Koalicioni VLEN kërkon që BDI të fillojë të bëjë vetingun e vërtetë duke filluar nga Bujar Osmani dhe t’i sqarojë opinionit se kush e shpëtoi atë nga ndëshkimi gjyqësor. “BDI vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për veting dhe “pastrim të brendshëm”. Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë nga Bujar Osmani, njeriu që çuditërisht u shpëtua nga përgjegjësia gjyqësore. BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor. Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor!…
Author: Hamdi Kumanova
Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel-diskutimin me temë: „Ballafaqimi me dezinformatat në rrjetet sociale – sfidat dhe perspektivat“, i cili do të mbahet më 26 shkurt 2025 (e mërkurë) në Hotelin Holidej In në Shkup, me fillim në ora 12. Panelistë në diskutim janë: mr. Emilija Petreska Kamenjarova – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMA), dr. Snezhana Trpevska – Instituti RESIS, Svetllana Siljanoska – konsulente për komunikime strategjike dhe ballafaqim me dezinformatat, dhe Filip Stojanovski – Fondacioni Metamorfozis. Ata do të paraqesin gjetjet dhe analizat e tyre për këtë temë. Moderator i ngjarjes është Petrit Saraçini.…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në fjalimin në Forumin për Zhvillim Rajonal të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), i cili aktualisht po mbahet në Budapest, Republika e Hungarisë theksoi se në Maqedoni industria digjitale kontribuon mbi 5% në BPV dhe se kjo shifër është në rritje. “Qëllimi ynë është ta përshpejtojmë këtë rritje duke investuar në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën dixhitale, duke siguruar që çdo qytetar të ketë akses në shërbime dixhitale të shpejta, të besueshme dhe të sigurta. Duke parë përpara në vitin 2025, momenti ynë i ardhshëm historik është zgjerimi i shërbimeve dixhitale…
Ish ministri i arsimit, Jeton Shaqiri përmes një postimi në profilin etij ka pyetur përfaqësuesit e VLEN-it në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, se ku shkuan 35 milion eurot e premtuara për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup?, shkruan Top24 Shaqiri në postimin më tej shton se sot, këto para nuk ekzistojnë askund! Nuk janë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk figurojnë në buxhetin e Universitetit, nuk gjenden as në planet e furnizimeve publike të ministrisë së arsimit dhe shkencës e as në planet e furnizimeve publike të Universitetit. Ku shkuan 35 milionë euro të premtuara për Universitetin…
Prokuroria Themelore Publike Shkup për shkak të dyshimit të bazuar për vepër penale sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, ka nisur procedurë hetuese kundër një 37-vjeçari nga Shkupi. Më 21 shkurt, i dyshuari ka dhunuar me forcë një grua në veturën në pronësi të babait të tij, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës dhe pëlqimit të saj. Viktima i ka rezistuar gjatë gjithë kohës prekjeve të tij, por e ka goditur me grusht në kokë dhe në trup, si dhe e ka goditur me shkelma…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka komentuar kërkesën e ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska drejtuar Byrosë së Metrologjisë, që sa më shpejt të vihen në punë pajisjet e sofistikuara për testimin dhe verifikimin e matësve të energjisë elektrike, përcjell TV21. Mexhiti thotë se do të ketë kontrolle të rrepta. “Mjaftë më me padrejtësi! Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike! Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta! Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet. Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë…
Kryetari i komunës së Çairit, Visar ganiu kërkon model që në të ardhmen do të detyronte Qytetin e Shkupit të rikthejë pagesat e tatimeve në investime kapitale nëpër komuna, përcjell TV21. Ganiu u ankua nga kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. “Dhe prej vitit 2020 e këndej, dmth ka inkasuar apo absorbuar mjete, apo ka gjeneruar Qytetii Shkupit nga Komuna e Çairit nga taksat dhe të gjitha llojet e komunaleve, diku mbi 18 milionë euro, ndërsa deri më tani nuk është investuar as një milion, shifra nuk ka mbërritur as një milionë euro që është investuar për këto…
Nga BDI sot thonë se kanë denocuar edhe njëherë skandalin e rëndë të korrupsionit në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli të Inspektoratit për Administratë, është konfirmuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe kabinetit të tij “Burime të besueshme nga brenda Ministrisë së Mjedisit raportojnë se shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në skemën e kushtëzimeve dhe ryshfeteve, duke ushtruar presion ndaj kompanive dhe qytetarëve për çdo shërbim administrativ. Nga licencat dhe lejet mjedisore deri te procedurat e zakonshme burokratike, asgjë nuk kalonte pa miratimin e tij dhe skemave korruptive…
Shaban Sallmani nga Gostivari është emri i propozuar për postin e Zëvendës Drejtorit në Byronë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Ai ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në sektorin e sigurisë, duke shërbyer për më shumë se dy dekada në pozita të ndryshme brenda MPB-së. Përvoja profesionale: • Gjatë krizës së Kosovës (1999-2000), ka punuar me organizatat ndërkombëtare “Action Against Hunger” dhe “Oxfam GB” si asistent programi. • Ka bashkëpunuar me OSBE-në në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002. • Ka qenë profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike në Gostivar (2004-2005). • Prej vitit…
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, i njohur edhe si komandant “Hoxha”, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai deklaroi se ka vërejtur parregullsi në këtë gjykatë dhe shprehu dyshime mbi standardet e saj ligjore “I ndërgjegjshëm për rëndësinë e dëshmisë sime dhe përgjegjësinë ligjore, deklaroj solemnisht se do ta them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, krejt të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Dhe nuk do të mbaj të fshehtë asgjë për të cilën kam dijeni. Betohem në emër të drejtësisë së Zotit tim dhe në emër të drejtësisë së ligjeve tuaja, në qoftë se…
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të hapet thirrja për aplikim në Programin e pagesave direkte, subvencione 2025. Përmes një njoftimi në Facebook, Peci ka thënë se këtë vit kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, duke shtuar se procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit. “Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim”, ka shkruar Peci në Facebook. Po ashtu, ai…
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për plagosjen e së dielës në Jashanicë të Klinës. Policia ka njoftuar se në këtë këtë rast, një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa tre të tjerë të lënduar nga mjetet e forta. “Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, ku nё vendin e ngjarjes kanё hasur njёrin nga viktimat, i cili ishte i shtrirё dhe i lёnduar. I njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, gjithashtu edhe tre tё lënduarit tjerё janё dёrguar në Spitalin Rajonal nё Pejё. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim…

