Author: almakos

Qeveria në ditët në vijim do ta adresojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve si çështje e rëndësishme që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, deklaroi sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani. “Në ditët në vijim Qeveria do ta shqyrtojë dhe shpresojmë shpejt ta miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve para takimit të SÇE dhe Ministrisë së Drejtësisë kushtuar implementimit të reformave nga Plani 3-6-9 që kanë të bëjnë me gjyqësorin… Ai theksoi se nuk pret obstruksione nga opozita. “Mendoj se jo për atë që ata kishin qëndrim publik se do ta ndryshojnë raportin ndaj komunitetit shqiptar…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Bylent Salihi deklaroi se janë formuar tashmë Këshilli dhe grupi punues për vëzhgimin e reformave në gjyqësor që duhet të zbatohen. Në Planin e njohur si 3-6-9 ka gjithsej 13 masa për sistemin gjyqësor. Për to është kompetente pikërisht ministria e Drejtësisë, por strategjia do të jenë gati madje në vjeshtë. [embedded content]

Lexo më Shumë

Vepra më e rëndë e kryer nga gjuha e urrejtjes ishte hyrja e dhunshme në Kuvend më 27 prill, shprehen nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut. Nga kjo organizatë sot i prezantuan rezultatet nga hulumtimi i tyre për numrin dhe arsyet për vepra të ndryshme të kryera nga gjuha e urrejtjes. Në rritjen e numrit të këtyre veprave gjatë periudhës së kaluar ka ndikuar propaganda ndërsa arsyeja më e shpeshtë është përkatësia etnike. Më së shumti incidente nga urrejtja kanë ndodhur vitin e kaluar në nëntor për shkak të përshkallëzimit të krizës politike dhe nivelit të rritur…

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë ka gjasa që deputetët sërish t’i kthehen debatit për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit. Burime për televizionit Alsat thonë se deri të enjten duhet të përfundojë afati i parashikuar sipas Rregullores për rishikimin e buxhetit, pas çka derisa ai të jetë në shqyrtim të sërishëm në Qeveri, periudha prej disa ditëve do të shfrytëzohet për të përfunduar seancën e filluar për shkarkimin e Zvërlevskit. Nga ana tjetër sot koordinatorët e partive politike përveç VMRO DPMNE-së kanë zhvilluar takim me krye-parlamentarin, Talat Xhaferi. Ata kanë diskutuar për orarin e mundshëm të seancave gjatë periudhës së ardhshme. Nga LSDM-ja…

Lexo më Shumë

Qeveria edhe më tej nuk arrin të përzgjedh dhe të emërojë kuadro në disa poste të drejtorive dhe këshillave drejtues. Në këto kolltukë vazhdojnë të qëndrojnë njerëz të VMRO DPMNE-së opozitare. Kërkimi i kuadrit me të cilin do të dilet në zgjedhjet lokale nuk është ngarkesë shtesë në procesin e përzgjedhjes dhe emërimit, shprehet ministri i shoqëerisë informatike dhe administratës dhe njëherësh nënkryetar i LSDM-së, Damjan Mançevski. Sipas tij, bëhet fjalë për bisedimet të zakonshme midis partnerëve të koalicionit. Ende kemi mjaft kohë. Këtë që po e bëjmë, për dallim nga Qeveria paraprake, nuk ndodh për një ditë me vendosjen…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE për 11 vjet e partizoi gjyqësinë, ndërsa përmes instalimeve “Svarovski” prej defterit të Gordana Jankulloskës, e keqpërdori sistemin gjyqësor për të bërë përndjekjen dhe të qërojë hesape me oponentët e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, thekson LSDM në reagimin me shkrim në deklaratën e sotme të Bojan Stojanoski të VMRO-DPMNE. “Sot kur udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është duke u ballafaquar me përgjegjësinë për të gjithë atë që ua ka bërë qytetarëve dhe shtetit, VMRO-DPMNE në druajtje dhe dëshpërim vazhdon përmes pres konferencave për shtyp para institucioneve gjyqësore të bëjë presion dhe të kanoset ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Përfundoi koha…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme do të vendosë sot për ankesat e të paraburgosurve për të cilët, Gjykata e Apelit më 18 korrik vendosi që të mbeten në paraburgim, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës penale të Shkupit. Në Gjykatën supreme kanë dorëzuar ankesa Goran Grujoski, Toni Jakimovski, dhe Nikolla Boshkovski. Vendimi do të merret pasi që të sigurohet përgjigja nga Prokuroria Speciale Publike (PSP)

