Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Kosovë janë raportuar për tetë raste të dhunës në familje. Policia ka bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar, që të tetë burra. Sipas raportit ditor thuhet se ngjarjet kanë ndodhur dy raste në Drenas, një në Fushë Kosovë, tri në Pejë, një në Podujevë, një në Gjakovë, një në Skenderaj dhe një në Mitrovicë Veri. Më poshtë rastet e dhunës në familje: Gllogoc: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës. Me vendim të prokurorit i…

Lexo më Shumë

“Nëse qeveria do të zbatonte Ligjin për praktikat e padrejta tregtare, plotësisht sipas qëllimit, do të sillte rregullim në treg dhe nuk do të na ndodhte një fenomen i tillë. Imagjinoni, në një nivel të ulët inflacioni, të keni rritje të çmimeve që janë dhjetë herë më të larta se inflacioni. Ky është një fenomen. Pra nuk mund të kesh të njëjtin produkt 30 kilometra nga Shkupi që është dy herë më i lirë. Dhe ky është një produkt që nuk prodhohet në Ballkan, por në Gjermani, nuk është e mundur. Pra, dikush këtu dëshiron të përfitojë dhe të godasë…

Lexo më Shumë

Xhamia e Ballies në Elbasan, e cila ishte përzgjedhur fillimisht si një nga pesë objektet më të bukura të kultit në botë, ka fituar çmimin e parë ndërkombëtar për arkitekturën më të bukur fetare në botë. Ky çmim prestigjioz u organizua nga ArchDaily, platforma më e madhe globale për arkitekturë dhe dizajn. Ky lajm është ndarë edhe nga komuniteti musliman në Shqipëri, të cilët kanë theksuar se ky çmim konfirmon vlerat unike të kësaj xhamie, e cila ndërthur arkitekturën tradicionale islame me elementet moderne.

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e Tetovës është pa energji elektrike që nga ora 9 e mëngjesit për shkak të një defekti në një stacion transformatori. Sipas kompanisë Elektrodistrubimi, rreth 5000 përdorues janë pa furnizim me energji elektrike, ndërsa ekipet janë në terren duke punuar për riparimin e defektit. • Sot rreth orës 9:00 ka ndodhur një defekt i madh në stacionin transformator 110kV “Tetovo 1”, si pasojë e të cilit një pjesë e madhe e qytetit mbeti pa furnizim me energji elektrike. Brenda 10 minutash, furnizimi u rikthye për shumicën e përdoruesve, ndërsa aktualisht rreth 5000 konsumatorë janë ende pa…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve Brendshme Pançe Toshkovski njofton se sistemi ‘ SAVE CITY’ do të vëhet në funksion në janarë të vitit të ardhshëm. Tetova, Kumanova dhe Shkupi do të jenë qytetet e para në të cilën do të vendosen në funksion kamerat e sigurisē. Ministria e Punëve tē Brendshme ka organizuar debat me ekspertët në të cilēn është diskutuar për Ndryshimet Ligjore për siguri në trafik. I pari i dikasterit të Punēve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se për të vendosur në funksion sistemin “Save City”, duhen disa ndryshime ligjore. Tetova, Kumanova dhe Shkupi do të jenë qytetet e para…

Lexo më Shumë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, i ka dërguar një mesazh zëvendëskryeministrit Mexhiti që të mos sillet si Liza në botën e çudirave, duke premtuar diçka që as nuk është reale dhe as e mundshme pa shkelur procedurat ligjore dhe parimet e qeverisjes së mirë – se brenda një viti do të punësohen mijëra shqiptarë në administratën shtetërore dhe publike. Sipas Minçevit, deklarata e Mexhitit është një shembull klasik i populizmit parazgjedhor, pa asnjë bazë ligjore ose institucionale. “Të gjitha punësimet në sektorin publik aktualisht zhvillohen ekskluzivisht sipas nevojave të institucioneve, bazuar në miratimet e mëparshme nga institucionet përkatëse dhe…

Lexo më Shumë

Më datë 21.02.2025 në ora 00:30 në SPB Tetovë është raportuar se në një objekt në fshatin Kallnik të Tetovës ka rënë zjarr, objekt të cilin e ka shfrytëzuar personi B.M. nga fshati Palçisht i Epërm i Tetovës. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve të Tetovës dhe nuk ka persona të lënduar. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin e vendit.TS

Lexo më Shumë

Gjatë prezantimit të kamerave nga shtëpia e të pandehurit Velibor Manev në Veles, në ora 20:57 të mbrëmjes së 21 Nëntor 2023 shihet një veturë. Një person del nga automjeti dhe hyn në shtëpi. Sipas prokurorisë, ai person është i pandehuri Boro Videski me “Skoda Felicia”. Në natën kur zhduket Pançe Zhezovski. “Në atë natë pak minuta më vonë, i pandehuri tjetër, Vlatko Keshishov, zbret nga Renault Kangoo nga sedilja e pasagjerit dhe hyn në shtëpi. Pas tij del i pandehuri i parë Ljupço Palevski – Palço. Regjistrimi i radhës nga e njëjta mbrëmje në orën 22:26 tregon Keshishov në…

Lexo më Shumë

Besa Ademi dhe Afrim Fidani janë dy gjykatësit suprem të cilët janë paraqitur në konkursin për kryetar të Gjykatës Supreme. Ademi synon edhe një mandat, ndërsa Fidani synon të vjen në krye të hierarkisë gjyqësorë falë mbështetjes që pretendon se e gëzon nga gjykatës të caktuar. Kandidatura e Besa Ademit vjen pas një mandati ku ajo u ballafaqua me presione, kërcënime dhe iniciativa për shkarkim. Këshilli Gjyqësorë, anëtare e të cilit organ është edhe Ademi kishte ngritur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj saj vetëm për faktin se ajo nuk refuzoi që përmes qëndrimit parimor të kthen në fuqi abolimin…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i muajit shkurt deri dje (20 shkurt) nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhëpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete. Pjesa më e madhe e këtyre mosrespektimeve të rregullave dhe të dispozitave kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes 6056, parkimin e parregullt 4213 dhe mospasjen e lejes së drejtimit 1510. Përndryshe, vetëm dje janë lëshuar 864 urdhërpagesa.

Lexo më Shumë

Paga mesatare neto për muajin dhjetor ishte 43.587 denarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, ka shënuar rritje për 9.0%, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (13.2%), Transporti dhe magazinimi (12.3%) dhe Minierat dhe nxjerrja e gurëve (12.0%). Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Minierat dhe guroret (13.4%), Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe mbështetëse, Ndërtimtaria (7.0%) dhe Veprimtaritë financiare dhe…

Lexo më Shumë