Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do të qëndrojë në Shqipëri në një vizitë nëjditore. Ajo do të takohet me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli, ndërsa delegacioni i Maqedonisë me të cilin kryeson zv/eprori i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Muhamed Racaj, do të zhvillojë bisedime zyrtare me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Shekerinska do ta vizitojë edhe batalionin e forcave speciale të forcave të armatosura të Shqipërisë në Tiranë. Maqedonia dhe Shqipëria në fushën ë mbrojtjes kanë bashkëpunim që nga viti 1998 kur edhe është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim. Nga viti 2004 janë…
Author: almakos
Megjithëse ka shumë kundërshtime për të hapur një deponi rajonale në komunën e Debarcës, këshilli komunal nuk arriti që të merr një vendim për të shpallur referendum në lidhje me deponinë që përflitet. Kjo deponi duhet të ndërtohet në fshatin Godivje, ndërkaq kundër është shprehur edhe kryetar Igor Trajkovski. Këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së janë për referendumin, kurse ata të LSDM-së janë kundër referendumit. Kryetari Trajkovski është ankuar se ka marrë kërcënime për jetë.
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare shqiptare, Gafurr Adili nga Kërçova konsiderohet personi me i diskriminuar nga Tirana Zyrtare. Ky shqetësim është shprehur nga aktivistë të cilët përmes një letre publike drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkojnë trajtim ndaj Adilit, i cili aktualisht po strehohet në shtetin shqiptar, pasi që është shpallur person i padëshirueshëm nga autoritetet e Maqedonisë. Më 1 korrik të vitit 2003 qeveria e Fatos Nanos e arrestoi me akuzën “nxitje e urrejtjes nacionale, fetare dhe racore”, me të cilën akuzë u mbajt ne burgun e sigurisë së lartë (burgu 313) i Tiranës deri më 25 nëntor 2013.…
Walter Russel Mead, profesor i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit në një koment për Wall Street Journal ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian. “Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirë-informuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë. Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po “ndezin tenxheren”. Në skenarin e tij më të keq, Rusia…
ara 54 viteve ndodhi katastrofa më e madhe natyrore në Maqedoni. Në orën 5:17 të mëngjesit të 26 korrikut 1963, qytetarët e Shkupit i zgjoi tërmeti shkatërrues me intensitet prej 6.1 shkallë sipas Rihterit. 1070 njerëz humbën jetën, ndërsa mbi 3000 të tjerë u plagosën. Fuqia e tërmetit la mbi 200 mijë banorë pa kulm mbi kokë.[embedded content]
26 July Këshilli i Gjykatës Supreme sot do të shpall vendimin nëse Goran Grujevski, Toni Jakimovski dhe Nikola Boshkovski do të përfundojnë në burgun e Shutkës. Pesë gjykatës nga gjykata më e lartë dje filluan seancën për shqyrtimin e vendimit të gjykatës së Apelit për paraburgimin e tre të akuzuarve për përgjim të paligjshëm në vend, e të cilët ishin në pozicione të larta në policinë sekrete në kohën e qeverisjes së VMRO DPMNE-së. Tani gjykata Supreme në krye me kryetarin Jovo Vangelovskin, i cili është kumbari i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski duhet të vendos nëse gjykata e…
26 July Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Shqipërisë. Shekerinska do të takohet me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Mimi Kodheli me ç’rast, delegacioni i Maqedonisë në të cilin është edhe zëvendësshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral – major, Muhamet Racaj, do të ketë biseda zyrtare me delegacionin e Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes. Ministrja Shekerinska do ta vizitojë edhe batalionin e forcave speciale të forcave të armatosura shqiptare në Tiranë, ku do të zbatohet një stërvitje demonstruese. Maqedonia dhe Shqipëria në sferën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti…
26 July Shkupi me disa aktivitete dhe manifestime shënon 54 vite nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e humbën jetën, ndërsa 3.000 u lënduan. Delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve të mërkurën do të vendosin kurora lulesh në Varrezat e qytetit në Butel, para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik. Prej orës 9 e deri në orën 17 në Shtëpinë e organizatave humanitare “Dare Xhambaz” do të realizohet aksion tradicional i dhurimit të gjakut i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. Nga tragjedia në Shkup u shqetësua dhe u angazhua mbarë bota. Kryqi i…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, duke thënë se kjo njohje do të ndihmonte në stabilizimin e rajonit. Në faqen e tij në rrjetin Facebook, dje zoti Rama ka shkruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, do të ishte “zgjidhje e qartë nga errësira e tunelit në dritë në dalje të tij”. Në këtë mënyrë Rama reagoi ndaj një artikulli të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të publikuar ditën e hënë, në të cilin ai ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën, duke propozuar hapje…
Shkupi sot shënon 54 vjetorin e tërmetit katastrofal të vitit 1963 nga i cili humbën jetën 1070 persona ndërsa u plagosën 300 të tjerë. Në përvjetorin e 54 të tërmetit shkatërrues, do të shënohen disa aktivitete përkujtimore nga naa e Qytetit të Shkupit. Pas tërmetit të 26 korrikut të vitit 1963 e gjithë bota ishte alarmuar dhe angazhua të ndihmojë Maqedoninë. Kështu më 14 tetor të të njejtit vit, OKB njëzëri miratoi rezolutë për dhënnien e ndihmës Qeverisë së Jugosllavisë së atëhershme për rindërtimin e Shkupit të shkatërruar.
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova kurrë nuk do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, e kjo sipas tij për shkak të shumë shteteve mike që ka shteti serb. Ai e ka hapur kongresin e 18-të të Federatës Ndërkombëtare për Studimin e Amerikës Latine, duke përmendur disa prej vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. “Këtu përfshihen Meksika, Nikaragua, Guatemala, Kuba, Bolivia, Paraguai, Kili, Argjentina, Brazili, Uruguai dhe Trinidad e Tobago” tha ministri serb, transmeton lajmi.net. “Kjo dihet nga të gjithë, Kosova kurrë nuk do të hyjë në UNESCO”, shtoi Daçiq. Ministri…
Fabrika Maya” gjendet pranë rrugës rajonale Ura e Boshkos – Burimi, pesë kilometra para fshatit të pastër ekologjik Gajre, ku ndodhet koncesioni. Lindja e kësaj fushe të biznesit, sipas drejtorit ekzekutiv Kujtim Deari, ka dy qëllime e para si çdo biznes ka fitimin dhe e dyta punësimin. Ai në një intervistë për Almakos na tregon për ciklin e biznesit, ku gjenden, dhe sa familje ushqejnë, ose thënë ndryshe sa punëtorë kanë të punësuar. “Ne si fabrikë, pra si biznes, ku u hap në Nëntor të vitit 2016, për fillim si biznes i ri ballafaqohemi me problemet dhe me sfidat, të…

