Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministri i parë, njëherë kreu i LD-së, Izet Mexhiti ka dhënë një premtim për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike. Gjatë një aktiviteti partiak në Shuto Orizare, Mexhiti theksoi se brenda një viti qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare. “Për çështjen e punësimeve do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve, 8 vite në qeveri. Pra, do të bëhen qindra e qindra, mos të them 2-3 mijë shqiptarë në administratën shtetërore, publike dhe gjithandej ku ka nevojë…

Lexo më Shumë

Një furnizues kryesor norvegjez i industrisë automobilistike ka eksportuar miliona dollarë pjesë të kamionëve, të sanksionuara, që përfunduan duke e ushqyer makinerinë ruse të luftës përmes Turqisë, ka zbuluar një hulumtim i Radios Evropa e Lirë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka dëmtuar stoqet e automjeteve të ushtrisë ruse, e cila që kur nisi pushtimin e saj të plotë tre vjet më parë është mbështetur gjithnjë e më shumë në kamionë civilë – përfshirë për transportin e pajisjeve dhe personelit. Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, të vendosura menjëherë pas pushtimit në shkurt të vitit 2022, kishin për qëllim të ndërprisnin…

Lexo më Shumë

Agim Bahtiri pritet të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Pas numërimit të mbi 94.67% të votave të kandidatëve për deputetë, ish-kryetari i Mitrovicës Jugore që në listë të VV-së pati numri 81, ka marrë 16 mijë e 535 vota deri më tani. Më i votuari në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është lideri dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, me 273 mijë e 86 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 209 mijë e 582 vota. Pas tij vjen Faton Peci, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla. Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla, Avni…

Lexo më Shumë

Fshati Banjskë i Komunës së Zvecanit ishte strehë e dhjetra terroristëve në shtator të 2023-tës e kështu u bë edhe i njohur edhe më shumë. Por, problem që të jetojnë aty u ka dal disa vendësve për shkak se tre persona kanë kanosur një familje, duke i kërkuar tash e disa herë që të largohen nga fshati. Televizioni ka marr vesh që kanosja ka ndodhur nga disa qytetar të komunitetit serb ndaj një familjeje të përzier. Gruaja nga Shqipëria ndërsa burri serb i Kosovës. Detaje për të mos dëmtuar viktimat e kanosjes nuk dhanë shumë Policia që menaxhon veriun. …

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit. Si pasojë e aksidentit, një çift bashkëshortësh, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës, kanë mbetur të plagosur. Ata janë nxjerrë nga makina me ndihmën e ambulancës dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë koalicion me minoritetet ose me Nismën Socialdemokrate për të krijuar qeverinë. Spahiu ka thënë se Kurti mund të peshkojë ndonjë deputet edhe nga partitë e tjera. “Qeverinë do ta bëjë me minoritetet. Nëse nuk arrin 50 deputet pas numërimit të votave të diasporës, ka mundësi me peshku deputetë nga partitë e tjera. E dyta ka mundësi me ba me Nismën, ka thënë Spahiu. Tutje, ai ka thënë se koalicioni Lëvizje Vetëvendosje dhe Nisma do të ishte i duhur për të formuar qeverinë. “E dyta ai…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani është përmbyllur numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës, ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar votat në tri komuna, Prishtina, Peja dhe Leposaviqi. Edhe këto tri komuna pritet të përfundojnë sot. Nga rezultatet e gjertanishme është bërë e qartë se disa figura politike kanë fituar besimin e qytetarëve për më shumë se gjashtë mandate në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është politikani i vetëm që ka arritur të zgjidhet deputet në të gjitha legjislaturat që nga paslufta. Haradinaj ka fituar mandatin…

Lexo më Shumë

Në fund të vitit 2019, kompania GoPro prezantoi Max, përpjekjen e dytë për një kamerë sferike, dhe që nga atëherë dukej se kishte braktisur këtë treg pasi nuk kishte pasardhës. Megjithatë, tani ka mbërritur në heshtje një model i ri, GoPro Max 360. Dizajni nuk është i ri, kamera ende ka rezolucionin 5.6K, por opsionet e montimit dhe bateria janë përmirësuar. Gjithashtu, çmimi është më i ulët krahasuar me Max-in e parë, dhe duke pasur parasysh që jemi në vitin 2025, kamera ka edhe disa funksione AI. Modeli i rinovuar është i pajtueshëm me të gjithë mbajtësit standardë ¼-20 për…

Lexo më Shumë

Më 21 shkurt 1945 në Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U përball me bullgarë e austriak gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavie borgjeze. Gjatë mbretërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopullorë dhe për një kohë…

Lexo më Shumë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz tha sot se Trump është “shumë i frustruar” me Zelenskyn. Ai u pyet nëse Presidenti Donald Trump e sheh homologun e tij rus Vladimir Putin si një diktator, pas komenteve në fillim të kësaj jave, në të cilat ai e quajti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky “diktator”. “Fakti që ai nuk ka ardhur në tavolinë dhe që nuk ka qenë i gatshëm të shfrytëzojë këtë mundësi që i kemi ofruar, është shqetësuese” tha ai, duke shtuar se shpreson që ukrainasi të ndërrojë mendje shumë shpejt. “Mund të grindemi gjatë gjithë ditës për atë që ka…

Lexo më Shumë

Për të disatën herë radhazi pas ndryshimit të pushtetit, ambasadori rus, Sergej Bazdikin, vendit që prej kohësh e ka radhitur Maqedoninë si vend armik, hyn dhe del lirshëm në Kuvend, shkruan Alsat. Bazdikin sot ka realizuar edhe një takim tjetër me Të Majtën. Këto takime përsëriten herë pas herë kurse Kuvendi arsyetohet se nuk janë të kyçur në përgatitjen e takimeve të deputetëve dhe se është e drejtë e deputetëve të organizojnë takime. Përbërja e kaluar kishte marrë vendim nga dita e dënimit të sulmeve ruse mbi Ukrainë në mars të 2022 që brenda dhe rreth Kuvendit nuk do të…

Lexo më Shumë

Shporta minimale sindikale për muajin shkurt arrin në 63.773 denarë (1036 euro) dhe është për 521 denarë (8.47 euro) më e lartë se në janar të këtij viti kur ishte 63.252 denarë. Me një banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, harxhimet mujore për një muaj arrijnë në 79.148 denarë (1286 euro), njoftoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas përllogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale një familje katër anëtarëshe duhet të ndajë 23.427 denarë (380 euro) ose 36,7 për qind për ushqim dhe pije, 5.800 denarë ose 9,1 për qind për veshmbathje dhe këpucë dhe…

Lexo më Shumë