Author: almakos

Shkupi sot shënon 54 vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 nga i cili humbën jetën 1070 persona ndërsa u plagosën 300 të tjerë. Në përvjetorin e 54 të tërmetit shkatërrues, do të shënohen disa aktivitete përkujtimore nga naa e Qytetit të Shkupit. Pas tërmetit të 26 korrikut të vitit 1963 e gjithë bota ishte alarmuar dhe angazhua të ndihmojë Maqedoninë. Kështu më 14 tetor të të njejtit vit, OKB njëzëri miratoi rezolutë për dhënnien e ndihmës Qeverisë së Jugosllavisë së atëhershme për rindërtimin e Shkupit të shkatërruar.

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova kurrë nuk do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, e kjo sipas tij për shkak të shumë shteteve mike që ka shteti serb. Ai e ka hapur kongresin e 18-të të Federatës Ndërkombëtare për Studimin e Amerikës Latine, duke përmendur disa prej vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. “Këtu përfshihen Meksika, Nikaragua, Guatemala, Kuba, Bolivia, Paraguai, Kili, Argjentina, Brazili, Uruguai dhe Trinidad e Tobago” tha ministri serb, transmeton lajmi.net. “Kjo dihet nga të gjithë, Kosova kurrë nuk do të hyjë në UNESCO”, shtoi Daçiq. Ministri…

Lexo më Shumë

Fabrika Maya” gjendet pranë rrugës rajonale Ura e Boshkos – Burimi, pesë kilometra para fshatit të pastër ekologjik Gajre, ku ndodhet koncesioni. Lindja e kësaj fushe të biznesit, sipas drejtorit ekzekutiv Kujtim Deari, ka dy qëllime e para si çdo biznes ka fitimin dhe e dyta punësimin. Ai në një intervistë për Almakos na tregon për ciklin e biznesit, ku gjenden, dhe sa familje ushqejnë, ose thënë ndryshe sa punëtorë kanë të punësuar. “Ne si fabrikë, pra si biznes, ku u hap në Nëntor të vitit 2016, për fillim si biznes i ri ballafaqohemi me problemet dhe me sfidat, të…

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare BDI-LSDM-Aleanca për Shqiptarët nuk pranuan amendamentin e Lëvizjes BESA që nga rishikimi i buxhetit, të ndahen 600 mijë denarë për ndriçim efikas në Çarshinë e Shkupit. Në Arsyetimin e amendamentit, deputeti Fadil Zendeli, deklaroi se Çarshia e Shkupit, është vend që u përket të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht në cilin qytet jetojnë, pasi ka simbolikë të rëndësishme historike, andaj edhe duhet t’i përkushtohet rëndësi e veçantë.“Ju ftoj të gjithëve si deputet që ta përkrahni këtë amendament, për shakk se ky amendament nuk lidhet me komunën e Gostivarit, me Komunën e Manastirit, ose me komunën e Strumicës, për…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Shqipërisë do të zhvillojnë për herë të parë mbledhje të përbashkët qeveritare në vjeshtë të këtij viti. Këtë e kanë kumtuar sot dy shefat e diplomacisë së këtyre dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Ditmir Bushati, pas takimit të realizur në Tiranë.  Ministri Bushati theksoi se takimi i përbashkët i dy qeverive është një zhvillim i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në këtë mbledhje mes tjerash, do të diskutohen edhe projekte të përbashkëta të dy vendeve. “Në vijim të bisedës dhe dakordësisë në Trieste mes dy kryeministrave, ne sot ramë dakord bashkë për të…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve ende po kalkukon për emërimet e prokurorëve të rinj të cilët duhet të zëvendësojnë ata të cilëve u ka skaduar mandati ose do të dalin në pension. Fatin e konkursit të parë të shpallur në vitin 2016 për të cilin Televizioni Shenja raportoi para dhe pasi dështoi, si duket do ta ndjek edhe këtë konkurs të publikuar më 22 qershor të këtij viti nga i cili duhet të dalin emrat e 17 prokurorëve të rinj, gjithandej Maqedonisë.Kërkohen shtatë prokuror publik dhe një prokuror themelor që do të punësohen në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar…

