Author: almakos

Kryeministri Zorav Zaev dhe anëtarë të tjerë të delegacionit qeveritar që janë në vizitë zyrtare dy ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot në Sarajevë do të realizojnë disa takime me përfaqësues të Këshillit të ministrave,me kryesuesit e presidencës së vendit si dhe me përfaqësues të partive të ndryshme politike. Pas takimit me përfaqësues të Këshillit të ministrave pritet konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev me kryesuesin e Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiç. Pjesëtarë të delegacionit qeveritar janë ministri i punëvë të brendshme Oliver Spasovski, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski, ministri i kulturës Robert…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit sot duhet të shpallë vendimet mbi ankesat për masat parandaluese të vendosura nga Gjykata Penale në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Titanik” e cila ka të bëjë me manipulime zgjedhore. Për të akuzuarit në rastin “Titanik”, mes të cilëve edhe ish kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile JAnakievski, Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe  ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski, Prokuroria speciale kërkoi paraburgim gjatë seancave të hapura në Gjykatën e Apelit ditën e premte. Nga PSP thonë se të akuzuarit mundet…

Lexo më Shumë

Moti sot pritet të jetë i nxehtë dhe me diell. Parashikohet të fryej erë e lehtë nga drejtimi jug-perëndimor dhe nuk përjashtohet mundësia për reshje të rralla të shiut, sidomos në pjesën veriore të vendit. Temperatura e mëngjesit pritet të jetë prej 12 deri më 20 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të lëvizin nga 31 deri në 39 gradë. Indeksi i rrezeve UV do të arrijë në 9 shkallë. Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë deri ditën e martë prej kur pritet të ketë freskim të motit.

Lexo më Shumë

Vërtet është zhgënjim i madh kur lexon se “intelektualët tanë” në bazë të tre apo katër fotografive komentojnë publikisht aktivitetet disavjeçare të një kopshti! Sikur këtyre “intelektualëve” i dhimbsen fëmijët tonë më shumë se neve prindërve! Është zhgënjyese kur disa media e bëjnë lajmin pa asnjë hulumtim edhe asnjë informatë reale. Është edhe më zhgënjyese kur përfaqësuesi ynë zyrtar pa e ditur fare se për çfarë kopshti bëhet fjalë jep intervistë për mediat që çdo qytetar qoftë edhe fare i pa shkolluar i kupton qëllimet tendencioze të tyre! Unë si prind i një fëmije që ka zhvilluar mësimin në këtë…

Lexo më Shumë

Kontesti i emrit të Maqedonisë, Turqia dhe Qipro kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara dje në Athinë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Kotcias. Pas takimit me Kociasin, Mogerini theksoi rëndësinë e Ballkanit dhe tha se rajoni do të jetë prioritet për Unionin. Ajo shprehu besimin se në muajt e ardhshëm do të ketë më shumë mundësi për të bërë përparim në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit mbi kontestin e emrit, si dhe midis Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me vështirësitë…

Lexo më Shumë

Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një kanal në afërsi të fshatit Bllacë. Ministria e Punëve të Brendshme informon se aksioni është ndërmarë nga Njësia për parandalimin e tregëtisë me armë pranë sektorit për Punë të Brendshme Shkup, në bashkëpunim me drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, njësia alfa dhe njësia për mbikqyrje të ngjarjes dhe analizës. MPB “Janë gjetur dy raketa dore M57, shtatë bomba dore,  pesë ndezëse për bomba dore, mitralozë me origjinë kineze, mitralozë me flakë 7,62 mm I prodhimit rus, pushkë automatike AK 7.62 mm, tre karikatorë të zbrazur për…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare janë të gatshme që zgjedhjet lokale të mbahen më 15 tetor, ashtu siç parashikon kodi zgjedhor. Nga BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, thonë se nuk ka asnjë arsye që kodi zgjedhor të ndryshohet dhe zgjedhjet të shtyhen. REXHAIL ISMAILI, BDI “Afat i cili parasheh me ndërrimet që janë bërë në kodin zgjedhor zgjedhjet lokale të mbahen në pjesën e parë të muajit tetor. Dhe unë shpresoj që këto zgjedhje të mbahen më 15 tetor. Dhe edhe një herë po e potencoj BDI është gati për këto zgjedhje lokale”. FADIL ZENDELI, LËVIZJA BESA “Ne qëndojmë në…

