Author: almakos

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme me shkrim akuzoi se Qeveria për më pak se dy muaj e ka detyruar shtetin për rreth 70 milionë euro dhe se me ribalancin e Buxhetit parashikohet rritje e huamarrjes për 150 milionë euro më shumë se e planifikuara. Qytetarët, thotë VMRO-DPMNE, duan të dinë pse shteti huazon me një shumë aq enorme dhe ku Qeveria e LSD-së planifikon ta shpenzojë. Nga ana tjetër ka reaguar LSDM-ja nga ku thonë se ribalanci i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe prezantime janë hapat e parë drejt realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesat e shtatë të akuzuarve në rastin “Titanik”. Sipas vendimit, të akuzuarve për mashtime zgjedhore dhe asistencë për keqbërje iu është marrë pasaporta dhe obligohen që të paraqiten në gjykatë një herë në javë. Në arsyetimin e vendimit të Gjykatë së Apelit shkruan: “Pas shqyrtimit të kësaj gjykate, drejt vlerësoi gjykata e shkallës së parë se duhet të parashtrohen masat e propozuara për kujdes me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit gjatë procedurës penale, që paraqet kusht për realizim të shpejt, efikas dhe ekonomik të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës…

Lexo më Shumë

“Me sa kam njohuri, ndryshimet ligjore veç janë përgatitur në Ministrinë e Shoqërisë informatike dhe të Administratës Publike . Por krahas këtij ligji priten të procedohen në Parlamente edhe ndryshime të mbi 140 ligjeve tjera që kanë të bëjnë me kriteret për gjuhën angleze, testit psikologjik dhe testit për integritete personal” thotë Rexhail Ismaili

Lexo më Shumë

22 July Gjykata e Apelit mori vendim që Munir Pepiq, anëtar i agjencisë së Inteligjencës, të mbetet pa pasaportë. Pepiq është i dyshuar i Prokurorisë Speciale në rastin “Titanik” si ndërmjetësues për letrat e njoftimit në Pustec. Më herët Apeli i refuzoi ankesat  edhe të kreut të komunës së Pustecit, Edmond Temelko, edhe ky i dyshuar në lëndën e Speciales. Pa pasaportë ka mbetur edhe Temelko i cili një herë në javë duhet të paraqitet në gjykatë. Nga Apeli bënë të ditur pa dokumente udhëtimi kanë mbetur edhe Dalibor Aleshkoviq, Kosta Mitrovski, Stanko Korunovski, Leko Ristovski dhe Katerina Velovska, gjithashtu…

Lexo më Shumë

“Për gjuhën angleze mendoj se diku duhet të jetë por që duhet të debatojmë, por të kërkosh test psikologjik dhe test për integritet personal për persona që janë njohës të mirëfilltë të profesionit, për shembull doktor shkence të sociologjisë apo psikologjisë, kjo leje që është absurde dhe madje edhe qesharake”, thotë Goran Misovski

Lexo më Shumë

“Ne do të kundërshtojmë këto ndryshime jo vetëm të gjuhë angleze, por edhe të testit psikologjik dhe atij për integritet personal, për faktin se janë kritere të bazuara në standard të larta evropiane . Madje habitem si BDI do të pranojë, kur kjo parti ka qenë pro vënies së këtyre kritereve që bëmë para dy viteve”,thotë  Ilija Dimoski

Lexo më Shumë

Marrëveshja me Bullgarinë hap perspektiva serioze për Maqedoninë, ndërsa prej saj Maqedonia ka përfitim serioz. Marrëveshja do të dakordohet kur ta ratifikojë Parlamenti, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Shtip. “Pas të gjitha sugjerimeve të cilat do t’i marrim prej opinionit të ekspertëve, nga Parlamenti dhe Qeveria, shpresoj se do të vijë drejt kontraktimit të marrëveshjes. Marrëveshja sillet prej Parlamentit. Parlamenti në fund voton. Nëse diçka është në dëm të Maqedonisë, Parlamenti ynë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt ndaj qytetarëve dhe nuk duhet të frikësohemi. Nëse diçka është mirë, Parlamenti do të votojë. Unë si politikan i udhëzuar…

Lexo më Shumë

Në kalimin kufitar Bogorodicë dhe Dojran sot në mëngjes për dalje nga shteti pritet prej 30 minuta deri në një orë. Sipas informatave të Lidhjes Auto Moto e Maqedonisë, në kalimin kufitar Bogorodicë pritet një orë, derisa në kalimin kufitar Dojran rreth 15 deri në 30 minuta. Në kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. (mia.mk)

Lexo më Shumë

Në seancën gjyqësore ku po gjykohen të akuzuarit për rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave” është rrëfyer Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001. Ai në detaje para gjykatës ka folur që nga dita e ardhjes së tij në Kumanovë e deri në ditën e 9 majit, kur shpërtheu përleshja e armatosur mes njësitit special të Maqedonisë me grupin e armatosur në Lagjen e trimave- Kumanovë. Në pyetjen e avokates mbrojtëse Artene Ademi Iseini se kur, pse dhe për çfarë arsye ka ardhur Sami Ukshini në Maqedoni, ky i fundit…

Lexo më Shumë

22 July Në Ohër janë regjistruar këtë mëngjes dridhje të reja. Bhët fjalë për dy tërmete të vogla, njëri prej 2.5 shkallë sipas Rihterit me epiqendër 16 kilometra në jug të Ohrit dhe në thellësi prej 2 kilometra. Tërmeti i dytë poashtu ka qenë me fuqi prej 2.5 shkallë sipas Rihterit, ndërsa është regjistruar në ora 4.49, 9 kilometra nga Jankovci dhe me thellësi prej 2 kilometra. Nga 18 qershori deri më sot rajoni i Ohrit ka përjetuar mbi një mijë tërmete dhe si më i fuqishëm ishte tërmeti i regjistruar me 5 shkallë sipas Rihterit, tërmet i cili shkaktoi edhe…

Lexo më Shumë

Shefit Xhaferi, anëtari i LPK, themeluesi i UÇK-së dhe i pari i logjistikës së luftës në Maqedoni,njëherë dhe i njohur si komandant Kravata ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ish-gjeneralit dhe publicistit Petrit Mënajt. Reagimi ka pasuar pasi që Mënaj ka folur se kush e meriton fitoren në Gostivar, duke përkrahur Nevzat Bejtën. Kjo ka qenë përgjigja e Menaj: “Petrit Menaj mos u ngatro me Gostivarin se ka zot shpije ate e dimi ne ne Gostivar se kush meriton, mos i jep shum zor kesaj pune, meru me ca pune qera” (botasot.info)

Lexo më Shumë

“Pirja e duhanit  seriozisht e dëmton shëndetin e qytetarëve”, këtë vazhdimisht  e apelojnë ekspertët. Por, pavarësisht kësaj, përqindja e personave që pinë duhan në Maqedoni është e lartë. Analizat botërore tregojnë se mbi 46% e meshkujve në Maqedoni e përdorin duhanin, ndërsa përqindja e femrave arrin në 26.8%, që është mbi mesataren e vendeve me bruto prodhim vendor të mesëm. Maqedonia gjendet në vendin e tretë në botë sipas numrit të cigareve të konsumuara për kokë banori, ndërsa numri i duhanpirësve vazhdimisht po rritet. Këto analiza bëhen pas iniciativës së partisë në pushtet, LSDM, për ndryshime ligjore të Ligjit…

Lexo më Shumë