Fabrika Maya” gjendet pranë rrugës rajonale Ura e Boshkos – Burimi, pesë kilometra para fshatit të pastër ekologjik Gajre, ku ndodhet koncesioni.
Lindja e kësaj fushe të biznesit, sipas drejtorit ekzekutiv Kujtim Deari, ka dy qëllime e para si çdo biznes ka fitimin dhe e dyta punësimin. Ai në një intervistë për Almakos na tregon për ciklin e biznesit, ku gjenden, dhe sa familje ushqejnë, ose thënë ndryshe sa punëtorë kanë të punësuar.
“Ne si fabrikë, pra si biznes, ku u hap në Nëntor të vitit 2016, për fillim si biznes i ri ballafaqohemi me problemet dhe me sfidat, të cilat çdo biznes i ka. Siç e dini ne bëjmë mbushjene ujit, ambalazhimin për pije. Për fillim, meqë jemi të ri në tregun vendas, por edhe në tregjet e huaja, që pretendojmë t’i mbulojmë, mos them tani t’i përfitojmë. Kemi filluar me një kapacitet trefish më të vogël nga ajo që kemi mundësi, gjëgjësisht punojmë vetëm me një ndrim. Për momentin në fabrikën tonë kemi 24 të punësuar dhe të gjithë këto janë nga Dibra dhe rrethina. Kuptohet, këtu kemi hasur në problem, të gjetjes së kuadrove profesionale për këtë punë, por me ndihmën e disa miqve tanë, administratës së komunës jemi munduar që këto kuadro që i kemi të profesionalizuar, vazhdojmë ti trajnojmë në këtë drejtim, qoftë nga partnerët tanë firma gjermane e Kronisit, që mban trajnim në fabrikë tek ne ose tani që po bisedojmë, të gjithë të punësuarit në linjën për mbushje, janë për trajnime në Gjermani, për t’u avancuar”, tha Kujtim Deari, për Almakos.
Në një konkurencë të madhe në fushën e biznesit, Deari si një nga afaristët e suksesshëm tregon se cili është çelësi që e drejton drejtë sukseseve dhe pse qytetarët e duan pijen “Maya”.
“Më vjen mirë që dëgjoj se tani konsumatorët na njohin si ‘brend’. Kjo pikë së pari i dedikohet përkushtimit, që në treg të jemi sa më të përfaqësuar, kjo nënkuptohet që i drejtohet edhe një programit të mirë, të një strategji të mirë të marketingut, që ne e kemi zbatuar që nga fillimi, por ajo që unë desha të potencoj është pikë së pari kualiteti i ujit që ne e ambalazhojmë. Është interesant që njerëzit qqë e provojnë ujin “Maya”, për herë të parë, menjëherë, bëjnë një dallim nga ujërat e tjerë, të cilët ne i kemi në treg. Kjo do të thotë që edhe kualiteti i ujit ndikon. Ne për një kohë të shkurtër, ku 6 muaj jemi në treg, të jemi një treg i mirënjohur për konsumatorët, ndonëse kuptohet i kemi problemet për pranim në tregun në përgjithësi, sepse jemi viti i parë në prodhim, por besoj se në vitin e ardhshëm do të plotësohet”, thotë Deari.
Me vetë faktin që investimet dhe eksportet janë shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Republikës së Maqedonisë është mjaft e rëndësishme që uji i prodhuar në këtë fabrikë të dedikohet kryesisht për eksport, i përcaktuar tashmë kryesisht për vendet fqinje, të Evropës dhe Botës.
“Sa i përket eksportit ne kemi një kapacitet marramendës të prodhimit, pra mundësi të prodhojmë, kjo do të thotë se ne si kompani jemi më tepër të orientuar drejt eksportit sepse për atë u ndërtua i gjithë ky kapacitet. Linjat tona për mbushje janë diku me kapacitet mbi 250 miljon litra në vit, që do të thotë se në tregun vendas, por edhe shtet përreth është e vështirë të shesësh apo të plasojsh kaq sasi të mëdha të ujit dhe ne jemi orientuar më tepër drejt eksportit dhe jemi njëndër kompanitë për ambalazhim të ujit, mund të them edhe e vetmja që për kohë kaq të shkurtër, për Brenda pesë muaj, që ne kemi prodhim të gatshëm kemi arrit të deportojmë në pesë tregje të tjera të huaja siç është Kosova, Katari, janë Emiratet e Bashkuara, që do të fillojmë tani sëshpejti të eksportojmë ujë atje. Është Shqipëria, Mali i Zi. Kështu që produkti, në fakt është i kapshëm është i pëlqyer nga konsumatorët në ato vended he kemi interesim të madh edhe për vendet e tjera. Kemi interesim edhe për vendet e Evropës, ku bisedat dhe takimet bëhen çdo ditë, për ta eksportuar ujin në vende të ndryshme të botës”, thotë Deari.
Nëse “luhatjet”, sidomos politike, ndikojnë në biznesin e tij, ku edhe ekonomia e Maqedonisë, shpesh ndodhet para sfidave të mëdha, Deari thotë si pasojë e politikës pëson zhvillimi i biznesit.
“Tani kuptohet që në vendin tonë gjithçka është e lidhur me politikën, si pasojë e politikës pëson edhe ekonomia e vendit në radhë të parë dhe s’do mend që ne i ndjejmë këta luhatje politike dhe këta kriza ekonomike, sepse ne nënkuptohet jemi në kontakt direct me konsumatorin, i cili nëse nuk ka një standart të mirë jetese nuk mund të lejojë luksin që të konsumojë ujin të ambalazhuar edhepse e dijmë që është më i shëndetshëm sesa uji që në e përdorim nga ujësjellsat në vendin tonë, pothuajse në të gjithë qytetet e Maqedonisë. Mirëpo situata ekonomike, standardi i jetesës nuk ta lejon një gjë të tillë, që ti në një mënyrë të vazhdueshme ti lejosh vetvetes të blejsh ujë të ambalazhuar, i cili kuptohet është më i shtrenjtë sepse kontrollohet, në baza ditore bëhen analiza laboratorike, bëhet kontrolli i kualitetit, etj”, tha Deari.
Për ekonominë tonë, megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme që bizneset të zhvillohen, investimet të rriten vazhdimisht. Deari tregon për planet në aspektin e strategjisë së zhvillimit dhe sukseseve të reja. Ai thotë se s’do mend që planet e tyre varen nga përfitimi i tregjeve të reja dhe normal rritja e shitjes në vendin tonë dhe tregjet që do ta plasojnë veprimtarinë e tyre. Në të ardhmen ata planifikojnë punësime të reja, dhe mendojnë se do të arrijnë ciklin e biznesin në ekspanzion, zgjerimin e tregut ku dhe janë përgaditur kontrata të ndryshme me vendet e huaja, veçmas në Lindjen e mesme. Në pyetjen se a qëndron ‘slogani’ edhe në këtë kompani, ku “pa ujë nuk ka jetë”, Deari shprehet se pa ujë të mirë nuk ka jetë, sepse jo çdo ujë është i mire për të pi.
Përgaditi: Delvina Kërluku
Kamera/Montazh: Edvin Sejrani
Almakos.com

