Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të enjten do të takohet me emisarin amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg.
“Kemi planifikuar të takohemi me gjeneralin Kellogg nesër, dhe është shumë e rëndësishme për ne që takimi dhe puna jonë me Amerikën në përgjithësi të jenë konstruktive”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të mërkurën.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. “Dhe më e rëndësishmja – kjo duhet të jetë jo vetëm qëllimi ynë, por një qëllim i përbashkët me partnerët tanë,” shtoi ai.
Ky takim vjen mes tensioneve të shtuara me ish-presidentin amerikan Donald Trump. Të mërkurën, Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Ukrainë.
Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj komenteve të mëparshme të Zelenskyt, i cili tha se Trump “po jeton në një hapësirë dezinformuese të krijuar nga Rusia”.


