Çmimi i arit ka shkrua pranë 3000 dollarëve për ons, për shkak të blerjeve të shtuara nga bankat qendrore dhe shqetësimeve të investitorëve për rritjen ekonomike globale pas njoftimeve për tarifa të reja amerikane. Në tregun fizik, çmimi i një onsi (28 gramë) ari rreth mesditës ishte 2943 dollarë, duke u rritur me 0.3 për qind krahasuar me mbylljen e djeshme të tregjeve. Për një moment, arriti një nivel të ri rekord prej 2946 dollarësh, që është hera e nëntë këtë vit që arrihet një kulm i ri që nga fillimi i vitit. Në tregun amerikan të kontratave të së…
Author: Hamdi Kumanova
Robert Habeck është ekologjist, zëvendëskancelar, Ministër i Ekonomisë, kandidat për kancelar dhe autor romanesh policesk. Asnjëherë më parë në historinë e të Gjelbërve, një parti tradicionalisht programatike dhe pa kult individi, nuk ka qenë një person kaq shumë në qendër të një fushate zgjedhore. Për zgjedhjet e parakohshme të Bundestagutmë 23 shkurt 2025, Robert Habeck kandidon për kancelar, i zgjedhur në kongresin e partisë në nëntor në Wiesbaden me 96% të votave. Tre vite jashtëzakonisht të lodhshme Habeck ka lënë pas tre vite të lodhshme si pjesë e një qeverie federale që në fund u shpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve.…
Një vajzë 11-vjeçare kreu vetëvrasje pasi u ngacmohej nga bashkëmoshatarët e saj sepse ishte emigrante e paligjshme në SHBA. 11-vjeçarja, Jocelynn Rojo Carranza ndërroi jetë 8 shkurt, pesë ditë pasi nëna e saj e gjeti atë të pavetëdijshme në shtëpinë e tyre në Teksas. “Gjatë gjithë javës kam pritur për një mrekulli, duke pritur që vajza ime të përmirësohet, por për fat të keq nuk mund të bëhej asgjë”, tha nëna e saj Marbella Carranza. Jocelynn u ngacmua dhe u tall në shkollë për statusin e emigracionit të familjes së saj, tha nëna e saj. “Ata e kërcënonin se do…
Sebastian Muçmata, që dyshohet se plagosi Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, para bluve ka dëshmuar se konflikti nisi për shkak të detyrës së vëllait. Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nebet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje? Përgjigja e Sebastian Muçmata: Me faktin dhe akuzën u njoha dhe për sa më pyesni dhe më akuzoni kam për të…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Policia bën me dije se një 37-vjeçar duke udhëtuar me makinë në këtë aks ka përplasur një këmbësor teksa ishte duke kaluar rrugën. Këmbësori si pasojë ka ndërruar jetë. Ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë; Maliq/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor…
Ende nuk kanë dalë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të mbajtuara në Kosovë më 9 shkurt. Por, ajo që dihet me siguri deri tani, Agim Bahtiri ka fituar mandatin e deputetit, gjë të cilën, e ka ‘shqetësuar’ analistin Shkëlzen Gashin. E Gashi me ironi thotë se, LVV kishte akademikë, Bahtirin dhe Ardian Golën, e që popullin vendosi për për Bahtirin. “Dy akademikë i kishte LVV në listën e kandidatëve për deputetë: agim bahtirin dhe ardian golën. Populli paska vendosë për të parin 🙂”, shkruan ai.
Delta Air Lines u ka ofruar pasagjerëve që ishin në fluturimin për në Toronto që u përplas dhe u kthye përmbys, nga 30 mijë dollarë. Nuk ishte menjëherë e qartë se si pasagjerët mund të kërkojnë paratë e tyre, por nëse të gjithë 76 pasagjerët marrin Delta në ofertën e saj, ajo do të duhet të paguajë rreth 2.3 milionë dollarë në total, shkruan NBC News. Përfaqësuesit e Ekipit të Delta Care po u thonë klientëve se oferta “nuk prek të drejtat”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të enjten do të takohet me emisarin amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg. “Kemi planifikuar të takohemi me gjeneralin Kellogg nesër, dhe është shumë e rëndësishme për ne që takimi dhe puna jonë me Amerikën në përgjithësi të jenë konstruktive”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të mërkurën. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. “Dhe më e rëndësishmja – kjo duhet të jetë jo vetëm qëllimi ynë, por një qëllim i përbashkët me partnerët tanë,”…
Qëndrime të ndryshme për çështjen e ndryshimit të stemës shtetërore. Opozita maqedonase shprehet kundër një iniciative të këtillë pasi sipas tyre, kjo temë është hapur në mungesë zgjidhjes së problemeve ekonomike, reformave dhe eurointegrimeve. Deputeti Oliver Spasovski, në intervistën për Alsat, theksoi se ata janë kundër ndryshimit të stemës pasi që Maqedonia është krijuar në themelin e luftës nacional-çlirimtare dhe antifashizmit, ndërsa stema aktuale për momentin i pasqyron të gjitha atributet e shtetit dhe qytetarëve. “Ne vlerësojmë se në këtë moment nuk duhet të kemi hapje të Kushtetutës dhe ndryshim të simboleve të shtetit, as të stemës e as të…
“Patën operuar për gati katër javë, me target kryesor shtëpitë e mërgimtarëve, që janë të mbyllura dhe pa njerëz në to, por, nuk kursyen edhe shtëpitë tjera që në moment i hasnin pa njerëz”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. Vjedhjet më të mëdha ishin kryer në Pallaticë të komunës së Zhelinës, mbi dhjetë, por edhe në Tetovë dhe Gostivar. Nga policia thonë se hajdutët vidhnin çfarë t’u dilte përpara. Aparate të teknikës së bardhë, makina pune, goma të shtrenjta të makinave dhe madje edhe makina të rënda për përpunim të drurit. “Gjatë masave të ndërmarra për zbardhjen e disa…
“Ekonomia e vendit është në rënie të lirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para për shkak të rritjeve enorme të çmimeve dhe nevojiten veprime të përbashkëta urgjente. Në vend të zgjidhjeve gjysmake, kërkojmë që Qeveria dhe shumica parlamentare t’i pranojnë menjëherë propozimet e LSDM-së për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe heqjen e TVSH-së në ushqime” Këtë e tha deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska, e cila theksoi se vendimi i fundit për të kufizuar marzhet është i vonuar, gjysmak dhe thelbësisht me të meta. “Ngrirja e nivelit të çmimeve nga 1 shkurti është e gabuar, sepse të…
Një vajzë 13 vjeçe nga Shuto Orizarja e Shkupit është pajisur me dokumente, respektivisht është evidentuar nga institucionet pas marrjes së certifikatës së lindjes, përcjell TV21. Avokati i Popullit, Naser Zyberi njoftoi se së fundmi, në vendin tonë janë evidentuar 700 persona pa certifikatë të lindjes, ndërsa apelon te institucionet që të respektojnë ndryshimet ligjore, me të cilat sipas Zyberit, nevojitet vetëm dokument nga spitali ku ka lindur personi në fjalë. Një vajzë 13 vjeçe nga Shuto Orizarja e Shkupit është pajisur me dokumente, respektivisht është evidentuar nga institucionet pas marrjes së certifikatës së lindjes, përcjell TV21. Avokati i Popullit,…