Lexo më Shumë

VMRO-DPNE ka akuzuar Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për procedura tëndencioze dhe të motivuara politikisht ndaj udhëheqësisë të kësaj partie. Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE tha të gjitha veprimet e PSP-së kanë për qëllim të njollosin VMRO-DPMNE-në dhe bëhen me urdhër të kryeministrit Zoran Zaev. Stojanovski del në mbrojtje të udhëheqësisë së partisë që i takon, duke pohuar se udhëheqësia nuk ka ndërmend që ta pengojë drejtësinë, pasi që, sipas tij, nuk ka kryer asnjë vepër penale, dhe se ka punuar sipas ligjeve dhe Kushtetutës. Për këtë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, duke filluar nga lënda ”Titanik”, përmes ”fortesave të paramenduara, trajektoreve dhe tankseve”,…

Lexo më Shumë

Në Komisionin për Financim dhe Buxhet edhe sot vazhdon debati rreth rishikimit të buxhetit. Kjo është dita e gjashtë e debatit rreth rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria. Deri më tani, deputetët e VMRO-së dhe ata të LSDM-së  janë përplasur rreth buxhetit. Rishikimi i buxhetit parasheh shkurtime të shumta në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për Universitetin Nënë Tereza, të cilit i hiqen më shumë se gjysmë milioni euro. Deputetët e BDI-së me anë të një amendamenti u përpoqën që të bëjnë ndryshime në buxhetin e Universitetit Nënë Tereza, por sipas asaj që ata kërkonin,…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i bashkëpunimit rajonal nuk mund të jetë zëvendësim por rrugë më e shpejtë për t’u anëtarësuar në BE, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë rajonale për TV N1 të dhënë gjatë vizitës së tij zyrtare në BeH. “Të gjitha vendet perëndimore do ta na respektojnë nëse ne jemi të lidhur. Pasi që në këtë mënyrë bashkërisht më lehtë do t’i pushtojmë këto tregje. Këtu janë edhe fondet e BE-së prej të cilave më lehtë do të marrim mjete”, thotë Zaev duke iu përgjigjur pyetjes nëse beson në tezën se Brukseli dëshiron të krijojë një Jugosllavi të re, si…

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se sot do të ketë ndërprerje të komunukacionit në rrugën magjistrale A1 që lidhë Kërçovën me Ohrin, në afërsi të pjesës Presekë-Vërbjan. Ndërprerja do të ndodhë ndërmjet orës 13:00 dhe 15:00, në kohëzgjatje prej 15 minutave. Komunikacioni jasht qyteteve është rritur në mëngjes. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia, edhe pse është rritur numri i automjeteve që hyjnë dhe dalin. Kjo informatë ka të bëjë me pjesën maqedonase të kufirit.

Lexo më Shumë

Zv. ministri për Punë të Jashtme të Greqisë, Ioannis Amanatidis, ka deklaruar se Greqia e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e organizatave ndërkombëtare, si OKB-ja. Ai shtonë se Greqia mbronë interesat kombëtare në këtë kontekst. Duke folur për Maqedoninë, Amanatidis edhe njëherë konfirmoi qëndrimin e Athinës se ”Greqia dëshiron qëndrueshmëri dhe mbajtje të kohezionit të vendit dhe ishte e vetmja e cila nuk ndërhyri në punët e brendshme gjatë krizës jo shumë të largët”. Mirëpo, zv. ministri grek thotë se Maqedonia duhet që ta braktisë iredentizmin, që sipas tij, te gjeneratat e reja krijon frikë ndaj Greqisë. Amanatidis thotë…

Lexo më Shumë