Dy spitalet e Strugës, Qendra për dializë dhe spitali i përgjithshëm i qytetit, kanë dorëzuar deri te ministri i ri i Shëndetësisë një kërkesë për 73 punësime të reja. Arsyeja për kërkesat për punësime të reja është se një pjesë e të punësuarve të tanishëm largohen ose tashmë kanë shkuar në pension, ndërsa spitalet kanë edhe nevojë për mjekë specialistë dhe kuadër të rregullt mjekësor. Nga Qendra për dializë kërkojnë gjashtë mjekë, dy infermiere, dy teknikë laborantë, pesë infermierë, pastruese, ekspert të informatikës, psikolog, vozitës dhe punëtor për në kuzhinë. Nga Spitali i përgjithshëm kanë nevojë për 48 punësime të…
Author: almakos
Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme armësh në fshatin Bllacë. Sipas policisë në fshatin Bllacë, më saktësisht në afërsi të rrugës rajonale drejt Kosovës, në një kanal përskaj rrugës së asfaltuar janë gjetur dy granata M57, pesë ndezëse për bomba dore, mitraloz të prodhimit kinez, mitraloz 7.62 mm të prodhimit rus, pushkë automatike AK 7.62 mm, tre korniza boshe për pushkë automatike dhe tre qese me gjithsej 2141 plumba të kalibrit 7.62 mm. Në vendin e ngjarjes, nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme – Shkup, është kryer ekspertizë dhe mjetet e gjetura janë marrë, pas së cilës,…
Secili gjykatës për punën e tij duhet doemos të ketë edhe përgjegjësi penale, shprehet avokati Zvonko Davidoviq, duke komentuar vendimet e gjykatave lidhur me kërkesat e PSP-së për paraburgim dhe ankimimet e të akuzuarve që t’u kthehen pasaportat. Davidoviqi konsideron se vetëm përmes reformave rrënjësore në sistemin gjyqësor, do të mund të mënjanohet ndjenja se vlejnë arshinë të dyfishtë kur prokuroria e rregullt dhe ajo speciale kërkojnë paraburgim. A është zgjuar gjyqësore dhe ka filluar të punojë dhe mendojë, do të shohim në lëndët e para që Prokuroria Themelore Publike do t’i parashtrojë me propozim për masën e paraburgimit, ndaj…
Qyteti i Shkupit sot i filloi punët ndërtimore në fazën e dytë nga projekti për rikonstruim të rrugës Saraj. Në fillimin e punëve ndërtimore morën pjesën kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati. “Sot fillojmë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për komunën e Sarajit dhe Shkupit, ndërsa kjo është faza e dytë nga projektit për rikonstruim e rrugës Saraj. Vitin e kaluar e rikonstruuam këtë aks rrugor në drejtim të kishës “Sveta Zllata Megllenska” deri në rrugën që çon drejt fshatit Lubin, në gjatësi prej 665 metra. Sot e vazhdojmë këtë projekt, prej…
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për gjetjen e një arsenali armësh në fshatin Bllacë. Konfiskimi ka ndodhur në afërsi të rrugës rajonale në drejtim të Kosovës, në kanalin pranë një rrugë të paasfaltuar. Në raportin e policisë theksohet se janë gjetur mitralozë, pushkë automatike, granata dore, ndezëse për bomba dore dhe municion i ndryshëm. Departamenti i Punëve të Brendshme, ka kryer hetim dhe sende janë larguar, pas të cilës, me urdhër të Prokurorit Publik të Prokurorisë Publike të Shkupit do të dorëzohen në Departamentin për Përgatitjen e Analizave Teknike. /SHENJA/ [embedded content]
Shtetasja 56-vjeçare e Serbisë ka humbur jetën sot në aksidentin rrugor që ka ndodhur në autostradën A-1, aksi rrugor fshati Udovë – fshati Marvinci, kundrejt fshatit Josifovë. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në aksidentin rrugor në vendngjarje ka vdekur D.H, bashkudhëtare në automjetin e udhëtimit. Vdekja është konstatuar nga ana e ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, transmeton MIA. Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në orën 9.20 minuta mes një automjeti të udhëtimit “tojota avenis” e drejtuar nga V.S, nga Serbia dhe “pezho” 308 drejtuar nga S.P., gjithashtu nga Serbia. Në vijim është ekspertiza nga ana e…
Ish-partia në pushtet, VMRO-DPMNE, e akuzoi Qeverinë e drejtuar nga Zoran Zaev se për më pak se dy muaj e ka obliguar shtetin për rreth 70 milionë euro dhe se me ribalancin e buxhetit parashikohet rritje e huamarrjes për 150 milionë euro më shumë sesa shuma e planifikuar. Partia e udhëhequr nga Gruevski vlerëson se qytetarët duan ta dinë përse shteti huazon me një shumë aq enorme. Gjithashtu, VMRO kërkon shpjegime se si do t’i shpenzojë partia këto para.
Çdo ditë e më shumë janë duke u shtuar zërat kundërt xeheroreve në Maqedoni. Qytetarët e Dojranit nesër do të shprehen nëse janë ‘Për’ ose ‘Kundër xeheroreve në Komunën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisionin parlamentar për Financa dhe Buxhet sot po vazhdo debati për ribalancin e buxhetit të propozuar nga Qeveria. Debati filloi të hënën kur ministri i Financave e elaboroi ribalancin e propozuar. Qëllim kryesor i ribalancit, siç elaboroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, është që t’i zvogëlojë shpenzimet joproduktive dhe të sigurojë hapësirë për realizim të politikave të qeverisë së re. Të ardhurat e përgjithshme në gjashtë muajt e parë janë 86,4 miliardë denarë që është 46 për qind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa të dalurat janë 94,6 miliardë denarë. Në anën e shpenzimeve ulje serioze ka tek shpenzimet për…
VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme me shkrim akuzoi se Qeveria për më pak se dy muaj e ka detyruar shtetin për rreth 70 milionë euro dhe se me ribalancin e Buxhetit parashikohet rritje e huamarrjes për 150 milionë euro më shumë se e planifikuara. Qytetarët, thotë VMRO-DPMNE, duan të dinë pse shteti huazon me një shumë aq enorme dhe ku Qeveria e LSD-së planifikon ta shpenzojë. Nga ana tjetër ka reaguar LSDM-ja nga ku thonë se ribalanci i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe prezantime janë hapat e parë drejt realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë…
Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesat e shtatë të akuzuarve në rastin “Titanik”. Sipas vendimit, të akuzuarve për mashtime zgjedhore dhe asistencë për keqbërje iu është marrë pasaporta dhe obligohen që të paraqiten në gjykatë një herë në javë. Në arsyetimin e vendimit të Gjykatë së Apelit shkruan: “Pas shqyrtimit të kësaj gjykate, drejt vlerësoi gjykata e shkallës së parë se duhet të parashtrohen masat e propozuara për kujdes me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit gjatë procedurës penale, që paraqet kusht për realizim të shpejt, efikas dhe ekonomik të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës…
“Me sa kam njohuri, ndryshimet ligjore veç janë përgatitur në Ministrinë e Shoqërisë informatike dhe të Administratës Publike . Por krahas këtij ligji priten të procedohen në Parlamente edhe ndryshime të mbi 140 ligjeve tjera që kanë të bëjnë me kriteret për gjuhën angleze, testit psikologjik dhe testit për integritete personal” thotë Rexhail Ismaili

