Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Kumanovë, ku tre fëmijë të mitur – një vajzë 15-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj të moshës 12 dhe 9 vjeç – janë gjetur pa ndjenja në rrugën “Profesor Mijallkoviq”.
Sipas SPB Kumanovë, rasti është raportuar dje rreth orës 10:40. Informacionet e para tregojnë se fëmijët dyshohet se janë helmuar nga thithja e ngjitësit.
Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.


