Më 15 qershor 2026, rreth orës 07:55, në autostradën në ndërtim Ohër–Kërçovë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Orovnik të komunës së Debërcës, kur shtetasi K.Sh. (32) nga fshati Koroshishtë i Strugës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh të markës „Mercedes“ me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Automjeti fillimisht është përplasur në një pusetë e më pas ka goditur shtetasin L.J. (46) nga Republika Popullore e Kinës, me vendqëndrim në fshatin Izvor, i cili po kryente detyrat e tij të punës në autostradë.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, punëtori kinez L.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe vetë shoferi. Të dy janë transportuar në Spitalin Special „Shën Erasmo“ në Ohër, ku u janë konstatuar lëndimet.
Me urdhër të prokurorit publik, shoferi K.Sh. është privuar nga liria. Ekipi hetimor i SPB Ohër ka kryer këqyrjen e plotë të vendit të ngjarjes dhe, pas dokumentimit të të gjitha detajeve, ndaj tij do të dorëzohet kallëzimi përkatës ligjor.


