëndësishme që mbështetja…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti dje në një takim Riçardo Ercoli, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN. Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, fillimisht, Guvernatori Sejko falënderoi z. Ercoli për kontributin dhe angazhimin e tij në asistencat e ndryshme teknike të ofruara për Bankën e Shqipërisë nga FMN-ja, kryesisht në fushat e politikës monetare, statistikave dhe mbikëqyrjes bankare. Lidhur me ekonominë shqiptare, Guvernatori u shpreh se, pavarësisht sfidave, ajo ka pasur një ecuri pozitive. Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të shëndetit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit i Kroacisë, Josip Dabro, është arrestuar për shkelje të të drejtave të fëmijës dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Deputeti i Lëvizjes Atdhetare (DP), Josip Dabro, u arrestua të mërkurën pasdite nga policia e Vukovarit-Srijemit pasi Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të DORH për një procedurë penale dhe mundësinë e caktimit të një masë arresti për hetime. Policia e Vukovarit-Srijemit, duke mos zbuluar identitetin, njoftoi se, bazuar në urdhrin e Prokurorisë së Rrethit të Osijekut, arrestuan një 42-vjeçar që do të dërgohet në mbikëqyrjen e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së…

Lexo më Shumë

Kryeministri vendit Hristijan Mickoski në një intervistë ekskluzive për Alsat deklaroi se gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtarë është gjuha maqedonase, derisa në nivel të shtetit përskaj gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare mund të përdoret edhe gjuha shqipe dhe sipas tij për këtë nuk duhet askush të ketë dilema, përfshi edhe të gjitha organet e administratës shtetërore. “Askujt, askujt nuk ia vret sytë dhe askujt nuk duhet t’ia vras sytë. Ligji që është miratuar për përdorimin e gjuhëve duhet të respektohet dhe këtu nuk duhet askush të ketë dilema. Por duhet të respektohet nga të gjithë akterët e jetës politike në…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 25.02.2025 në ora 16:20, në SPB Shkup, nga Institucioni Korrektues – Burgu i Idrizovës është njoftuar se në këtë institucion ka vdekur i dënuari X.H. (44) nga Kërçova. Një mjek i Shërbimit të Ndihmës Urgjente ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë

Në komisionet për transport dhe atë juridiko ligjvënës, u miratuan propozim ndryshimet e ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtim dhe rikonstruim të akseve rrugore Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Ndryshimet kanë të bëjnë me specifika të posaçme në disa pjesë të ndërtimit, projektimi dhe lëshimi në përdorim të akseve rrugore të parapara me këtë ligj. Specifikat kanë të bëjnë për gjerësinë dhe gjatësinë e rrugës në disa pjesë, si dhe përshpejtim të punimeve. “Paraqitet nevoja për disa elemente specifike të përfshihen në ndërtimin dhe rikonstruimin e akseve rrugore si dhe specifika standarde për projektimin e akseve…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM) dënojnë ashpër postimet e ish-kryeredaktorit të një televizioni kombëtar, Dragan Pavlloviq Llatas, i cili gjatë ditëve të fundit ka shënjestruar gazetarë nga disa media përmes një faqeje private në rrjetin social Facebook, duke keqpërdorur fotografi nga profilet e tyre private dhe duke i përdorur ato në postimet e tij, transmeton Portalb.mk. Ndër mediat e shënjestruara janë Laboratori i Gazetarisë Hulumtuese (IRL), 360 gradë, BIRN Maqedoni, si dhe organizata të tjera që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në postimet e tij, Llatas…

Lexo më Shumë

Marketet që nuk do të respektojnë masat për kontrollimin e çmimeve, do të gjobiten. Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se nuk do të lejojë “kartele” që nuk e respektojnë ligjin, duke ju referuar marrëveshjes së kanë pasur rrjetet e mëdha të marketeve për të koordinuar çmimet. “Në bazë ditore jam në komunikim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, me Komisionin për mbrojtjen e konkurrencës dhe si asnjëherë më parë është mbuluar terreni me inspektime, me analizë të qartë dhe me ndjekjen e situatës me rrjetet e marketeve, supermarketet dhe minimarketet. Secili që të mendojë…

Lexo më Shumë

Më 25.02.2025, në orën 09:12, në SPB Shkup është raportuar nga Qendra Urgjente pranë Kompleksit Klinik “Nënë Tereza” Shkup se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore S.S. (55) nga fshati Çerkezi, Komuna e Kumanovës, i cili më pas ka ndërruar jetë. Sipas raportimit, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, ai ka rënë nga një objekt në ndërtim në zonën e Kisella Vodës. Organet kompetente kanë kryer inspektimin dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në RMV sot ka miratuar Raportin nga vizita e punës në Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe në Gjykatën e Apelit Shkup, me të cilin është konstatuar se nuk është shkelur ligji me sanksionimin e Vasil Jovanovit në rastin në të cilin është gjykuar për drogë. Jovanov akuzohet edhe se ka goditur Frosina Kulakova në Bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup. Siç u njoftua në seancë, më 7 shkurt, anëtarët e grupit punues vizituan Gjykatën Penale dhe Apelit në Shkup, ku i këqyrën lëndët dhe biseduan me gjyqtaren Daniella Aleksovska Stojanovska dhe gjyqtaren raportuese Tanja Mileva nga Gjykata e Apelit…

Lexo më Shumë