Propozimi për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski do të paraqitet nesër në seancën e qeverisë. Dje, kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për këtë temë, por edhe për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, theksoi se dy procese janë paralele, procedura ka filluar dhe nuk ndalet. “Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për të paraqitur se si do të vazhdojë procedura. Këtë do ta shqyrtojmë në seancën e ardhshme të qeverisë. Procedura ka nisur, nuk ka asnjë ndalim. Le të shkojmë hap pas hapi. Pastaj radhën e ka Këshilli Gjyqësor, ato dy procese janë paralele, nuk janë në konflikt me…
Author: Hamdi Kumanova
Pjesa tjetër e pasurisë së konfiskuar të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, së shpejti do të dalë në shitje. Shteti pritet të arkëtojë të paktën 29 milionë euro. Një pjesë tjetër e pasurisë së sekuestruar nga Mijallkov në rastin “Perandoria” dhe së shpejti do të dalë në shitje, njoftoi Agjencia për pronat e sekuestruara Do të shiten banesa, apartamente, garazhe, ambiente biznesi dhe tokë ndërtimore. Këto prona të Gruevskit dhe Mijallkovit janë konfiskuar në disa raste gjyqësore kundër tyre. Banesat do të shiten në rrugën “Bihaçka”, apartamente në “Panorama Residence”, apartamente në Ohër, parcela në Vodno…
Projekti për rinovimin e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” do të kushtojë 12 milionë euro. Do të rinovohet çatia, do të krijohen kushte më të mira për trajtimin e pacientëve, do të blihen pajisje moderne dhe spitali do të ketë shtatë salla të reja operacioni. Paratë për këtë projekt janë siguruar nga “TAV Maqedonia”, kompania turke që duhej të ndërtonte aeroportin e mallrave në Shtip, por në qershor 2021 fondet u ridestinuan për ndërtimin e projekteve infrastrukturore në komunat e vendit. Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka njoftuar se “8 Shtatori” do të bëhet një qendër rajonale për…
Gjykata e Posaçme do ta nisë punën sot me shqyrtimin e masave të sigurisë për tre të arrestuar dhe të akuzuar për ekzekutimin e Fatbardh Licit. Dy prej tyre do të sillen nga qelitë, konkretisht Behar Bajri dhe Astmer Bilali, ndërsa Safet Bajri, i konsideruar si ‘truri’ i grupit kriminal, nga Blloku i Sigurisë. Këta të tre do të përballen në Gjykatë me akuzat dhe me masën ‘arrest me burg’ dhënë më herët nga GJKKO. Ndonëse Prokuroria në njoftimin për zbardhjen e ngjarjes së 10 gushtit të 7 vjetëve më parë, u tregua e kujdesshme në lidhje me autorët, duke…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, javën e ardhshme do të zhvillojnë një drekë private me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Takimi do të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe konfirmimin e partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Zyra e BE-së në Kosovë përkujtojnë trevjetorin e fillimit të luftës kundër Ukrainës. Ngjarja fillong nga ora 18:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në PrishtinëLufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt 2022, kur Rusia nisi një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Konflikti ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve të cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për vitin 2024. Sipas tekstit që e propozojnë deputetët e shumicës qeveritare, detyrimi i paplotësuar për përsosje të vazhdueshme profesionale për shkak të së cilës janë ndëshkuar kontabilistët, do të duhet ta përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2026.…
Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhënat e fundit të Eurostat referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në…
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëveshjeje që Kievi t’i japë Uashingtonit një pjesë të madhe të të drejtave për shfrytëzimin e mineraleve të rralla si kompensim për miliarda dollarë në municione që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një konferencë për shtypin në Kiev se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po “bëjnë përparim” në arritjen e një marrëveshjeje. Ai tha se është rënë dakord për një projekt-marrëveshje, sipas së cilës Ukraina t’i paguajë Shteteve…
Astronomët kanë zbuluar se squfuri mund të jetë çelësi për të na ndihmuar të kufizojmë kërkimin tonë për jetë në planetë të tjerë. Nuk është se squfuri është një tregues i madh se një planet është i banuar. Në vend të kësaj, është e kundërta: sasi të konsiderueshme të dioksidit të squfurit në atmosferën e një planeti është një shenjë se bota është e pabanueshme. Një nga “synimet” e astronomisë moderne është gjetja e jetës në një planet tjetër. Por kjo është një detyrë jashtëzakonisht e frikshme. Teleskopi Hapësinor James Webb nuk ka gjasa të jetë në gjendje të identifikojë…
Një pretendim se trupat amerikane të KFOR-it do të largohen nga Kosova qarkulloi goxha në opinion javët e fundit. Krejt ky narracion erdhi pas ardhjes së administratës së re në Shtëpinë e Bardhë, me në krye presidentin, Donald Trump. Por diçka e tillë nuk pritet të ndodh sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili thotë se me SHBA-të janë në koordinim të ngushtë për çdo vendim. “Kjo nuk do të bëhet në asnjë mënyrë vetëm brenda një jave, një dite një afati të shkurtër kjo do të bëhet në koordinim, ne gjithë arritjet i kemi bërë bashkë me Shtetet…
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se do të bllokohet përsëri për qarkullim segmenti Kijevë-Dollc. Sipas njoftimit segmenti Kijevë-Dollc do të bllokohet për shkak të minimit të 8-të që do të realizohet. Ndërprerja e trafikut do të bëhet të hënën. Kjo do bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

