Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, do të qëndrojë në Shqipëri në një vizitë nëjditore. Ajo do të takohet me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli, ndërsa delegacioni i Maqedonisë me të cilin kryeson zv/eprori i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Muhamed Racaj, do të zhvillojë bisedime zyrtare me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Shekerinska do ta vizitojë edhe batalionin e forcave speciale të forcave të armatosura të Shqipërisë në Tiranë.
Maqedonia dhe Shqipëria në fushën ë mbrojtjes kanë bashkëpunim që nga viti 1998 kur edhe është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim. Nga viti 2004 janë nënshkruar më shumë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim të cilat përfshijnë një numër të madh të aktiviteteve të përbashkëta mes dy vendeve.