Lexo më Shumë

Amendamentet për rishikimin e buxhetit kanë përplasur deputetët e pushtetit dhe opozitës Maqedonase. Amendamenti i pestë i VMRO-DPMNE-së që të ndahen mbi dy milion euro për dëmshpërblimin e qytetarëve të Ohrit, Strugës dhe Prespër nga tërmetet, ka bërë që pushteti dhe opozita maqedonase të përplasin argumente të ndryshme të qeverisjeve të tyre në fatkeqësitë natyrore. LILJANA ZATUROVSKA, VMRO-DPMNE “Kjo që ndodh në Ohër, Strugë dhe Prespë është realitet. Ne kërkojmë që të sigurohen mjete financiare që të mudnen qytetarët të jenë të sigurt, ta dinë se Qeveria me të vërtetë ata do t’i mbështesë. Nëse për ju është barcoletë që…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit vendosi që t’ua marrë pasaportat shtatë të akuzuarve në rastin “Titanik” të cilët akuzohen për bashkim kriminal dhe krime zgjedhore. Ata po ashtu duhet të paraqiten një herë në javë në gjykatë për të siguruar organet e rendit se nuk kanë ikur nga shteti. Pa pasaportë mbeti Munir Pepiq, ish i punësuar në MPB, i cili dyshohet të ketë shpërndarë letërnjoftime për banorët e Liqenasit të Shqipërisë. Jashtë shtetit nuk do të mund të dalin as Kosta Mitrovski, Leko Ristovski, Stanko Korunovski, Dalibor Aleshkoviq dhe Katerina Velovska. GJYKATA E APELIT “Pas shqyrtimit, Gjykata e  Apelit vlerësoi se…

Lexo më Shumë

Katergoria më e margjenalizuar në shoqërinë tonë janë personat me aftësi të kufizuara. Për të drejtat e tyre, në shumë raste përkrahen nga shoqatat jo qeveritare. Edhe pse ekzistojnë qëndrat sociale, në çdo qytet, thuhet se nuk u ofrohet ndihma e nevojshme për personat me aftësi të veçanta, shkruan Almakos. Në një intervistë për Almakos, kryetari i qendrës për personat me aftësi të kufizuara Poraka, në Dibër, Bekim Ame, thotë se këto ditë është takuar me Ministrin e punës dhe politikës sociale, Mira Carovska dhe ministrin e shëndetësisë Arben Taravari, ku edhe ka kërkuar që të mbrohen kategoria e personave…

Lexo më Shumë

Koordinatori i Grupit parlamentar të LSDM-së, Tunteva dhe disa deputetë nga shumica kanë sjellur një projekt-ligj mbi ndryshimet mbi procedurën e shkurtuar për qëllim për mbrojtje më të mirë të grupeve të pambrojtura në komunikacion dhe të drejtat e tyre. Ndër risitë kryesore të propozuara, është edhe ndryshimi i moshës për të drejtën për të marrë lejen e vozitjes për automjetet, edhe atë nga 16 në 17 vjeç, ndërsa më shumë përparësi janë paraparë për grupin e qytetarëve më të rinj dhe instruktorëve në autoshkolla. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, përmban 6 nene.…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë premtimet për dislokimin e deponisë në Tetovë mirëpo tashmë disa ditë nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.  Sistemi i ri i mbyllur për ngarkim shkarkimi e mbeturinave që u lëshua një javë më parë në qytetin e Tetovës, funksionon por mbeturinat që janë  në deponin e vjetër të qytet vazhdojnë të mbeten aty. Ata janë një problem i madh si për qytetarët që kalojë aty por edhe për banorët e lagjes Dardania. Nga  ndërmarrja publike komunale Tetova –Tetovë thonë përsëri se punohet në mbarjen e mbeturinave. Stacioni i ngarkim shkarkimit  funksionon mirë, me disa  probleme fillestare të cilët…

Lexo më Shumë