Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit VLEN, i cili guxoi t’i quajë shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë”. Kjo nuk është vetëm një shprehje e papërgjegjshme dhe e turpshme, por edhe një fyerje e rëndë ndaj historisë, sakrificave dhe dinjitetit të një populli që ka derdhur gjak për liri.
Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është një akt i neveritshëm, një mohim i identitetit kombëtar dhe një ripërsëritje e propagandës antishqiptare! Pas gjithë krimeve, masakrave dhe gjenocidit që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve, një deklaratë e tillë nuk është vetëm një provokim, por edhe një përpjekje për të rishkruar historinë në dëm të interesave kombëtare shqiptare. Kjo retorikë fyese synon të minojë sakrificën e mijëra shqiptarëve që luftuan për të drejtat dhe lirinë e tyre. Nuk do të lejojmë askënd të tjetërsojë realitetin dhe të përçmojë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
BDI kërkon që VLEN të distancohet menjëherë nga ky ofendim i rëndë! Heshtja ndaj kësaj deklarate është e barasvlershme me miratimin e saj. Nuk mund të ketë vend në politikën shqiptare për ata që përçajnë shqiptarët dhe mohojnë sakrificat e kombit tonë. Çdokush që përdor një gjuhë të tillë ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk mund të përfaqësojë interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!
Ne jemi shqiptarë! Identiteti ynë nuk është për diskutim dhe nuk mund të preket nga askush. Shqiptarët e Kosovës, ashtu si të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, janë një komb i vetëm dhe nuk do të lejojmë që askush t’ua mohojë këtë të vërtetë historike.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen. Do të vazhdojmë të qëndrojmë të palëkundur kundër çdo përpjekjeje për të minuar unitetin dhe për të tjetërsuar identitetin tonë kombëtar.
Data 16.07.2026
Aktuale
- “Qeveria t’i thërrasë mendjes, të plotësojë 5 kërkesat”/ Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve mbështet protestën e qytetarëve
- Ilda Zhulali: Mediat ndërkombëtare po rrëzojnë imazhin e Ramës, etiketohet gjithnjë e më shumë si autokrat
- Vjen çdo ditë nga Durrësi për të protestuar, pensionisti e quan Ramën ‘fatkeqësi për kombin’: Do të ikë shumë shpejt!
- Osmani: Opozita shqiptare ndaloi miratimin e një ligji antishqiptar
- BIRN: Mazhoranca injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore
- Aktivistja Ira Kurti i kthehet Spiropalit: Nëse je e zhgënjyer nga kryetari, jep dorëheqjen dhe dil e pavarur. S’ka reformim që ju shpëton!
- Shtyhet votimi për Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, opozita shqiptare reagon
- Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë e skandalit 123 milionë euro të Bankers


