Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari deklaroi se nuk ka lëshim mjekësor për vdekjen e binjakëve në Spitalin e Prilepit në janar të këtij viti. “Nuk ka gabim profesional, po të kishte, menjëherë do të ishit njoftuar dhe do të ndërmerreshin hapa për masa disiplinore. Megjithatë edhe ISHSSH edhe komisioni profesional që ishte nga Ministria e Shëndetësisë, konstatuan se nuk ka lëshim mjekësor”, tha Taravari pas vizitës në spitalin e Prilepit. Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor më 22 janar kumtoi se do të japë vendim me urdhër për zbatim të procedurës për konstatimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësorë të cilët…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 19.02.2025 në ora 14:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar 32-vjeçaren M.Z. nga Manastiri, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 13:00 se në autobusin e transportit publik tëqytetit, ka sulmuar fizikisht M.S.(18) dhe S.S.(18), të dyja nga Tetova. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalin dhe Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të pushohen nga puna! Ky është abuzim flagrant me pushtetin, një poshtërim i hapur i profesionistëve shëndetësorë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave themelore të njeriut! BDI –…

Lexo më Shumë

Deri në fund të shkurtit qytetarët duhet të marrin paratë nga “TVSH-ja ime”. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) kanë bërë të ditur se mjetet janë paguar për 344.000 nga gjithsej 496.543 shfrytëzues deri më tani, ndërsa të dhënat për 152.543 shfrytëzues mbeten për t’u proceduar. “Nga sot (19.02.2025) pagesa po vazhdon sipas planit dhe të gjitha të dhënat do të përpunohen deri në fund të muajit. Për faturat e skanuara në periudhën tetor – dhjetor 2024 do të paguhen mbi 870 milionë denarë”. “Përdoruesit të cilët nuk kanë marrë mjete në tremujorët e mëparshëm duhet të përditësojnë llogaritë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimovski, në emisionin “Studio 10” të mëngjesit të sotëm në TV24 tha se çmimi nuk është arsyeja pse një numër i madh i qytetarëve kanë marrë fatura jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike, por se matësit kanë treguar konsum më të madh, gjegjësisht leximi është në pyetje. Ai shtoi se teknikisht është e pamundur që EVN t’i kontrollojë të gjithë njehsorët, për këtë arsye është parashikuar konsumi. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë-së deklaroi se qytetarët që ankohen kanë të drejtë dhe deri tani ankesave të tyre I është përgjigjur pozitivishtë komisoni rregullator…

Lexo më Shumë

Kopshti zoologjik në Shkup demanton se kanë ngordhur mbi 40 kafshë. Siç informuan sot nga atje kanë 646 kafshë nga 91 lloje, për të cilat kujdesen kujdestarët e kopshtit të cilët profesionalisht e bëjnë punën e vet. Shkresën drejt mediumeve, siç thonë nga Kopshti zoologjik Shkup, e dërgojnë me qëllim dhe shpresë se disa individë të caktuar do të ndalen me përhapjen e dezinformatave dhe të pavërtetave dhe me plasimin e informatave me qëllim që ta shqetësojnë opinionin. “Për atë shkak dëshirojmë të njoftojmë për numrin e kafshëve të ngordhura, por edhe për numrin e kafshëve të lindura në vitet…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur mjekët paralajmërojnë për simptoma intensive të virusit të gripit dhe sëmundje të ngjashme me gripin dhe pacientët që ankohen se simptomat e tyre zgjasin me javë të tëra, dozat e vaksinës katërvalente të gripit, e cila mbron kundër katër llojeve të gripit, janë ende në dispozicion. Vaksinimi ka nisur më 21 tetor të vitit të kaluar dhe deri më tani (nga java e gjashtë e sezonit) vaksinën e kanë marrë gjithsej 72.288 persona. “Për sezonin 2024/2025, Ministria e Shëndetësisë ka ofruar vaksinë katërvalente falas në një sasi totale prej 70 mijë dozash, si dhe janë siguruar…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut duhet të jenë të rruar, dispozita që u ndalohet të mbajnë mjekër mbetet në fuqi. Por ata mund të mbajnë mustaqe. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së paragrafit 7 të Rregullës për marrëdhëniet në kryerjen e shërbimit të Armatës së Maqedonisë, të miratuar në korrik 2012 nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Paragrafi i kontestuar thotë se personeli ushtarak që shërben në Ushtri duhet të jetë gjithmonë i veshur mirë, i rruar dhe me flokë të prera. “Kaçurrelat priten mesatarisht, deri në mes të veshit…

Lexo më Shumë

Lëvizja POPULLI reagon ashpër ndaj skandalit të radhës të Qeverisë monoetnike – kërkesës së Ministrisë së Kulturës për marrjen e pronës së BFI-së në Çarshinë e Shkupit. Prona e Bashkësisë Fetare Islame është dhuruar nga besimtarët muslimanë dhe është grumbulluar për shekuj me radhë nën institucionin pronësor Vakëf. Fatkeqësisht, para dhe gjatë komunizmit, Vakëfi ishte prona më e uzurpuar nga qeveritë e atëhershme. Me ardhjen e sistemit pluralist, filloi edhe privatizimi apo rikthimi i pronave të uzurpuara pronarëve të tyre të vërtetë. Fatkeqësisht, ashtu si shumicës jomaqedonase, edhe BFI-së iu kthye shumë pak nga prona e saj dhe madje me…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit VLEN, i cili guxoi t’i quajë shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë”. Kjo nuk është vetëm një shprehje e papërgjegjshme dhe e turpshme, por edhe një fyerje e rëndë ndaj historisë, sakrificave dhe dinjitetit të një populli që ka derdhur gjak për liri. Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është një akt i neveritshëm, një mohim i identitetit kombëtar dhe një ripërsëritje e propagandës antishqiptare! Pas gjithë krimeve, masakrave dhe gjenocidit që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve,…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani thotë se nuk e di arsyen se pse edne nuk janë hapur çerdhet tashmë të ndërtuara në Likovë, Haraçinë dhe Çair, shkruan TV21. Limani tha se tash e dy muaj ka nënshkruar pëlqimet edhe për punësime por edhe për hapje të të njëjtave. “Çerdhet, i kanë pëlqimet ata edhe për punësimet edhe për hapjen, i kam nënshkruar, ka dy muaj dmth dhe unë nuk e di arsyen se pse nuk i hapin ata. Ju dmth tani i fajësoni komunat se nuk funksionojnë, apo? Jo nuk fajësoj asnjë njeri, unë procedurën e…

Lexo më Shumë