Ekonomia e Maqedonisë po ecën në drejtim të gabuar, në vend të progresit po shohim një krizë të thelluar, shpenzime të pakontrolluara, rënie të investimeve dhe ulje të standardit jetësor, theksoi në konferencën e sotme kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sa i përket parametrave ekonomikë, Filipçe theksoi se shifrat tregojnë rezultate negative, që është pasojë e politikave të gabuara ekonomike të qeverisë. Rënie kanë shënuar investimet kapitale dhe prodhimi industrial, të cilët duhet të jenë shtytës të rritjes ekonomike. “Në dy muajt e parë të vitit 2025, realizimi i investimeve kapitale është vetëm 2.43%. Për krahasim, në të njëjtën…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka përkujtuar figurën historike të shqiptarëve Adem Demaçin me rastin e datëlindjes së tij. Fetai ka shkruar se përkujtojmë me respekt dhe krenari lindjen e Adem Demaçit, simbolit të përpjekjes së pandalshme shqiptare për liri dhe vetëvendosje. Feti ka shkruar se me guxim të paepur, ai denoncoi padrejtësitë e regjimit jugosllav ndaj popullit shqiptar në Kosovë, duke u bërë zëri i palodhur i rezistencës kombëtare. “28 vite burg për lirinë e kombit – Demaçi kaloi gjysmën e jetës në burgjet jugosllave, por as dhuna, as persekutimi nuk e thyen shpirtin e tij luftarak. Ai na mësoi se…
Paratë e marrë hua nga Hungaria me të cilat do të duhet të subvencionoheshin kompanitë vendase, sipas LSDM-ja, janë harxhuar për diçka tjetër. Filipçe kërkon që qeveria të tregojë nëse ndryshimet ligjore do t’u mundësojnë bankave komerciale të japin kredi duke marrë para nga buxheti i shtetit përmes bankës maqedonase për zhvillim dhe të tregojë ku janë ridestinuar mjetet e huazuara nga Hungaria. /Alsat.mk
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk ka shanse që të bien dakord me Serbinë se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës, transmeton Anadolu. Në një intervistë për një televizion grek, Rama ka folur për disa çështje, përfshirë marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, marrëdhëniet me Serbinë, luftën Rusi-Ukrainë, Bashkimin Evropian (BE) dhe integrimin e Shqipërisë në BE. “Serbia është këtu, është në rajon dhe ka lidhje me vëllezërit tanë në Kosovë dhe është e rëndësishme për marrëdhënien tonë. Pas 68 vjetësh unë vizitova Beogradin. Ne e kemi këtë mosmarrëveshje. Nuk ka shans që ne të biem dakord se cila…
Migrimi I të rinjve nga Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një fenomen shqetësues, I ndikuar nga faktorë të ndryshëm ekonomikë, socialë dhe politikë. Shumë të rinj largohen në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa të tjerë synojnë arsimim dhe zhvillim profesional jashtë vendit. Sociologu Denis Raufi, I ftuar në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, theksoi arsyet kryesore të këtij fenomeni dhe ndikimin e tij në shoqëri. “Papunësia është një nga faktorët që bën që shoqëria dhe njerëzit të dëshpërohen nga një sistem I caktuar. Fatkeqësisht, sistemi jonë e sjell shumë në pah këtë dhe për këtë…
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kanë dorëzuar në Kuvend përgjigjet lidhur me interpelancat e dorëzuara, të nënshkruara nga deputetët e mazhorancës. Për pesë anëtarët e këshillit të zgjedhur nga Kuvendi kërkohet interpelancë dhe sipas anëtares Tanja Çaçarova Ilievska, një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit dhe ajo thekson se nuk ndjen obligim moral që të japë dorëheqje nëse votohen interpelancat. Anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa tha se fillimisht do të presim nëse do të votohen interpelancat dhe më pas do të tregojë nëse do të japë dorëheqje. Ndryshe, edhe nëse interpelancat kalojnë në Kuvend, nuk do…
Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot do të qëndroj për vizitë në Komunën e Negotinës ku do të shënojë fillimin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa projekteve. Siç paralajmëruan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Mickoski do të lëshojë në përdorim tregun e rikonstruktuar të qytetit, duke u mundësuar banorëve të Komunës së Negotinës një treg të ri dhe bashkëkohor të karakterit të mbyllur. Vlera e tregut është 25.913.899 denarë me TVSH të përfshirë, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës së Negotinës. Më pas kryeministri do të marrë pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës komunale dhe…
Në vend që të transferojë fajin dhe të sajojë arsyetime për dështimet e tij, kryetari i Komunës së Çairit duhet t’u japë përgjigje qytetarëve për kaosin urban dhe betonizimin e pakontrolluar që po shkatërron këtë qytet. Nuk ka ajër, nuk ka hapësira për fëmijë, nuk ka vend për të ecur, nuk ka dritë. Ka vetëm beton dhe korrupsion. Çdo cep i këtij qyteti është bërë një treg privat ku lejet ndërtimore nuk janë dhënë për zhvillim, por për përfitime personale të një grupi të vogël njerëzish. Kjo është fytyra e vërtetë e keqqeverisjes që po shkatërron Çairin dhe jetën e…
Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike të afërta me LSDM-në dhe BDI-në, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, duke pretenduar se socialdemokratët janë në anën e një gjyqësori dhe prokurorie të korruptuar. “LSDM mbron gjyqësorin dhe prokurorinë dhe nuk dëshiron reforma në sistemin gjyqësor sepse në këtë mënyrë ata nuk do të mbajnë përgjegjësi për krimin dhe korrupsionin që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Nënkryetari i LSDM-së, Fani, ka dhënë mbështetje të qartë për gjyqtarët dhe prokurorët, prandaj besimi në drejtësi është 2 për qind. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin dhe mbrojnë elitat politike pranë…
Në mars presim të nënshkruajmë marrëveshjen për fillimin e ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se dokumentacioni i tenderit është përfunduar, dhe se është zgjedhur kompania me ofertën më të mirë. “Por, gjithashtu do të më lejoni t’ju them një lajm të mirë, e ky është se ne më në fund presim që në muajin mars të nënshkruajmë marrëveshjen për të filluar ndërtimin e interkonektorit me Greqinë meqë dokumentacioni i tenderit ka përfunduar. Kemi kompani që ka çmimin më të lirë, ofertën më të mirë. Kemi dritën jeshile nga bankat që e financojnë atë –…
Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sipas matjeve të sotme të zbatuara nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ndodhet në kuotën 693,15 metra nën lartësinë mbidetare ose 24 centimetra nën mesatare. Niveli i sotëm i ujit të liqenit është vetëm gjashtë centimetra nën minimunim e lejuar. Kushtet e pavolitshme të motit me pak reshje kontribuojnë në mënyrë plotësuese për nivelin e ulët ujit. Në fillim të dhjetorit të javës së kaluar niveli i ujit në liqen është lëshuar madje dy centimetra nën kuotën e lejuar minimale të vërtetuar në 693,10 metra. Ndryshimet në nivelin e liqenit manifstohen më shumë në…
VLEN do të padisë opozitën për shpifje konkretisht në rastin e akuzave ndaj ministrit të Ekologjisë Izet Mexhiti për të cilin opozita tha se ka krijuar praktikë të dëmshme në dhënien e vendimeve dhe nënshkrimeve, që len hapësirë për korrupsion. Nga VLEN kishin thënë se kjo praktikë është vënë që në kohën e ish ministrave, duke filluar nga Nurhan Izairi dhe të gjithë të tjerët pas tij, përfshirë ish ministren e LSDM-së Kaja Shukova. “Edhe në të kaluarën gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së është praktikuar po e njëjta mënyrë e procedimit të lëndëve në Ministrinë për Ekologji. Këto janë…

