Author: almakos

Sërish janë regjistruar lëkundje të tokës në rajonin e Ohrit. Gjatë natës janë regjisturar dy dridhje të reja. I pari ishte regjistruar me fuqi prej 3.4 gradë Rihter, me epiqendër në Ohër, me thellësi prej 2 Km.Tërmeti i dytë me më pak intensitet prej dy 2 gradë Rihter, kurse me 1 thellësi Km. Epiqendra poashtu ishte në Ohër.Përndryshe, tërmeti më i fuqishëm që është regjistruar në periudhën e fundit ka ndodhur në Ohër, edhe atë me 5 gradë Rihter.

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit në Shkup në ueb faqen e vet i publikoi vendimet rreth ankesave për masat për kujdes të shqiptuara nga Gjykata penale për të akuzuarit në rastin “TtianiK” të PSP-së për parregullsitë zgjedhore.Të gjitha ankesat e PSP-së dhe të akuzuarve janë refuzuar si të pabaza. Për të akuzuarit në rastin “Titanik”, mes të cilave ish-kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, si dhe ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-shefi i kabinetit kryeministror, Martin Protogjer dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski, PSP kërkonte paraburgim si masë për…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme sot do të duhet të diskutojë për ankimimet e vendimit të Gjykatës së Apelit për paraburgim të tre të akuzuarit në rastin “Target” dhe “Fortesa”. Të dyshuar në këtë lëndë janë ish kryeshefi e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish shefi e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Nikolla Boshkovski. Gjykata Penale fillimisht vendosi që t’ua marrë pasaportat, por pas ankesës së Prokurorisë Speciale, gjykata e shkallës së dytë, ajo e Apelit, u ka shqiptuar 30 ditë paraburgim, pas së cilës pala mbrojtëse është ankuar në Gjykatën Supreme.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. Në suaza të vizitës, krahas me nikoqirin, është paraparë Dimitrov të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është paraparë pres konferencë e përbashkët të dy ministrave.

Lexo më Shumë

Muharrem Murati nga Tetova ka humbur më shumë se 30 dele nga kopeja e tij. Mëngjesin e sotëm dhentë i ka gjetur në këtë gjendje… Ai nuk është i sigurtë se kush ka mundur ta sjellë në këtë gjendje kopenë e tij. Dyshon se mund të ketë qenë ndonjë kafshë e egër që sillet rreth vendit ku i ruan delet. Në mëngjes në ora pesë, pesë e pesëmbëdhjetë delet ishin të shtrime, të plagosta. Kur i pash, shiqo andej-këndej, derisa i numërova sa janë të mbytur…Ato i pashë unë. Ka hy te teli. Se di çfarë ka qenë. Ka hy…

Lexo më Shumë

Në fillim të muajitt gusht pritet xhirimi i sekuencave të para për mini serialin kushtuar jetës dhe veprës së presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Alija Izetbegoviq, shkruan AA. Jeta e Alija Izetbegoviqit do të ekranizohet në serialin prej gjashtë episodash. Skenari për filmin është i shkrimtarit Ahmet Tezxhan, regjia është e Ahmed Imamoviqit ndërsa rolet do të luhen nga aktorë turq dhe boshnjakë. Përgatitjet për fillimin e xhirimit të kuadrove të para ka kohë që kanë filluar, ndërkohë që është planifikuar edhe një mbrëmje Gala e cila do të mbahet këtë vit pas çka filmi do të…

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1774344642606380/ Qytetari nga Dibra Xhemail Çupi, njëherë dhe në bordin drejtues të Lëvizjes Besa, dega në Dibër, në një intervistë për Almakos,  thotë se edhe pse qyteti është i boshatisur, ku të rinjtë ikin jashtë, ka një anë pozitive. Ai përmend figurat dibrane, të cilët kanë vepruar dhe që janë në poste të larta të institucioneve të vendit, por edhe jashtë Maqedonie. Çupi, e sheh me një sy të mirë, edhe ikjen e dibranëve, veçmas ata dibranë që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë, ku edhe kanë kthyer kokën pas, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dibran në Maqedoni. Ata kanë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë vendosi të miratojë një orar fleksibil të punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore, Me këtë iniciativë do t’u del në ndihmë prindërve të cilët fillojnë punën në orar të ndryshëm, por edhe qytetarëve, trë cilët kanë për obligim të paguajnë taksat shtetërore si dhe për nevojat e tyre administrative. Adminstratori Shiqiri Korumi, për Almakos thonë se ky ndryshim është në dobi të qytetarëve, ndërsa për të punësuarit e administratës do të duhet të përkushtohen më shumë, për nevojat e qytetarëve. Ndërsa për analistin Xhensur Iseni, ndryshimi i orarit do të sjell efikasitet në punën…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, i akuzuar për krim zgjedhor dhe bashkim kriminal shpëtoi nga paraburgimi, por ngeli pa pasaportë, pasi Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë që Gruevski të mbetet pa dokumentin e udhëtimit, si preventivë për ikje eventuale nga shteti. Nga paraburgimi shpëtuan edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Arsyet për vendimet e tilla do të shpalosen nesër. Meqë nuk ka mundësi ligjore për ankesa të mëtutjeshme, në Gjykatën Supreme tani do të shqyrtohen vetëm paraburgimet që u konfirmuan në Gjykatën e Apelit.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se Qeveria që ai drejton është e interesuar që të krijojë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo sipas tij, është në interes të vendit por edhe në interes të shteteve fqinje. Gjatë një interviste për TV N1 të Bosnjës e Hercegovinës, Zaev është shprehur se Qeveria e re ka vendosur t’i zgjidh kontestet me të gjithë fqinjët. ZORAN ZAEV, KRYEMINSITËR I MAQEDONISË “Tani janë të shkëlqyera marrëdhëniet me Bullgarinë dhe me Shqipërinë, madje edhe me Greqinë. Vendosëm me çdo çmim të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kërkojmë ndihmë që të…

Lexo më Shumë

Kompetencat për vlerësimin e punës së gjykatësve do t’i kthehen Këshillit Gjyqësor, ndërsa Qeveria e re nuk do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve. Poashtu në Maqedoni nuk do të praktikohet as modeli i vetingut në Shqipëri, tha zëvendëskryeministri për euro integrime Bujar Osmani, me arsyetimin se Maqedonia ka specifika të tjera. Ai tha se ky vendim ka ardhur që të mos lejohet politika dhe Qeveria të ndërhyjnë në zgjedhjen e gjykatësve, ndërsa edhe verifikimi i fakteve do të bëhet nga Këshilli Gjyqësor. BUJAR OSMANI, ZËVENDËS KRYEMINISTËR PËR EURO INTEGRIME “Interpretimi se përzgjedhje dhe rizgjedhje e gjykatësve do të bëhet në…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2016-të janë shënuar 70 incidente, që sipas Komitetit të Helsinkit, janë motivuar nga urrejtja. Në raportit vjetor për krime nga urrejtja të përgatitur nga ky komitet, thuhet se viktimat dhe kryerësit e incidenteve zakonisht janë të bashkësive të ndryshme etnike. Ndërsa, 70% e incidenteve të regjistruara kanë ndodhur në Shkup dhe rrethinën e Shkupit. GRAFIKË: 43 incidente në Shkup 8 në Kumanovë 4 në Manastir dhe Tetovë 3 në Demir Kapi dhe Negotinë 2 në Kavadar 1 në Gostivar, Shtip dhe Koçan URANIJA PIROVSKA,KOMITETI HELSNIKIT “Ajo që ne e konstatojmë me vitë është që shteti nuk ndërmerr masa…

Lexo më Shumë