Qeveria ka filluar me emërimin e drejtorëve të ri nëpër drejtorit dhe organet shtetërore si dhe anëtarëve të këshillave mbikëqyrës. Janë pranuar dorëheqjet e Viktor Mizos, drejtor i deritanishëm i drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike- industriale si dhe e Cvetko Grozdanovit nga Shoqata Aksionare për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste. Në vendin e tyre ende nuk janë emëruar drejtorë të ri.
Nga postet e drejtorëve janë shkarkuar edhe Muedin Kahvexhi nga Shërbimi pedagogjik dhe Vesna Orvatoviq e cila udhëhiqte me byronë për zhvillimin e arsimit. Në vendin e Kostadin Bogdanov që ishte agjent qeveritar para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut është emëruar Dragica Xhonova. Numri një i institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov” është Elena Jovanova – Grujovska. Banka e Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit ka zgjedhur anëtarët e ri të këshillit mbikëqyrës edhe atë: Nikolla Popovski, Veland Ramadani, Kiril Klemishevski dhe Sofçe Jovanovska.
Emërimet e reja
Agjent qeveritar para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut – Dragica Xhonova
Drejtore e institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”- Elena Jovanova – Grujovska
Anëtarë të këshillit mbikëqyrës të Bankës së Maqedonisë – Nikolla Popovski, Veland Ramadani, Kiril Klemishevski dhe Sofçe Jovanovska.
Nga 312 drejtorët që do të emërohen politikisht, 30% gjegjësisht 94 prej tyre, do t’u takojnë partive nga koalicioni shqiptar në qeveri mëson Alsat M. Prej tyre, 70% ose rreth 66 drejtorë do t’i ketë BDI, 20% partia e Ziadin Selës kurse 10% ajo e Vesel Memedit. Por, ende nuk zbulohet se për cilat pozicione është arritur marrëveshje.
Megjithatë procedura ligjore për zgjedhjen dhe emërimin e drejtorëve të ri mbetet e komplikuar dhe procesi i ndryshimit të tyre në tërësi, mund të marrë kohë.
Alsat-M

