23 July Edhe pse sot skadon afati 48 orësh brenda të cilit Apeli duhet të merr vendime lidhur me ankesat e udhëheqjes së VMRO DPMNE-së për kthimin e pasaportave, nga Gjykata njoftojnë se vendimet do të bëhen publike më së voni deri nesër. Në pyetjen e televizionit Alsat nëse vendimet veçmë janë marrë, nga Gjykata e Apelit morëm përgjigjen se për momentin është vendosur vetëm struktura e dokumentit. Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë të akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale për shpërdorim të parave në fushatë zgjedhore dhe shkeljen e të drejtës…
Author: almakos
23 July Arsyetimet e Prokurorisë Speciale me të cilat kërkohet paraburgim për një pjesë të të akuzuarve janë serioze, ndërsa masa e tillë ende nuk është realizuar. Kjo për ish prokurorin publik, Jovan Tërpenovski është mundësi për përsëritjen e veprës, pasi personat janë në funksione të cilat ua mundësojnë këtë, por edhe për ndikime tjera ndaj procedurës. Më së shumti ka rrezik që të ketë ndikim ndaj personave që duhet të dëshmojnë në procedurë, se kjo është e mundur flet edhe sjellja e deritanishme e personave që i ndjekë Specialja, duke u nisur nga ajo se në çfarë pozite janë.…
23 July Deri të martën temperaturat në vend do të jenë shumë të larta. Sinoptikanët mot të freskët dhe ulje të temperaturave paralajmërojnë prej ditës së mërkurë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se deri të martën temperaturat në vend do të arrijnë madje deri në 40 gradë celsius. Për këtë, rekomandojnë që qytetarët të bëjnë kujdes dhe të mos dalin pa nevojë. Prej ditës së martës pasdite, sipas meteorologëve, vendi do të jetë nën ndikimin e masës jostabile të ajrit me reshje të shiut dhe erë të fuqishme. Të mërkurën, të enjten dhe të premten, paradite do të ketë…
Një refugjat palestinez 23 vjeçar i cili më 19 korrik ka mbërritur në fshatin Vaksincë, fizikisht është sulmuar dhe grabitur nga ana e tre pakistanez. Policia sot njoftoi se rasti është paraqitur në SPB Kumanovë nga ana e kujdestarit në stacionin policor Sopot i cili ka informuar se 23 vjeçar A.F. ka deklaruar se është grabitur prej tre pakistanezë të cilët i kanë marrë 150 euro. Nga biseda e realizuar me të është konfirmuar se ai me një grup emigrantësh ka mbërritur në Vaksincë ku është pritur nga tre pakistanezë të cilët kanë qenë të obliguar për pritjen dhe dërgimin e…
Vizita e delegacionit qeveritar të Maqedonisë në nivel të lartë në Bosnjë e Hercegovinë është fillimi i bashkëpunimit të paralajmëruar intensiv mes të dy shteteve dhe është në frymën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal të nevojshëm për integrime euroatlantike, vlerësuan kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq në takimin e sotëm në Sarajevë. “Republika e Maqedonisë dhe Bosnja e Hercegovina sot në vepër e realizojnë obligimin e ndërmarrë për zhvillim të bashkëpunimit rajonal para Bashkimit Evropian”, theksoi kryeministri Zaev. Në takim, siç kumtoi Shërbimi qeveritar, është konstatuar se të dy…
VMRO- DPMNE ka akuzuar Prokurorinë Speciale se është politike dhe kontrollohet nga partia e Zoran Zaevit. Bojan Stojanovski nga VMRO, në një konferencë të mbajtur para Prokurorisë Speciale tha se të gjitha rsatet e hapura nga PSP si “Target”, “Fortesa”, “Treqind”, “Titanik”, “Trajektore”, “Tank”, “TNT” “Transporter”, “Tenderë” dhe të tjerë, janë tërësisht konstruksione politike dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me drejtësinë. “Akuzat për të gjithë këto raste të hapura janë pa asnjë provë, janë me qëllim që të bëhet persekutim politik ndaj VMRO-së, i inspiruar nga LSDM. PSP përpiqej që me para të arrinte në deklarata të rreme…
Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se nuk do të ketë rizgjedhje masive të gjykatësve duke hequr të vjetrit dhe vendosur të rinjtë dhe se reformat në gjyqësor që i ka paraparë Qeveria janë keqinterpretuar. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Osmani ka thënë se do të rritet roli i Këshillit të ri Gjyqësor me ndryshimet që do të pësojnë për zgjedhje dhe disciplinim të gjykatësve dhe kështu do të vihet vetëm kontroll i kualitetit e nuk do të bëhen shkarkime dhe emërime masive. “Madje dhe njëra nga masat e parapara në planin 3-6-9 është anulimi i…
U bënë dy vjet që nga vrasja e komandantit të UÇK-së, Xhemail Rexhepi, i njohur me nofkën “Komandant Shqiponja”. Në Kumanovë sot po mbahet akademia përkujtimore për ta kujtuar këtë figurë jo vetëm të luftës, por të rezistencës, heroizmit dhe patriotizmit. Në ceremoni po marrin pjesë qytetarë e bashkëluftëtarë të Xhemail Rexhepit, të cilët thanë se ishin të pranishëm për t’ua bërë me dije familjarëve të tij se në këtë dhimbje nuk janë të vetëm, pasi siç u quajt atentati ndaj Xhemail Rexhepit ishte një atentat politik jo vetëm ndaj Shqiponjës po ndaj të gjithë popullit shqiptar. Rikujtojmë se dorasi…
VMRO-DPMNE ka akuzuar sot Qeverinë se vazhdimisht është duke marrë borxhe, duke marrë 70 milionë euro vetëm brenda dy muajve të fundit. Sipas tyre, rishikimi i buxhetit parasheh rritje të borxhit për 150 milionë euro, që është më shumë se ajo që ishte planifikuar. Nga VMRO thonë se ministri Dragan Tevdovski vetëm në disa ditë ka krijuar borxh të ri prej 4.5 miliardë denarë vetëm në bazë të ankandeve të letrave me vlerë. Nga ana tjetër në reagimin e LSDM-së thuhet se sa i përket çështjes e marrjes së borxheve, huamarrja e krijuar nga partia e Nikolla Gruevskit është zvogëluar.…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev ka filluar vizitën zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), me takimin e tij me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiç, raporton Anadolu Agency (AA). Pritja solemne është bërë para godinës së institucionit të BeH-së pas së cilës do të mbahet edhe takimi i delegacionit të Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Do të nënshkruhet edhe Memorandum mirëkuptimi mes Ministrisë së Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë. Gjatë vizitës do të…
Kryeministri Zorav Zaev dhe anëtarë të tjerë të delegacionit qeveritar që janë në vizitë zyrtare dy ditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot në Sarajevë do të realizojnë disa takime me përfaqësues të Këshillit të ministrave,me kryesuesit e presidencës së vendit si dhe me përfaqësues të partive të ndryshme politike. Pas takimit me përfaqësues të Këshillit të ministrave pritet konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zaev me kryesuesin e Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiç. Pjesëtarë të delegacionit qeveritar janë ministri i punëvë të brendshme Oliver Spasovski, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski, ministri i kulturës Robert…
Gjykata e Apelit sot duhet të shpallë vendimet mbi ankesat për masat parandaluese të vendosura nga Gjykata Penale në lëndën e Prokurorisë Speciale, “Titanik” e cila ka të bëjë me manipulime zgjedhore. Për të akuzuarit në rastin “Titanik”, mes të cilëve edhe ish kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile JAnakievski, Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski, Prokuroria speciale kërkoi paraburgim gjatë seancave të hapura në Gjykatën e Apelit ditën e premte. Nga PSP thonë se të akuzuarit mundet…