Lexo më Shumë

Edhe ish ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska shpëtoi nga paraburgimi. Mbeti në fuqi vendimi  për t’ia marrë vetëm pasaportën dhe premtimi që ajo ia dha gjykatës se do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me sistemin gjyqësor. Me këtë vendim, ka mbaruar maratona e ankesave të Prokurorisë Speciale në Gjykatën e Apelit. “Gjykata e Apelit solli vendim me të cilin i refuzoi ankesat e të akuzuarve si të pabaza, dhe të njëjtën e bëri edhe me ankesat e Prokurorisë Speciale për shqiptimin e masës së paraburgimit. Gjykata i vërtetoi vendimet e Gjykatës Penale me të cilat të…

Lexo më Shumë

Në një version komplet ndryshe, i akuzuari për vrasjen e Almir Aliut, Boban Iliq sqaroi edhe një herë ditën kur ka ndodhur incidenti. I pa sigurtë dhe jo shumë i qartë në atë që shpjegonte, Iliq sot ndryshoi deklaratën e tij, sa i takon lëvisjes së veturës deri në momentin kur Almiri dhe nëna e tij u gjetën të përplasur në murë nga vetura e Iliq. I pyetur se përse sot është duke deklaruar ndryshe, ai u arsyetua me faktin se tani i është kthyer kujtesa dhe se nuk e mban mend atë që ka thënë herën e kaluar. I…

Lexo më Shumë

Me kërcim grupor nga mbi 200 të rinj shqiptarë dhe maqedonas, në lumin Drini i Zi në Strugë, është shënuar fillimi i manifestimit dy ditor i quajtur “Festivali i jonë”. Kjo është pjesë i projektit “Dekada e përkatësisë, festimi i dallimeve”, kurse qëllimi është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në këtë pjesë të Maqedonisë. Ndarja etnike, shpjegojnë disa prej fëmijëve, mund të shihet edhe nëpër plazhe. “Ne maqedonasit dhe shqiptarët jemi ndarë shumë. Unë merrem me basketboll dhe gjatë stërvitjeve kam mundur të shoqërohem me shokët tanë shqiptarë. Që tani, unë dhe shoqet e mia shqiptare, shkojmë bashkë në plazh. Ky…

Lexo më Shumë

Shfuqizimi i Këshillit për verifikimin e fakteve është një zgjidhje e qëlluar, meqë ai është një institucion politik i krijuar nga qeveria e mëparshme. Kështu vlerësohet vendimi i ish gjykatësit dhe avokati Jovan Joanidis, i cili beson se Këshilli nuk e ka justifikuar besimin e dhënë që del nga ligji. Kompetenca e Këshillit për fakte, për mendimin tim tani do kalojë në Këshillin Gjyqësor Republikan. Kjo do të thotë se anëtarët e Këshillit Republikan Gjyqësor do të zgjidhen përsëri për shkak se anëtarët e tanishëm nuk e kishin atë kompetencë – deklaroi Jovan Joanidis, Ish-gjyqtar. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri…

Lexo më Shumë

Nesër Gjykata Supreme do të marrë vendim, nëse Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nikola Boshkovski do të përfundojnë në burgun e Shutkës. Pesë gjykatës nga gjykata më e lartë sot kanë filluar seancën për shqyrtimin e vendimit të gjykatës së Apelit për paraburgimin e tre të akuzuarve për përgjim të paligjshëm në vend, e të cilët ishin në pozicione të larta në policinë sekrete në kohën e qeverisjes së VMRO DPMNE-së. Tani gjykata Supreme në krye me kryetarin Jovo Vangelovskin, i cili është kumbari i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski duhet të vendos nëse gjykata e Apelit ka të…

Lexo më Shumë

Këshilli i komunës sw Debarcës sot nuk arriti të marrë vendim për shpalljen e referendumit për ndërtimin e një deponie rajonale në fshatin Godivje. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i komunës janë për referendum, ndërsa ata të LSDM-së kundër. Kryetari i komunës Igor Trajkovski sot u ankua se është kërcënuar me vdekje. Me qëndrim të vetin për referendumin sot doli edhe kryetari i komunës së Strugës Mustafa Zabzun. “Kjo mënyrë arrin kulmin me adresimin e kërcënimeve me vdekje para syve të publikut nga personat që janë anëtarë apo simpatizantë të LSDM-së. Për këto kërcënime me vdekje ka një numër të…

Lexo më Shumë