Author: Hamdi Kumanova

Mbrojtja e Maqedonisë së Veriut në kuadër të NATO-s është më e nevojshme se kurrë dhe opinioni duhet ta dijë se paqja dhe stabiliteti arrihet edhe me investimin në kapacitetet mbrojtëse, thotë deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe ish-gjeneralmajor Pavle Arsoski. Arsoski, i cili sot, si kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, priti Asociacionin e Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se vendi ka qenë gjithmonë serioz në lidhje me obligimet e anëtarësimit në NATO, duke përfshirë udhëzimet nga Samiti i Aleancës në Uells në vitin 2014 për ndarjen e së paku 2…

Lexo më Shumë

Ironia nuk mund të ishte më e madhe. Millorad Dodik, i pritur me nderime të larta nga qeveria aktuale dhe shpëtimtari nga turpi publik i Vlenit- Stoilkovici, sot përballet me kërkesën për pesë vjet burgim dhe ndalim politik për dhjetë vjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është fytyra e vërtetë e aleancave të vlen-it — përulësi ndaj figurave që kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe vlerat euroatlantike, duke e kthyer vendin tonë në qendrën e botës sërbe të rajonit.

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, shkruan TV21. Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler thotë se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. “Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në…

Lexo më Shumë

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë kyçe për bisedimet  midis SHBA-së dhe Rusisë për një sërë çështjesh, përfshirë rishikimin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe dhe përfundimisht arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e luftës në Ukrainë. Përfaqësues nga administratat amerikane dhe ruse, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, u mblodhën në Riad më 18 shkurt për të rënë dakord mbi rihapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatëse, fillimin e përgatitjeve për një takim të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar një raport mbi hetimet e zhvilluara gjatë vitit 2024, ku rezulton se janë proceduar 629 persona për çështje të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sipas të dhënave të SPAK: 236 persona (37.5%) janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. 246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë. 147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurimi. Sipas raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në vitin 2024 numri total i personave në paraburgim është 2791, nga të cilët vetëm 270 persona ose 9.7% janë nën hetimin e SPAK.

Lexo më Shumë

Është për të ardhur keq që VLEN po mundohet të luajë rolin e zëdhënësit të Presidentes dhe Kryeministrit, duke u bërë avokatë të heshtjes së papranueshme të institucioneve shtetërore. Faktet janë të qarta: për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, as Presidenti, as Kryeministri dhe as Ministri i Jashtëm nuk e uruan publikisht këtë ngjarje kaq domethënëse për rajonin dhe për shqiptarët në veçanti. Në vend që të kërkojnë llogari dhe të mbrojnë interesin e shqiptarëve, VLEN është zhytur aq thellë në rolin e vasalëve të pushtetit, sa që tashmë janë bërë një turp për popullin…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë Hafiz Saduddin Suleiman, një nga hafizët më të njohur të Shkupit. I ndjeri Hafiz Saduddin Suleiman shërbeu si imam në xhaminë historike Murat Pashë në Çarshinë e Shkupit për shumë vite. Përderisa ishte imam në namazin e mëngjesit, të akshamit dhe të natës në xhaminë ku shërbeu për shumë vite, e kryente edhe namazin me hatme. Hafiz Sadudini, i njohur për memorizimin e fortë të Kuranit, ishte hafiz i njohur jo vetëm në Shkup, por edhe në Ballkan. Sulejmani, i cili trajnoi shumë studentë, ishte gjithashtu anëtar i Komisionit për Memorizimin e Kuranit në Myftininë e Shkupit.…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive ka nisur njëzëri procedurë për heqjen e licencës për transmetim televiziv të Televizionit Alfa për shkak të borxhit të papaguar. Televizioni do të mbyllet nëse nuk bëhet pagesa për licencën e transmetimit televiziv, por siç u theksua, ka njoftime se televizioni do ta bëjë pagesën deri në fund të muajit. Transmetuesi nuk e ka paguar tarifën e transmetimit në afatin e caktuar dhe për këtë arsye propozohet që të inicohet procedurë për heqjen e licencës”, sqaroi drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski. Agjencia i lëshon faturat në muajin janar dhe deri më tani i…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë elektrike shtëpiake në rajon, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2024. Sipas të dhënave, për konsumatorët në Maqedoninë e Veriut, çmimi mesatar për kilovat/orë është 0,0989 euro. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi paguajnë përkatësisht 0,0929 euro dhe 0,0894 euro për kilovat/orë, kurse çmimin më të ulët të energjisë elektrike e ka Kosova prej 0,0659 euro për kilovat/orë. Nëse shikojmë të dhënat se sa paguajnë vendet e tjera, veçanërisht vendet anëtare të BE-së, si Hungaria, mund të…

Lexo më Shumë

Me shqetësim të thellë dhe përgjegjësi të plotë ndaj stabilitetit të vendit dhe sigurisë rajonale, denoncojmë publikisht spastrimin e paprecedentë etnik që po ndodh në strukturat e sigurisë dhe inteligjencës në Maqedoninë e Veriut. Për herë të parë që nga viti 2001, asnjë pozicion drejtues — drejtor, zëvendësdrejtor apo ndihmësdrejtor — në tre agjencitë kryesore të sigurisë së shtetit, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake, nuk mbahet nga shqiptarët. Ky përjashtim masiv nuk është thjesht një akt diskriminimi ndaj një populli që përbën shtyllë të stabilitetit të brendshëm dhe euroatlantik të vendit. Përkundrazi,…

Lexo më Shumë

Ajri i pastër është e drejta jonë e përbashkët dhe ndotja është një sfidë që kërkon një përgjigje nga të gjithë ne. Ky është një problem që kërkon përpjekje të përbashkëta nga i gjithë komuniteti. E mirëpres donacionin më të madh në vend nga kompania e vendit EKOTIP në vlerë prej 1 milion euro, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski nër profilin e tij në Facebook. “Ky donacion i rëndësishëm i pastruesve të avancuar nga prodhuesi i njohur gjerman Mann+Hummel do të sigurojë ajër të standardeve më të larta mjekësore për kategoritë më të cenueshme: Në kopshte, shkolla, spitale dhe institucione…

Lexo më Shumë

Nga Policia Financiare njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Përparim Bajramit, ish-drejtorit të SH.A. për organizimin e lojërave të fatit “Lotaria Shtetërore e Maqedonisë së Veriut”, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare. Sipas Policisë Financiare, ai dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Lotarisë në shumë prej 24.636.045 denarëve. “Me datë 05.07.2023 ka lidhur marrëveshje për dhënie me qira të objektit administrativ dhe afarist me personin juridik “HEJ SHPK” Shkup për objekte afariste të cilat nuk janë përshtatur dhe nuk ishin të gatshme për përdorim për nevojat e SH.A. ” Lotaria Shtetërore”, me…

Lexo më Shumë