(Viti 1963- ora 5:17 e mëngjesit, data të shkruhet në ekran dhe të insertohet me pamje të rrënimit, në prapavi të shkojnë dy deklaratat e shkurta ) Ska ndodhur veç një dridhje. Një ka qenë ajo e madhja, pastaj në secilën 1 ose 2 minuta ka pas dridhje tjera”, tha Sheqeri Rizahu, banor i Shkupit i cili e ka përjetuar momentin e dridhjes së madhe më 1963. Menjëherë filloi të ngrihej pluhuri…E dini atëherë kishim më halla me kalldërma etj. Nuk dukej asgjë nga pluhuri, sikur të kishte re, sikur kur fryn era…”, tha Sulejman Karaxha, poashtu banor i Shkupit.…
Author: almakos
Vizitat e krerëve qeveritar të Maqedonisë, në Shqipëri, thua është një zhvillim i ri në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona sepse do të na krijojë mundësinë që përmes këtij mekanizmi të vendosim prioritet në sektorët e bashkëpunimit për të lehtësuar kësisoj realizimin e projketeve strategjike që do të sigurojnë financimin përmes fondeve europiane dhe ndërkomëbtare dhe natyrisht zbatimin e tyre. Por, sa janë të shëndosha marrëdhëniet mes dy shteteve dhe a shihet nëse ka kompromise, si dhe çka pas këtyre takimeve. Analisti Nijazi Muhamedi nuk i sheh këto takime që punohet për interesat e shtetit, aq më pak për interesat…
Sot rreth 20 kompani nga Adijamani, Turqia lindore, u bashkuan në Odën Ekonomike të Maqedonisë, ku u diskutua për zhvillimin e ekonomisë, veçmas për investimet e huaja në këtë shtet, duke prekur fushat e ndryshme të biznesit. Investime në sektorin ushqimor, të tekstilit, ndërtimtarisë, xehetarisë, pajisjeve për sektorë të ndryshëm industrial, hotelieri dhe turizëm, si dhe skenimi i klimës afariste dhe investuese, njofton Almakos. Në forumin e biznesit, që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), u prezantuan edhe potencialet për investim në Maqedoni, ndërsa u mbajtën edhe ‘tet-a-tet’ takime me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për…
Ish drejtori i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski do të shkojnë pas grilave pasi Gjykata Supreme ka vendosur tu shqiptojë paraburgim 30 ditor. Nga gjykata e lartë njoftojnë se vendimi është marrë pas shqyrtimi të këshillit pesë anëtarësh i cili ka shqyrtuar të gjitha argumentet e Prokurorisë Speciale dhe të mbrojtjes. I akuzuari i tretë, Toni Jakimovski i shpëtoi paraburgimit, por mbeti pa pasaportën diplomatike dhe pa këtë dokument nuk do të mund më të shkojë në selinë e organizatës “Selek” në Rumani të cilën ai e kryeson. Që të tre janë…
Për 48 orë kanë ndërruar jetë dy persona. 50 vjeçari ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Gostivarit, ndërsa 24 vjeçar vdiq sot në Klinikën e Infektologjisë nga e njëjta sëmundje. Në këtë spital po qëndrojnë edhe 4 persona të tjerë, gjendja e të cilëve për momentin është stabile. Gjithastu nga Klinika e Infektologjisë njoftojnë se lista e dyshimeve për vdekjen e këtyra personave është shumë e gjatë, mirëpo se bëhet fjalë për një sindrom fibril me progres të shpejtë. Drejtori i Klinikës Infektologjisë Zvonko Milenkoviq bëri të ditur se personat janë prekur nga një sëmundje ngjitëse që…
Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO është i një rëndësie vitale për paqen dhe stabilitetin në rajon, theksoi ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologen e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, raporton AA. Kodheli tha se procesi i zgjerimit të NATO-s është një proces i pandalshëm. “Shqipëria beson fuqishëm se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është integrimi euroatlantik. Procesi i zgjerimit të NATO-s, është një proces i pandashëm. Integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Aleancën e Atlantikut të Veriut është i një rëndësie…
