Author: almakos

Qeveria ka filluar me emërimin e drejtorëve të ri nëpër drejtorit dhe organet shtetërore si dhe anëtarëve të këshillave mbikëqyrës. Janë pranuar dorëheqjet e Viktor Mizos, drejtor i deritanishëm i drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike- industriale si dhe e Cvetko Grozdanovit nga Shoqata Aksionare për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste. Në vendin e tyre ende nuk janë emëruar drejtorë të ri. Nga postet e drejtorëve janë shkarkuar edhe Muedin Kahvexhi nga Shërbimi pedagogjik dhe Vesna Orvatoviq e cila udhëhiqte me byronë për zhvillimin e arsimit. Në vendin e Kostadin Bogdanov që ishte agjent qeveritar para Gjykatës Evropiane për të…

Lexo më Shumë

Në kuadër të përcaktimeve Ligjore në komunat Dibër dhe Qendër Zhup, edhe këtë vit u realizua stërpikja, respektivisht dezinsektimi kundër insekteve . Aktiviteti u krye tërë- sisht nga ekspertë të Njësisë së Entit për shëndet publik në Dibër. Udhëheqësi i kësaj njësie, Mentor Mela, tha se aktiviteti në fjalë është realizuar me sukses në prani të përfaqësuesve të pushteteve vendore. Mela sqaroi se stërpikja kundër insekteve është bërë sidomos në vendet më kritike, ku prezenca e insekteve të dëmshme është prezent. Me ekspertët të një- sisë sonë dhe me medikamentin Akuarkotrin, u bë stërpikja në lokacionet – deponia e qytetit…

Lexo më Shumë

26 July VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar sërish që në marrëveshjen me Bullgarinë të përfshihen edhe pikat që i ka propozuar partia e Nikolla Gruevskit, që kanë të bëjnë me theksimin e emrit të Maqedonisë në marrëveshje dhe identitetit maqedonas, kompetencat e Qeverisë së Maqedonisë ndaj maqedonasve jashtë kufijve shtetëror si dhe precizomi i historive të përbashkët dhe të veçanta mes dyja vendeve. Dimovski shtoi se në rast mos zbatimi të kërkesave të opozitës, Qeveria do të mbaj përgjegjësi për shkeljen e interesave kombëtare.

Lexo më Shumë

Rreth gjashtë hektarë sipërfaqe është përfshirë nga zjarri në atarin e f.Trebovle-Makedonski Brod, i cili është përhapur pardje, ndërsa akoma nuk është lokalizuar dje dhe për shkak të erës së fuqishme është aktiv dhe po përhapet, kumtoi MPB. “Nga zjarri janë përfshirë rreth pesë deri në gjashtë hektarë pronë private dhe shtetërore. Nga ekipet e Ekonomizimit me pyje (EP) Sandanski, Makedonski Brod, Njësiti i zjarrfikësve dhe dy aeroplanë të angazhuar përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Komuna Makedonski Brod, janë duke u ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit”, thuhet në Buletin. Akoma është aktiv edhe zjarri mbi digën “Kozjak”,…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë një djalë 19 vjeçarë i cili ishte goditur me armë zjarri në një dasëm në Likovë të Kumanovës. I ndjeri mbrëmë rreth orës 23:30 është dërguar në Qendrën mjekësore – Kumanovë me plagë në anën e majtë të krahërorit. Bëhet fjalë për personin me inicialet B.A. (19) nënshtetas i Gjermanisë me prejardhje nga Presheva, informojnë nga Ministria e Brendshme. “Ekipet e hetimit kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se rreth orës 22:45, derisa kanë qenë të ulur në oborrin e shtëpisë në pronësi të Z.SH. (51) nga fshati Lokovë, A.SH. (63) nga fshati Likovë e ka…

Lexo më Shumë

26 July Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite në konferencën për shtyp në Qeveri (15:00) do ta informojë opinionin për tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, që ishte miratuar në mbledhjen e djeshme qeveritare. Në konferencën për shtyp do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Qeveria në mbledhjen e djeshme e pranoi Raportin për negociatat e kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Qeveria solli vendim me të cilin përcaktohet kryeministri…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Sofje, Eric Rubin, e vlerëson lartë arritjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sipas tij, nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet hap pozitiv përpara për Ballkanin. Siç bën të ditur agjencia BTA, Rubin ka theksuar se SHBA-të i mbështetin fuqishëm tentimet për nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Këto deklarata u bënë pas takimit të tij me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov.

Lexo më Shumë

26 July Qeveria e Republikës së Maqedonisë  ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për vlerësimin e projekteve dhe programeve në Ministrinë e Kulturës në gjysmën e parë të këtij viti me ç’rast është dakorduar Ministria e Kulturës në afat prej pesë ditësh të kërkojë rishikim të jashtëzakonshëm të Entit shtetëror për revizion. Pres-shërbimi qeveritar sot kumtoi se është miratuar edhe Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kulturë me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet, siç thekson, do të mbrohet Buxheti i RM-së prej marrëveshjeve të dëmshme menaxhariale të personave drejtues në institucionet kulturore. Sipas informacionit të dhënë në seancën qeveritare,…

Lexo më Shumë

26 July Një djalosh nëntëmbëdhjetë  vjeçar ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjoks nga një dasmë në Kumanovë, bëjnë të ditur nga MPB. Sipas policisë, ata deri sa kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Z.Sh (51) ku ishte festa e 63 vjeçarit A.Sh. e ka nxjerrë pistoletën me 9 mm kalibër, të cilën e mban pa leje, ka shtënë disa herë ku njëri nga plumbat e ka goditur 19-të vjeçarin B.A. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.45. I lënduari është transferuar në Spitalin e Kumanovës ku edhe ka ndërruar jetë

Lexo më Shumë

26 July Një familje nga fshati Simnic i Gostivarit është goditur nga një ngjarje e rëndë. Një 24 vjeçar ka nderuar jetë sot vetëm dy ditë pasi i vdiq edhe i ati. Sipas të dhënave të para jo zyrtarisht flitet se shkak i vdekjes së të riut është kafshimi nga rriqrat. Ekipi i ALSAT po e ndjek nga afër ngjarjen dhe brenda ditës do të ketë informacione më të detajuara.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov i bën thirrje Qeverisë që ta publikojë dhe elaborojë tekstin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë para nënshkrimit të saj. “Mungesa e transparencës shkaktoi komente negative dhe shqetësim në opinion, i cili duhet të tejkalohet me publikimin e tekstit të marrëveshjes para marrëveshjes së saj. Çdoherë duhet të merren parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë dhe se çfarëdo lloj marrëveshje ndërshtetërore nuk guxon të jetë në dëm të interesave kombëtare të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e presidencës. Aty sqarohet se “Presidenti Ivanov, si edhe deri tani, ashtu edhe…

Lexo më Shumë

26 July Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme e pranoi Raportin për negociatat e kryera dhe tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Qeveria mori vendim me të cilin përcaktohet kryeministri Zoran Zaev ta nënshkruajë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Lexo më Shumë