Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të hapet në fund të muajit shkurt. Arifi për “Klan Maqedoni”, sqaroi në detaje se çfarë ka nënshkruar dhe si ka nënshkruar Fatmir Limani. “Pëlqimet të cilat jepen nga ana e Ministrisë së Financave dhe pastaj nga Ministria për Politikë Sociale, jepen për vit kalendarik, për vitin 2024 dhe më 27 dhjetor në bazë të ligjit, ishim të obliguar të kërkojmë vazhdimin e atyre pëlqimeve për vitin 2025 dhe deri në fund të muajit janar nuk arritëm që ti marrim pëlqimet dhe në muajin shkurt arritëm…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, në vend mungon strategjia për zhvillimin e rrjetit shëndetësor. “Për shembull, ne jemi të varur nga një pajisje PET-skanim dhe një furnizues i lëndëve të para. Nëse vjen koha për shërbim, nuk ka alternativë”, tha Klekovski, duke shtuar se është dashur të krijohet një plan B për defektet dhe serviset e ardhshme. Si një shembull tjetër të dështimeve në shëndetësi, ai potencoi rastin e tomografisë kompjuterike në Strumicë. Në emisionin e mbrëmshëm “Klik plus” në “TV21”, tha se nuk mund të funksionojë me një qendër onkologjike për të gjithë vendin. “Nuk…
KAM, TINEX, VERO dhe REPTIL janë zinxhirët e supermarketeve që kanë koordinuar çmimet mes tyre dhe janë kapur nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, mëson NetPress nga burime të mirëinformuara. KAM, TINEX, VERO dhe REPTIL u zbuluan gjatë një inspektimi të papritur nga autoritetet shtetërore kompetente. “Inspektimi u krye për shkak të dyshimeve se disa zinxhirë supermarketesh që tregtojnë produkte ushqimore dhe joushqimore me pakicë kanë shkelur nenin 7 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili ndalon kartelët, pra ndalon marrëveshjet dhe sjelljen e koordinuar midis dy ose më shumë kompanive me qëllim të dëmtimit të konkurrencës”, njoftoi Komisioni…
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po dalin në shesh të vërtetat për BDI-në! Kreshnik Bekteshi e tha troç: Artan Grubi ka qenë eksponenti kryesor i kësaj partie! A po bëjnë veting me një të arratisur? A është ende Grubi kumbar i korrupsionit që drejton BDI-në nga bunkerët e hajnisë?! BDI nuk reformohet dot, sepse është vetë problemi! Si mund të ketë ndryshim në një parti ku Artan Grubi, Ramiz Merko, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi dhe gjithë tufa e tyre janë simbol i korrupsionit? Piskamat e tyre për “deshqiptarizim” s’kanë të bëjnë me shqiptarët, por me frikën nga…
Burimi: The Guardian Përkthimi: Telegrafi.com Përpara zgjedhjeve të rëndësishme të së dielës, kandidatët që do të udhëheqin qeverinë e ardhshme të Gjermanisë po hezitojnë t’u tregojnë votuesve të vërtetat e hidhura. Këto të vërteta lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainë, tërheqjen e afërt të ShBA-së nga Evropa dhe financimin e madh të mbrojtjes që është i nevojshëm. Në vend të kësaj, debati është përqendruar kryesisht në mënyrat për të ringjallur ekonominë e dobësuar gjermane, pas dy vitesh recesioni, si dhe në kontrollin e migracionit i cili ka nxitur mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).…
Personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë “Nënë Tereza” – Çair u drejtua me një letër publike për siç thonë, në lidhje me praktikat diskriminuese, mobbing-un institucional dhe shkeljet e rënda etike në institucionin shëndetësor ku ata punojnë, përcjell TV21. Ata thonë se nuk po u lejohet të shprehin pakënaqësitë e tyre, që nga ana e udhëhe1ësve të spitalit po ngjallet frikë te të punësuarit ndërkohë që thane se, ka edhe favorizime të grupeve të caktuara dhe se kolektivi ndahet në linja partiake dhe etnike. Nga personeli i Gjinekologjisë dhe Akusherisë thonë se, mjekëve shqiptarë u kufizohet numri i operacioneve deri në…
Gjysma e Qytetit të Tetovës vazhdon të jetë pa rrymë elektrike informon Tetovasot Akoma nuk ka një.konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt të madh në ndonjë zonë të caktuar apo për ndonjë çështje tjetër. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme të mëdha për shkak të temperaturave të ulëta që mbizotërojnë këto ditë në ndërkohë që shumë familje ngrohjen e sigurojnë po përmes rrymës.
Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar “Bllacë”. Qëllimi i vizitës është implementimi i kontrollit të përbashkët kufitar të udhëtarëve dhe mallrave, sistemi “One Stop Shop”. Pas vizitës janë paralajmëruar deklarata për media.
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Në seancën e kaluar gjyqësore ishin prezantuar dëshmi materiale nga ana e Prokurorisë Publike, të cilat përfshinin lëndë të grumbulluara nga vendi i ngjarjeve dhe raporte nga përgatitja teknike e automjetit Reno. Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24…
Siguria kibernetike globale është nën kërcënim të madh. Numri i dobësive në fushën virtuale në mbarë botën – domethënë pikat e dobëta të mundshme në sisteme – është dyfishuar në vetëm katër vjet – nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimit nga IBM. Studimi u krye midis 2019 dhe 2023, duke ndjekur shërbime të ndryshme cloud në të gjithë botën. Ballkani duket se është “pjesa kritike” e sigurisë kibernetike të Evropës, sipas hulumtimit të ri nga kompania e sigurisë së cloud “Cloudl”. Vendet më të rrezikuara janë Bosnja dhe Hercegovina (me shkallë rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind)…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në takim me kryetarin e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedelkov, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së re kolektive për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve në shkollat fillore dhe të mesme. “Përfitoj nga rasti t’ju informoj se në mars të këtij viti do të marrin rritjen e dytë të pagave prej 7%, pasi kanë marrë të parën prej 5% në tetor të vitit të kaluar”, theksoi ministrja. Ajo tha se takimi me SASHK ishte vazhdimësi e dialogut konstruktiv social, me qëllim të…
“Ne si komb kemi bërë gjithçka që mundëm, kemi pësuar shumë poshtërime dhe kemi pranuar shumë marrëveshje të këqija për hir të perspektivës sonë evropiane dhe anëtarësimit në NATO”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e sotëm në manifestimin e Këshillit Atlantik në Uashington kushtuar të ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor. Mickoski deklaroi se tek qytetarët e RMV-së frustrimet janë jashtëzakonisht të mëdha. “Dëshmoj se në një kohë kur ne ishim në opozitë në 2018, na vizituan shumë njerëz nga e gjithë bota, zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra nga shumë vende të fuqishme të NATO-s, presidentë, anëtarë…