26 July Ligji për përdorimin e gjuhëve është bërë pjesë e Strategjisë Kombëtare të legjislacionit për integrim në Bashkimin Evropian. Kjo nënkupton se miratimi i tij do të bëhet sipas strategjisë së miratimit të ligjeve që janë me flamurin e BE-së dhe votohen brenda dhjetë ditëve nga inicimi i tyre në Kuvend. Këtë për Alsat e konfirmoi zv.kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani. Mbrëmë Qeveria, me propozim të sekretariatit për çështje evropiane programin nacional për miratimin e legjislaturës evropiane në të cilën tani, prej mbrëmë bën pjesë dhe ligji për përdorimin e gjuhëve me çka krijohet mundësia ligjore dhe korniza…
Banorët e fshatit Simnicë janë të tmerruar pas ngjarjes së rëndë, kur brenda 48 orëve vdiqën babai dhe i biri ndërsa shumë familjarë të tjerë kërkuan ndihmë me simptoma të infektimit. Shumë banorë të Simnicës sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin për sëmundje infektive në spitalin e Gostivarit ndërsa më pas janë drejtuar për në Klinikën e Shkupit. Rastin e fundit se dimë si ta komentojmë, po jemi nga fshati Simnic. Si është gjendja në fshat? Unë kamë ardhur nga mëngjesi jam këtu dhe nuk e dimë si është , analizat i kam bërë mirë më kanë dalë .…
Dy persona nga fshati Simnicë i Gostivarit kanë ndërruar jetë sot në Klinikën infektive në Shkup. Ata janë sjellur me gjendje të rënduar shëndetësore dhe me temperaturë të lartë, vjellje, etj.. Ndërsa në Klinikë janë hospitalizuar katër persona nga i njejti rajon. Kështu njoftoi sot drejtori i Klinikës për sëmundje infektive, Zvonko Milenkoviq. Ai tha se të vdekurit janë meshkuj të moshës 50 dhe 23 vjeçare.
Qeveria ka filluar me emërimin e drejtorëve të ri nëpër drejtorit dhe organet shtetërore si dhe anëtarëve të këshillave mbikëqyrës. Janë pranuar dorëheqjet e Viktor Mizos, drejtor i deritanishëm i drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike- industriale si dhe e Cvetko Grozdanovit nga Shoqata Aksionare për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste. Në vendin e tyre ende nuk janë emëruar drejtorë të ri. Nga postet e drejtorëve janë shkarkuar edhe Muedin Kahvexhi nga Shërbimi pedagogjik dhe Vesna Orvatoviq e cila udhëhiqte me byronë për zhvillimin e arsimit. Në vendin e Kostadin Bogdanov që ishte agjent qeveritar para Gjykatës Evropiane për të…
Në kuadër të përcaktimeve Ligjore në komunat Dibër dhe Qendër Zhup, edhe këtë vit u realizua stërpikja, respektivisht dezinsektimi kundër insekteve . Aktiviteti u krye tërë- sisht nga ekspertë të Njësisë së Entit për shëndet publik në Dibër. Udhëheqësi i kësaj njësie, Mentor Mela, tha se aktiviteti në fjalë është realizuar me sukses në prani të përfaqësuesve të pushteteve vendore. Mela sqaroi se stërpikja kundër insekteve është bërë sidomos në vendet më kritike, ku prezenca e insekteve të dëmshme është prezent. Me ekspertët të një- sisë sonë dhe me medikamentin Akuarkotrin, u bë stërpikja në lokacionet – deponia e qytetit…
26 July VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar sërish që në marrëveshjen me Bullgarinë të përfshihen edhe pikat që i ka propozuar partia e Nikolla Gruevskit, që kanë të bëjnë me theksimin e emrit të Maqedonisë në marrëveshje dhe identitetit maqedonas, kompetencat e Qeverisë së Maqedonisë ndaj maqedonasve jashtë kufijve shtetëror si dhe precizomi i historive të përbashkët dhe të veçanta mes dyja vendeve. Dimovski shtoi se në rast mos zbatimi të kërkesave të opozitës, Qeveria do të mbaj përgjegjësi për shkeljen e interesave kombëtare.

