“Derisa qytetarët mezi mbijetojnë, EVN vazhdon të dërgojë llogari të pasakta dhe të fryra në mënyrë enorme, duke shndërruar furnizimin me rrymë në vjedhje të legalizuar”, thonë nga “E Majta”. Nga partia thonë se “në vend të korigjimit të gabimeve dhe mbrojtjen e qytetarëve, Qeveria krahas Ministrisë së sajuar për Energjetikë, mbetet e shurdhër duke mbikqyrur se si populli e paguan këtë padrejtësi”. Sipas tyre, mos kundërshtimi i kësaj vjedhjeje, i bën partitë në pushtet bashkëpjesëmarrës në këtë proces. “KRRE pranoi se ka gabime masive në llogaritë, por kjo nuk mjafton? Ku është dënimi për EVN-në? Ku është përgjegjësia për…
Author: Hamdi Kumanova
Ka mungesë të ekspertëve të meteorologjisë në shtet që do të zëvendësojnë ata që janë në pension ose, nga ana tjetër, në institucionet që kanë nevojë për meteorologë, nuk punësohet kuadër përkatës. Është i dobët interesimi për të studiuar në Programin e gjeofizikës dhe meteorologjisë, një nga gjashtë programet në Institutin e Fizikës të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në UKM, përkundër faktit që, për shkak të mungesës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës jep bursa për studime të fizikës. “Gjendja kadrovike në fushën e meteorologjisë dhe hidrologjisë në Maqedoni është shqetësuese. Sipas analizave të fundit, vendi po përballet me një mungesë…
Pas tre viteve, sërish është në funksion linja hekurudhore Shkup – Kumanovë – Shkup, informuan sot kompetentët nga HRMV Transporti SHA – Shkup. Nga ndërmarrja presin rritje të numrit të udhëtarëve në periudhën e ardhshme, pasi që tërësisht do të vazhdohet relacioni dhe do të kalojë nëpër disa vendbanime. Tani, mesatarisht në linjë ka nga rreth 30 udhëtarë. Treni qarkullon dy herë në ditë në orët e mëngjesit dhe të pasdites. Çmimi i biletës është 87 denarë, që është dyfish më lirë se bileta e autobusit drejt Shkupit, në mënyrë drastike më lirë nga mjetet të cilat duhet të ndahen…
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shkarkuar udhëheqësin e shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Charles Brown, dhe i ka liruar nga puna pesë admiralë dhe gjeneralë tjerë, duke ndryshuar përbërjen e udhëheqësisë së lartë të ushtrisë amerikane. Gjenerali i forcës ajrore amerikane, Brown, ka shërbyer si udhëheqës i shefave të shtabit të përgjithshëm prej vitit 2023, dhe ishte emëruar nga ish-presidenti Joe Biden. Brown, zyrtari i dytë me ngjyrë që ka mbajtur një pozitë kaq të lartë, pritej të përfundonte mandatin e tij katërvjeçar në shtator të vitit 2027. Në një deklaratë të Pentagonit është thënë se…
Kryeministri, Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e Rrugës së Komanit. Një aks i rëndësishëm 31 km që lidh dy hidrocentralet. Ky aks pritet t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone. Rruga aktuale është ndërtuar në vitin 1980 dhe krijon problematika për shkak të amortizimit.
Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, proces i cili ende nuk dihet se kur do të ndodhë, do t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe krijimit të Qeverisë së re. E fundi i muajit mars po konsiderohet si një afat kohor, i cili do ta gjej Kosovën me institucione të reja. Procedurat e mëtutjeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës i ka shpjeguar për KosovaPress, hulumtuesi në Instituti e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani brenda 30 ditëve duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të…
Dje ka ndërruar jetë një burrë gjatë drejtimit të automjetit pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Për momentin, nuk ka informacion mbi identitetin e tij. Sipas policisë, burri ka pësuar një gjendje të rënduar shëndetësore, pas së cilës automjeti që drejtonte është ndalur pranë monumentit të “Skënderbeut”. Më shumë informacion pritet gjatë ditës së sotme.
Me dy ndryshimet e fundit në Ligjin ekzistues për mbikqyrjen Inspektuese në dhjetor të 2024 dhe janar të 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) si dhe 14 inspektoratet e tjera shtetërore vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrisë amë. Kjo do të thotë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sipas procedurës, me marrëveshje, merr përsipër punonjësit, sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, dokumentacionin, kërkesat dhe përmbushjen e detyrimeve, mjetet për punë, si dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lidhja e kontratave të shërbimeve inspektuese, të krijuara deri në ditën kur ky ligj…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se Inspektorati për Administratë ka vërtetuar, siç thonë ata, “keqpërdorim të detyrës zyrtare” nga ana e ministrit të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe stafit të tij në kabinet. Nga BDI thonë se Mexhitit i janë marrë kompetencat. “Në bazë të vendimit të Inspektoratit Administrativ me numër 11-1653/2024, të datës 17.01.2025, Izet Mexhiti është zhveshur nga të gjitha kompetencat e tij, të cilat janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit. Ky institucion, që deri në mandatin e BDI-së udhëhiqej nga një kuadër shqiptar, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar…
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, ka bërë thirrje përmes një postimi në rrjetin social Facebook që partnerët e qeverisë të adresojnë mosmarrëveshjet e tyre në mbledhjet e qeverisë dhe jo në platformat sociale. Dauti theksoi se kundërshtimet publike në Facebook kanë sjellë pasoja për qytetarët, duke lënë shqiptarët pa përfaqësim të drejtë dhe pa meritokraci. “Aty ku duhet të bëhet diskutimi, në mbledhjet e Qeverisë, është vendi i duhur për t’u qortuar, jo në Facebook. Kështu, duke u kundërshtuar në mënyrë publike, i latë shqiptarët pa një përfaqësim të adekuat dhe pa meritokraci,” shkruan Ilire Dauti, deputete e ASH-Sela/Fronti…
Pas një hetimi të kryer, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të cilët akuzohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, sipas nenit 292, paragrafi 1, në lidhje me nenin 288, paragrafi 1, të Kodit Penal. Sipas prokurorisë, të akuzuarit, në orët e para të mëngjesit të 13 nëntorit 2024, kanë shkaktuar zjarr në një kafene të vendosur në një ndërtesë banimi në rrugën “Hristo Tatarçev” në Shkup, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e banorëve. Përveç rrezikut për jetën e njerëzve, zjarri ka shkaktuar edhe dëme materiale në objekt, të vlerësuara në…
Nga VLEN kanë përmes një reagimi kanë komentuar sërish vetingun brenda BDI-së. Nga koalicioni shqiptar në pushtet kërkojnë që integristët vetingun ta nisin nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti. midle “Nëse BDI do vërtet “vetting”, le ta nisë nga radhët e veta. Le të njoftojë se sa para kanë në llogaritë Ali Ahmeti, familja e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Le të vërtetojnë sesi këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë veç politikës, u shndërruan në multimilionerë. Por ne e dimë se ky është vetëm një tjetër paraqitje e rreme. BDI do të flasë për vettingun,…

